Prishtinë: Burri rrah gruan

0

Një rast i dhunës familjare është shënuar dje në kryeqytet. Policia e Kosovës thotë se dje pasdite kanë marrë një informacion se një femër është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Policia raporton se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor.

Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti thuhet është duke u hetuar nga njësitet relevante policore

Formacionet e mundshme: Arsenal-Chelsea

0

Në Premier League sot zhvillohet ndeshja derbi e cila mund të vendos edhe titullin. Arsenali i Arsene Wenger e pret skuadrën e trajnerit Jose Mourinho, Chelsea.

Diferenca e pikëve në mes këtyre dy ekipeve është dhjetë pikë. Ndeshja zhvillohet në “Emirates” dhe fillon në orën 17:00.

Formacionet e mundshme:

Arsenal (4-3-3): David Ospina, Héctor Bellerín, Laurent Koscielny, Gabriel Paulista, Nacho Monreal, Francis Coquelin, Mesut Özil, Santi Cazorla, Aaron Ramsey, Alexis Sánchez, Olivier Giroud.

Chelsea (4-5-1):  Thibaut Courtois, Branislav Ivanovic, Gary Cahill, John Terry, César Azpilicueta, Ramires, Nemanja Matic, Willian, Cesc Fàbregas, Eden Hazard, Didier Drogba.

Enver Hasani me 'shokë' në Turqi

0

Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, i prirë nga kryetari i Gjykatës, Enver Hasani, ka udhëtuar sot për në Ankara.

Kryetari Hasani dhe delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, sipas një komunikate për media thuhet të jenë ftuar për të marrë pjesë në simpoziumin ndërkombëtar me temë: “Vlerësimi i aktgjykimeve në parashtresat individuale – sfidat dhe mjetet juridike”, i cili do të mbahet në kryeqytetin turk, më 27 dhe 28 prill 2015.

Simpoziumi organizohet me rastin e kremtimit të përvjetorit të 53-të të themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Turqisë.

Gjatë vizitës në Ankara, kryetari Hasani do të takohet edhe me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, Zühtü Arslan

Blerta në mes të Beogradit: Ta njihni Kosovën sa më shpejt!

0

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se shteti i Kosovës është një realitet i pakthyeshëm.

Këtë deklaratë deputetja Deliu-Kodra e ka dhënë të shtunën në Beograd, ku së bashku me disa deputetë tjerë kanë marrë pjesë në takimin ndërmjet delegacionit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe atyre të Serbisë, organizuar nga “Këshilli për Qeverisje Gjithëpërfshirëse”.

“Shteti i Kosovës është një realitet i pakthyeshëm dhe sa më shpejt që të njihni këtë realitet, aq më lehtë do ta keni për t’u përshëndetur me politikat e së kaluarës, dhe me ecjen para drejt rrugëtimit të përbashkët si dy shtete fqinje”, ka thënë ajo gjatë fjalës së saj, raporton Koha.net.

Duke folur për refuzimin që i bëri Serbia, vizitës së ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi në Beograd, deputetja e Kuvendit të Kosovës, ka bërë me dije se ende politikat e refuzimit dhe të mohimit janë akoma të pandryshueshme, dhe të ngjashme me ato të kohërave të vjetra.

“Edhe refuzimi nga ana e Beogradit zyrtar për zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi në Beograd duke u thirrur gjoja në një fletarrest të vitit 1997 paraqet po atë filozofi të ‘97-s çka i kontribuon edhe më tej jostabilitetit dhe normalizimit”, ka deklaruar Deliu-Kodra.

“Kosova, vendi im, ka bëre hapa konkretë, seriozë dhe të përkushtuar institucional karshi proceseve integruese të komuniteteve pakicë por edhe në raport me vizitat dhe pritjet e delegacioneve serbe në Kosovë derisa veprimet e juaja janë në kundërshtim me parimet e normalizimit dhe prosperimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe perspektivave Evropiane”, ka përfunduar Deliu-Kodra.

