​Hummels: Do ta eliminojmë Bayernin

0

Kapiteni i Borussia Dortmundit, Mats Hummels thotë se Borussia Dortmund e synon kualifikimin në Kupë.

Sipas mbrojtësi gjerman skuadra e Dortmundit synon që të mbyll sezonin më një trofe, prandaj ndaj Bayern Munchen luan për jetë a vdekje.

“Ne duhet që të përqendrohemi maksimalisht dhe të bëjmë një lojë kompakte. Bayerni është një skuadër e fortë, por këtu luajmë për jetë a vdekje. Duam fitore synimi ynë është të shkojmë në Berlin dhe ta mbyllim sezonin më një trofe”, tha Hummels.

Ngritet memorial për të pagjeturit

0

Sot është ngritur Memoriali për nder të të pagjeturve të Kosovës në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Ky memorial u  zbulua nga kryeministri Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli si dhe familjarët e të pagjeturve.

Sipas kryeministrit Mustafa, Qeveria është e përkushtuar që të punojë në çështjen që të gjithë të pagjeturit të kthehen në vendlindjen e tyre, ndërsa ata që kanë marrë pjesë në masakra të marrin përgjegjësinë dhe të dalin para drejtësisë tha ai.

Gjithashtu kryeministri i vendit premtojë se kjo çështje do të diskutohet edhe në Bruksel ku do t’i bëhet presion kthimin e të gjithë trupave që konsiderohen të pagjetur.

Në anën tjetër kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se duke e ngritur këtë përmendore përçohet një mesazh për të gjithë ata që ende mbajnë trupat e të pagjeturve që të kthehen tek familjarët e tyre.

Kjo përmendore u ngrit për hir të ditë së pagjeturve, përderisa “Java e Pagjeturve” ka filluar shtatë ditë më parë./21MEDIA

“Agnus Dei”i regjisorit Agim Sopi edhe me një çmim

0

Në garën në të cilën kanë konkurrur mëse 3.600 filmbërës nga të gjitha vendet e botës,regjisori kosovar Agim Sopi merrë çmimin si “Regjisori më i mirë për film artistik”në festivalin “Cannes Underground Film Festival”.

Festivali që sivjet ka mbajtur edicionin e parë, organizohet nga “Clockwork Film Institute”, institut i filmit që është krijuar prej një grupi kineastësh, të cilët janë pjesë e revistës prestigjioze për kinematografi “Cahier du Cinema”.

“Jemi të lumtur t’ju njoftojmë për fituesit e ‘Cannes Undergrounf Film Festival 2015’. Filmi juaj ‘Agnus Dei’ ka fituar çmimin për regjisorin më të mirë të filmit artistik. Në garë kemi pranuar aplikime nga top filmbërësit nga të gjitha vendet e botës me mbi 3.600 filma.

Kualitetiti i punës që kemi shqyrtuar ka qenë tejet i lartë”, kanë shkruar organizatorët e festivalit në letrën elektronike, nëpërmjet së cilës Sopi është njoftuar për çmimin(transmton koha.net)

Ky cmim e çon në 36 numrin e përgjithshëm të çmimeve që ka marrë “Agnus Dei”

Dentistja falsifikatore shqiptare në SHBA

0

 Një shqiptare në New York, ndonëse ishte menaxhere, ajo ka marr edhe rolin e dentistit duke nxjerrë dhëmbë pacientëve dhe ‘kishe’ duke kryer shërbime të tjera stomatologjike, gjithmonë kur mungonte dentisti në zyrë ajo merrte përsipër rolin e tij. Pacientë të shumtë janë ankuar dhe kanë denoncuar veprimet e saj, që e quan edhe deri të gjykimi i saj  nën akuzën se ka mashtruar duke u shtirur si dentiste përderisa dentisti i vërtetë nuk ka qenë në zyrë. Pacientët në shumë raste kishin marrë lëndime serioze nga ajo.

Dentistja në fjalë, sipas autoriteteve amerikane, ishte një shqiptare, e cila kurrë nuk kishte ndjekur studimet për stomatologji. Ajo e quante veten Dr. Val ndërsa emri i saj është Valbona Yzeiraj, 45 vjeç dhe nuk ishte e autorizuar të ushtronte profesionin e dentistit. Sipas hetimeve, Yzeiraj ishte menaxherja e laboratorit të dentistit dr. Xhefri Shongold. Kur ky i fundit nuk ndodhej në punë, ajo vishej si dentiste dhe priste pacientë të ndryshëm. Këtë detyrë të paautorizuar ajo e ka ushtruar nga nëntori 2012 deri në gusht të vitit 2013.

