Ekstremistët e Shtetit Islamik kanë deklaruar zyrtarisht se kanë arritur në tokën e Jemenit dhe në një video incizim ata kërcënojnë se do t’i sulmojnë kryengritësit vendas, shkruan gazeta ruse “Rasha tudej”.
Në këtë video incizim që zgjatë nëntë minuta ku shihen 20 xhihadistë të veshur me pajisje ushtarake diku në shkretëtirë por sipas të gjitha gjasave ata gjenden diku në periferi të qytetit Sana.
Ata në fillim kanë shkrepur disa plumba e më pastaj prijësi i ekstremistëve u drejtohet atyre që më pastaj flamurin e zi të ISIS-it e ngulë në rërë kështu duke shpallur se “ushtria e kalifatit ka ardhë në Jemen për të prerë Hutët”.
“Ne kemi ardhë në Jemen që të hakmerremi për sunitët e ta rikthejmë tokën e okupuar”, ka thënë prijësi ekstremist në këtë video./21 Media
