'Propozimi' i Kurtit për Shqiptarët e Maqedonisë

0

Pushteti maqedonas i zhytur në korrupsion, me inskenime sikur ai i Gushincës, po tenton të sigurojë amnistinë për vete. Njohës të zhvillimeve në Maqedoni shprehen se skenarë të tillë kishin përdorur edhe më herët burrështetasit maqedonas.
Por tani, përgjimet e publikuara nga partia opozitare, e udhëhequr nga Zoran Zaev, kanë shkundur qëndrueshmërinë e ekzekutivit atje, raporton KTV.

Analisti Xhelal Neziri tha se skenarë të tillë mund të pritet të ndodhin sërish, derisa për shqiptarët në Maqedoni dhe dy partitë më të mëdha, është shprehur se kanë nevojë për reformim dhe orientim proevropian.
Por, ndryshe shprehet Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, që për shqiptarët e Maqedonisë thotë të jenë të shtypur, derisa zgjidhjen e sheh në protesta dhe këmbëngulje në kërkesat e tyre.

Kurti nuk ka lënë pa kritikuar as reagimet e thata të qeverisë kosovare dhe asaj shqiptare përkitazi me zhvillimet e fundit në Maqedoni.
Të martën, në Gushnicë të Likovës, u raportua për një sulm të armatosur në stacionin e policisë nga një grup prej 40 personash, që qeveria maqedonase e quajti sulm terrorist.

Mërgata i hapë krahët për të punësuar 10 mijë kosovarë

0

Rreth 10 mijë kosovarë ka mundësi që në një të ardhme shumë të afërt të punësohen në Gjermani.

Ky është premtimi që është bërë sot nga Unioni i Bizneseve Kosovare në Gjermani.

Unioni Kosovarë në Gjermani, sot ka organizuar për herë të parë kongresin, me pjesëmarrje të qindra bizneseve nga Gjermania.

Po ashtu në këtë kongres ishin të pranishëm edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik i Kosovës , Blerand Stavileci, ministri i Diasporës, Valon Murati , po ashtu pjesëmarrës ishte edhe zëvendësministrja e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, Brunilda Paskali.

Në këtë kongres dy ministrat kosovarë kanë njoftuar bizneset gjermane për mundësitë që ofron Kosova për investimet e huaja.

Po ashtu edhe kryetari i qytetit të Kolnit, Df Heinen,vend ku po mbahet ky kongres tha se pretë nga ky union që të rritet edhe më shumë bashkëpunimi në mes të bizneseve kosovare me ato gjermane.

Df Heinen tha se ky union është duke u munduar të përmirësoj imazhin e vet e Kosovës.

Ndërsa kryetari i Unionit, Ejup Berisha ka thënë se qëllimi kryesor i këtij unioni do të jetë bashkëpunimi i bizneseve kosovare në Gjermani.

“Qëllimi ynë është që të punësojmë njerëz nga Kosova, 10 mijë njerëz ti sjellim nga Kosova, pra secila firmë kosovare këtu të punësoje punëtorë sezonal në Kosovë”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, njerëzit që do të punësohen do të kalojnë përmes një konkursi.

Vushtrri: Humb jetën derisa po punonte në shtyllë elektrike

0

Një person ka humbur jetën në fshatin Novolan të Vushtrrisë derisa ishte duke punuar në një shtyllë të energjisë elektrike.

Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se bëhet fjalë për një person të moshës 28 vjeçe.

“Një person është sjellë në Qendrën Mjekësore Emergjente në Vushtrrisë, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi i sjellë është pa shenja jete. Policia këtë rast është duke e trajtuar si vdekje të dyshimtë”, thotë Zahiti.

Veriu.info mëson se viktima është F. Isa nga fshati Novolan, derisa ngjarja me pasoja fatale ka ndodhur rreth orës 18:00.

Biberaj: Politika shqiptare mbetet e bllokuar dhe jofunksionale

0

Shqipëria përballet sërish me të njëjtat sfida të qeverisjes problematike dhe abuzimit me pushtetin të politikanëve kryesorë. Kështu u tha në konferencën ndërkombëtare shkencore lidhur me tranzicionin dhe demokracinë shqiptare të organizuar nga Universiteti Evropian i Tiranës.

Studiues nga Shqipëria, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës publikuan studimet e tyre mbi ecurinë e qeverisjes dhe demokracisë shqiptare gjatë 25 viteve nga rrëzimi i diktaturës komuniste.