Vuçiq: Në Bruksel nuk ka tema të mira e as të ëmbla

0

Vuçiq thotë se SHBA-të ndihmuan në parandalimin e shpronësimit të Trepçës
Kryeministri i Serbisë, Aleksnadar Vuçiq, ka thënë se ishin SHBA-të ato që sipas tij ndihmuan Serbinë për ta ndaluar shpronësimin e plotë të ndërmarrjes Trepça.
Këto komente Vuçiq i ka bërë në një konferencë me gazetarë në Smederevë, kur po fliste për ftesën e pranuar për të vizituar SHBA-të.

“SHBA-të na ndihmojnë në çështje të ndryshme, siç është zhvillimi ekonomik i veriut të Kosovës dhe të pjesëve tjera të vendit tonë. Ata e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por ata e ndihmojnë popullatën dhe me ne kanë dialog shumë konstruktiv”.

Duke folur për negociatat me Kosovën, Vuçiq, ka thënë se pret hapjen e kapitujve të parë në negociatat për pranim në BE në qershor, ndërsa ai tha se një prej këtyre kapitujve që aktualisht na pret është Kosova.

“Pres hapjen e kapitujve në një afat sa më të shpejtë dhe pres që kjo të ndodh në qershor, e nëse jo në qershor, atëherë më së largu në shtator. Kjo s’po ndodhë pse Serbia nuk e ka kryer punën e vet për sa i përket reformave, por çështja e vetme që lind është Kosova”. transmeton zeri.

Tutje, Vuçiq ka thënë se kur është fjala për Kosovën, në pyetje janë kushtet që kanë të bëjnë me energjetikën. Në këtë aspekt, Vuçiq ka përmendur liqenin e Gazivodës, për të cilin ai ka thënë se “shqiptarët e Kosovës kërkojnë ta kenë nën pronësi shumicën”.

“Njëzet për qind e atij liqeni është në territorin e Serbisë qendrore, gjysma tjetër që ndodhet në Kosovë është në komunën e Zubin Potokut, ndërsa gjysma tjetër i takon komunës së Skenderajt”, ka thënë Vuçiq, ndërsa ka pyetur: “Si mund të kërkojnë ata ta kenë shumicën”.

Sipas tij, në Bruksel ka bisedime të vështira, dhe për këtë patjetër është i nevojshëm ndërmjetësimi i Brukselit. Ai ka thënë se atje nuk ka tema të mira e as të ëmbla.

Klosi: Unë dhe shteti shqiptar nuk kemi gisht në vrasjen e Ahmet Krasniqit

0

Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë (SHIK), Fatos Klosi, të cilit i është njohur statusi i veteranit të UÇK-së, ka deklaruar se kontributi i tij gjatë luftës në Kosovë ka qenë shtetëror në kuadër të shërbimit që drejtonte.
Në një intervistë për “Epokën e re”, Klosi ka thënë se ndihet krenar që ka pasur rastin ta ndihmojë luftën e UÇK-së.

Klosi, i cili gjatë luftës në Kosovë ka qenë shef i SHIK-ut të Shqipërisë, u është kundërpërgjigjur edhe akuzave për vrasjen e Ahmet Krasniqit, ish-ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Bujar Bukoshit. Ai ka mohuar se ka gisht në vrasjen e Krasniqit. Në këtë kontekst, Klosi ka deklaruar se shteti shqiptar nuk ka pasur kurrfarë interesi të vritej Ahmet Krasniqi.

Për pronësinë intelektuale, Kosova sivjet u vonua

0

Sivjet është 15 vjetori, që kur më 26 prill të çdo viti, të gjitha vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) kremtojnë Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, e cila organizohet nën juridiksionin e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale WIPO, në të cilën Shqipëria është anëtare me të drejta të plota, por Kosova jo.

Në dy vitet e fundit, në vendin tonë janë mbajtur aktivitete për këtë ditë, e kësaj radhe ende nuk është paralajmëruar asgjë, ndoshta është lënë pas vikendit.

