Për pronësinë intelektuale, Kosova sivjet u vonua

TË FUNDIT

Sivjet është 15 vjetori, që kur më 26 prill të çdo viti, të gjitha vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) kremtojnë Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, e cila organizohet nën juridiksionin e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale WIPO, në të cilën Shqipëria është anëtare me të drejta të plota, por Kosova jo.

Në dy vitet e fundit, në vendin tonë janë mbajtur aktivitete për këtë ditë, e kësaj radhe ende nuk është paralajmëruar asgjë, ndoshta është lënë pas vikendit.

Gjithçka që ka të bëjë me të drejtën e pronësisë intelektuale në Kosovë, kalon përmes Zyrës për të drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, e financuar nga BE, e që vepron në kuadër të Agjencisë për Pronësi Industriale në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Kjo Agjenci në dy vitet e kaluara ka mbajtur aktivitete, madje vitin që kemi lënë pas, ishte hera e parë që Kosovën e vizitoi një përfaqësues nga Organizata botërore për Pronësi Intelektuale WIPO, ku Kosova shpreson të jetë pjesë e saj.

WIPO që merret me promovimin e të drejtave pronësore intelektuale, nënë ombrellën e saj ka 187 shtete, e themeluar në vitin 1967.