Krahas Servet Pëllumbit e Ylli Bufit, Spartak Ngjelës dhe Gabriel Partosh, vëmendjen e auditorit e tërhoqi studimi i Elez Biberajt mbi tranzicionin politik nga diktatura në demokraci dhe deri në kohët e sotme. Ai tha se politika shqiptare mbetet e bllokuar dhe jofunksionale dhe se vazhdimësia në pushtet e elitës së vjetër ka ndikuar negativisht, raporton Zëri i Amerikës.

Biberaj tha se pas zgjedhjeve të vitit 2013, vendi rrëshqiti shpejt në stilin e politikës konfiktuale.

“Ashtu si gjatë 25 viteve, drejtuesit kryesorë u treguan politikanë të dobët dhe nuk i besuan kompromisit në qeverisjen demokratike. Elita politike punoi për të shkatërruar kundërshtarin me retorika të ashpra, korrupsioni ka depërtuar në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të shoqërisë, pasuria dhe pushteti janë përqendruar në duart e një grupi të vogël, ndërkohë që pjesë të konsiderueshme të popullsisë jetojnë në varfëri”, tha ai.

Studiuesi Biberaj tha se shkelja e ligjit është bërë një dukuri e përhapur dhe kjo ndikon për keq në ndarjen e pasurive të vendit me punë të ligjshme. Sipas tij, vetë institucionet e zbatimit të ligjit, qeveria, policia, prokuroria dhe gjykatat e kanë minuar luftën ndaj korrupsionit. Ai tha se bllokimi i tejzgjatur politik, rritja e ngadaltë ekonomike dhe një seri skandalesh korrupsioni e kanë dëmtuar rëndë qeverisjen.

Kryetarët e partive, tha ai se kanë pushtet të pakufizuar në partitë dhe në institucionet shtetërore.

“Ata zgjedhin deputetë besnikë ndaj tyre, të gjithë punojnë për fuqinë e kryetarit dhe shumë rrallë ka mendime të pavarura, ndërsa korrupsioni është po aq mbizotërues. Shqiptarët nuk janë të kënaqur me nivelin e demokracisë dhe të ekonomisë së vendit. Çështja është nëse ky regjim hibrid do të bëhet më pak apo me shumë demokratik”, ka theksuar ai.

Në të ardhmen e afërt, sipas tij, demokracia nuk pritet të përmirësohet shpejt, sepse politikanët ndjekin sjellje dhe qëllime personale.

Filarmonia e Kosovës, koncert me pianiste të njohura

0

Filarmonia e Kosovës do të mbajë nesër një koncert në Prishtinë, ku do të luhen tri vepra të drejtuara nga dirigjenti vietnamez Le Fi Fi. Ndërkohë, mysafiret pianiste janë Florita Dërguti dhe Nadejda Vlaeva.

Kështu bëri të ditur drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari në një konferencë për media, ku tha se për herë të parë janë tri pjesë që do të luhen për publikun kosovar.

“Fillimisht do të kemi një koncert për piano dhe orkestrën adur të Mocartit që do ta luajë Florida, më pas kemi koncertin për piano, po ashtu në adur të kompozitorit Franz Liszt, dhe soliste e kemi Nadejda Vlaeva dhe në fund orkestra simfonike do të prezantohet me një vepër orkestrale të kompozitorit Rachmaininoff, bëhet fjalë për vallet simfonike”, ka thënë ai.

Edhe mysafirët falënderuan organizatorët duke thënë se do të jetë koncert i veçantë, pasi që drejtohet nga kompozitori me famë botërore.

Pianistet e reja dhe mjaft të suksesshme janë Florita Dërguti, kosovare që jeton dhe vepron në Gjermani, kurse, Nadejda Vlaeva jeton dhe vepron në SHBA.

Koncerti vjen si rrjedhojë e bashkëpunimin tradicional të Filarmonisë me Chopin Piano Fest.

Në rënd të parë Tara!

0

Është folur e përfolur tash e një kohë për udhëtimin e ish çiftit Blero dhe Teuta në Disneyland, për të festuar atje ditëlindjen e princeshës së tyre Tarës, e cila po mbush 5 vjet.

Erdhi moment, sot treshja është nisur drejt Parisit për t’i kaluar katër ditë atje.

Hoteli që kanë zgjedhur gjendet brenda Disneyland dhe kanë rezervuar dy dhoma të veçanta.