Gjithçka që ka të bëjë me të drejtën e pronësisë intelektuale në Kosovë, kalon përmes Zyrës për të drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, e financuar nga BE, e që vepron në kuadër të Agjencisë për Pronësi Industriale në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Kjo Agjenci në dy vitet e kaluara ka mbajtur aktivitete, madje vitin që kemi lënë pas, ishte hera e parë që Kosovën e vizitoi një përfaqësues nga Organizata botërore për Pronësi Intelektuale WIPO, ku Kosova shpreson të jetë pjesë e saj.

WIPO që merret me promovimin e të drejtave pronësore intelektuale, nënë ombrellën e saj ka 187 shtete, e themeluar në vitin 1967.

ISIS arriti në Jemen – "fillon hakmarrja"

0

Ekstremistët e Shtetit Islamik kanë deklaruar zyrtarisht se kanë arritur në tokën e Jemenit dhe në një video incizim ata kërcënojnë se do t’i sulmojnë kryengritësit vendas, shkruan gazeta ruse “Rasha tudej”.

Në këtë video incizim që zgjatë nëntë minuta ku shihen 20 xhihadistë të veshur me pajisje ushtarake diku në shkretëtirë por sipas të gjitha gjasave ata gjenden diku në periferi të qytetit Sana.

Ata në fillim kanë shkrepur disa plumba e më pastaj prijësi i ekstremistëve u drejtohet atyre që më pastaj flamurin e zi të ISIS-it e ngulë në rërë kështu duke shpallur se “ushtria e kalifatit ka ardhë në Jemen për të prerë Hutët”.

“Ne kemi ardhë në Jemen që të hakmerremi për sunitët e ta rikthejmë tokën e okupuar”, ka thënë prijësi ekstremist në këtë video./21 Media

https://youtu.be/dta9ovPDons

Boks: Klitschko – Jennings, kurdisni alarmin!

0

Janë kryer matjet zyrtare të super meçit të boksit për peshat e rënda mes Wladimir Klitschko dhe Bryant Jennings.
Kjo luftë për titullin botëror, në Kosovë vjen në orët e hershme të mëngjesit të ditës së diel, duke filluar rreth orës 05:00.
Ukrainasi Wladimir Klitschko, që është kampion në fuqi, në matjet zyrtare ka peshuar 109,6 kg, kundrejt kundërshtarit Jennings, që ka peshuar 102,8.

Edhe në gjatësi, ukrainasi qëndron më mirë, me gjatësi 1,98, shtatë inç më i gjatë se kundërshtari i tij.
“Unë mendoj se do të jetë një betejë intensive. Unë e respektojë Bryantin”, është deklaruar Klitschko pas matjeve.
Kjo do të jetë beteja e 17 që Klitschko do të luftojë për mbrojtjen e titullit, derisa ka 63 fitore në karrierë me vetëm tre humbje, ndërsa Jennings, nuk din për humbje, ku në 19 meçe, ka 19 fitore

Fitore e Interit, luajti Shaqiri

0

Interi e ka fituar kryendeshja e kësaj fundjave në Itali, duke e mposhtur Romën, me rezultat 2-1, takim ky i zhvilluar në kuadër të xhiros 32-të të Serisë A.

“Nerazurët” dhe “romakët” kanë sprovuar forcat sonte në “Giussiepe Meaza”, në një ndeshje të rëndësishme, e cila prodhojë futboll të bukur.

Skuadra e Roberto Mancinit pas një çereklojë më anë të Hernanes zhbllokoi rezultatin duke kaluar Interin në epërsi prej 1-0, rezultat më të cilin skuadra shkuan në pushim.

Ndërkohë, në pjesën e dytë, Roma përmes Radja Nainggolan në minutën e 63-të barazoi rezultatin në 1-1, ndërsa fitoren internistëve ua siguroi Mauro Icardi në minutën e 88-të.

Në radhët e Interit në minutën e 78-të në lojë është aktivizuar edhe mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili zëvendësoi Guarinin.

Pas këtij fitore, Interi ngjitët në pozitën e shtatë më 45 pikë, duke bërë hapin e madh që çon në Europa League, kurse Roma mbetët në pozitën e tretë më 58-të pikë.