Por pavarësisht ndarjes, raporti mes tyre është i shëndosh për hatër të vajzës së tyre, Tarës. Ata sot, deklaruan se presin të ia kalojnë bukur. Blero thotë se shpreson që kjo të shërbëj si mesazh për të gjithë që në rend të pare është fëmija./ 21MEDIA

Feith: Në Maqedoni ka keqpërdorim të pushtetit

0

Ish-ndërmjetësi ndërkombëtar në krizën e vitit 2001 në Maqedoni, Pither Feith ka deklaruar se në Maqedoni ka keqpërdorim të pushtetit.

“Ekzistojnë indikacione të qarta se në Maqedoni ka keqpërdorim të pushtetit por BE nuk mund ta thotë atë deri sa nuk ka ndonjë hetim serioz për përmbajtjen e bisedave që po i publikon opozita”, ka deklaruar diplomati holandez Pither Feith në programin e parë të radios holandeze NPO Radio.

Sipas tij, BE-ja është shumë e shqetësuar për gjendjen në Maqedoni.

“Incizimet zbulojnë shkelje të mëdha të drejtave të njeriut dhe manipulime zgjedhore” thotë ai duke shtuar se është e nevojshme hetim pikërisht për këto zbulime.

Feith deklaroi se Maqedonia ka një perspektivë të vërtetë për hyrje në BE dhe tani kjo perspektivë duhet të mbijetojë dhe Maqedonisë duhet t’i ndihmohet për të tejkaluar këtë krizë politike.

Pither Feith është diplomat holandez i cili ka punuar në Ballkan gjatë kohës së krizës në Maqedoni i dërguar nga NATO si dhe është njëri ndër pjesëmarrësit në përpunimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ai së fundi ishte shef i -Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë.

Çfarë iu tha Mustafës për incidentin në Likovë?

0

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, e ka mohuar që kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, t’i ketë lajmëruar institucionet e Kosovës në mënyrë zyrtare për incidentin në Gushincë.
Abrashi ka thënë për Indeksonline se jozyrtarisht, gjatë drekës me rastin e konferencës ‘Western Balkans 6′ në Bruksel, Gruevski e kishte njoftuar kryeministrin Mustafa për një zhvillim në Maqedoni, mirëpo jo informatë zyrtare.

“Pas kësaj nuk kemi pranuar asnjë informate zyrtare”, ka thënë Abrashi. “As Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk ka marr ndonjë informatë nga ministria përkatëse e Maqedonisë. Policia e Kosovës ka komunikuar rreth zhvillimeve, dhe Qeveria e Kosovës qëndron pranë këtyre komunikimeve”.

Rita Ora në top formë në Los Angeles

0

Rita Ora është shfaqur në formë të shkëlqyer fizike. Ajo është fotografuar në Los Angeles me strece dhe kanatjere të zezë sapo kishte dale nga palestra…

Nepali pas tërmetit – bota mobilizohet

0

Një ndihmë ndërkombëtare për viktimat e tërmetit të fuqishëm që goditi sot Nepalin, po organizohet menjëherë, edhe pse shumë agjenci humanitare e kanë të vështirë për të vlerësuar nevojat në vend.

“Po përpiqemi të vlerësojmë përmasat e katastrofës”, theksoi një zyrtar i OJQ-së Mjekët e Botës, që ka dërguar një ekip në Nepal, por që do të përballet me vështirësi për t’u futur në zonat e prekura, ndërkohë që pjesa më e madhe e telekomunikacioneve janë ndërprerë në rajon.

Ky tërmet me magnitudë 7,8 ballë të shkallës Rihter, më i përgjakshmi që prej vitit 1934 në Nepal, ka ngjallur menjëherë reagim ndërkombëtar.

SHBA-ja njoftoi dërgimin e një ekipi shpëtimi dhe zhbllokimin e një milionë dollarëve për t’iu ardhur në ndihmë viktimave, njoftoi agjencia amerikane e ndihmës USAID.

Norvegjia premtoi 3,5 milionë euro ndihmë humanitare duke theksuar se vendi do të kontribuonte më shumë”, theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Borge Brende.

Presidenti rus, Vladimir Putin i shprehu dhimbjen e tij presidentit të Nepalit, Ram Baran Yadav ashtu dhe presidentit kinez, Xi Jinping, i cili theksoi se dëshironte të ofronte ndihmën e tij.

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier u shpreh i tronditur duke shtuar se Gjermania ishte e gatshme të bënte gjithçka që është në pushtetin e saj për të dhënë ndihmën e saj në këto momente të rënda.

Presidenti francez, François Hollande deklaroi sot se Franca ishte e gatshme t’i përgjigjej kërkesave për ndihmë dhe asistencë që Nepali mund t’i dërgojë pas tërmetit të fuqishëm që ka shkaktuar disa qindra të vdekur në vend.