Shqiptarja akuzohet se kishte krijuar edhe klientelën e vetë dhe kryente punë me pacientët pa dijeninë e dentistit. Dyshimet e para lindën kur një pacient pati komplikacione dhe shqetësime lidhur me dhëmbët. Disa të tjerë nisën të kishin infeksione orale dhe dhimbje në dhëmballë.

Valbona Yzeiraj përballet me akuza të rënda tashmë në gjyq. Nëse ajo shpallet fajtore, atëherë rrezikon deri në 7 vjet burg. Por edhe nëse shpallet e pafajshme, ajo do të paguajë 20 mijë dollarë dëme të shkaktuara.

Eskortat e zhurmshme të zyrtarëve të vegjel të shtetit

0

Esad Dujaka

Ndoshta jam bërë si vesvese nga e shkuara kur rrugëve të Prishtinës ngarednin vetura të policisë serbe, lëshonin alarmin deri në fund dhe kështu dëshironin të dëshmonin se janë “zoti vet”.

Po sot, ç’po ngjet se?

Dal të pi kafe me mikun në një nga rrugët qendrore të këtij qyteti ku kalova një jetë njeriu, por nuk më lënë të qetë veturat me drita rotative! Veturë zyrtare, nuk e di se kush është aty, pos nga larg vërej se është “jeep” me xhama e ngjyrë të zezë si korbi.

Pa kaluar dhjetë minuta një veturë tjetër policie që përcjell xhipin e zi zyrtar dhe shpërthejnë trafikun, kalojnë edhe në dritë kuqe në semafor kurse ky alarm vërtetë më rrënqeth, më kthen në ditët e kaluara kur nuk ishim veç se një krijesë njerëzore që e mbyste frika por e mbante dëshira e madhe për të qenë i lirë.

Pas asaj frike që nuk mund t’ia shpjegoj vetes, më vjen edhe një revoltë e brendshme që më bënë t’i dalë përpara asaj veure zyrtare. T’ia shoh fytyrën mirë atij “zyrtari” që lejon të më trazojë mua, ty, atë tjetrin dhe të gjithë ne!

Hej, nuk kemi paguar taksa që të blejmë vetura të shtrenjta zyrtare e t’i grahim si të çmendur për mjedis qytetit duke çuar në këmbë edhe pëllumbat edhe ashtu të rrallë, e lëre më njerëzit!?

Kam parë, keni parë edhe ju me siguri, se si në shtetet e civilizuara kalon madje edhe kryeministri, kancelari apo presidenti me dy policë që i shkojnë përpara në motocikleta dhe një veturë që pa zhurmë shkon rrugës kurse njerëzit ecin për punët e veta, askush askë  nuk e trazon, nuk e irriton, nuk ia grish nervat si te na, në këtë qoshe të Ballkanit…

Sa e di, ka një ligj në këtë shtet tonin që e saktëson mirë se kush ka të drejtë të ketë drita rotative mbi veturë!

Ka nen ligji që përcakton momentin se kur përdoret alarmi i veturave zyrtare por edhe atyre të policies.

Pse nuk zbatohet?

Para sa vitesh kjo kompetencë i ishte lënë drejtorit të Policisë së Kosovës që të vepronte e të lëshonte vendime të veçanta për ta rregulluar këtë çështje.

Aman drejtor (i Policisë) të lutem shumë: Zbatoje Ligjin dhe mos e thyej kurrizin para të tillë “zyrtarëve”, sepse “zyrtarët” edhe të këtij soji shkojnë e vijnë kurse unë, e shumë si unë, jemi me ligjin e me ty nëse e respekton!

Sepse kështu ke respektuar vullnetin e popullit –të  SOVRANIT, kështu ke respektuar shtetin!

Zyrtarët e Kosovës ka kohë që janë bërë tepër të vegjel. Kot që angazhojnë eskorta me drita e me alarme. Ato nuk e kthejnë shkelqimin e tyre, sepse ai ka shkuar për “lesh”! Bile neve të paktën, na leni rehat.

 

​Benfica dhe Leverkusen e kërkojnë talentin e Bayernit

0

Talenti i Bayern Munchen, Mitchell Weiser mund të largohet nga skuadra aktuale, pasi ofertat për të vetëm sa vinë e shtohen. Paraqitja e fundit ndaj Herthas ka bërë që disa skuadra të kërkojnë transfrimin gjatë verës.

Është skuadra e Benficas ajo që e dëshiron lojtarin gjerman për sezonin e ri, pasi aftësitë e tij në kontrollin e topit janë të mëdha. 21-vjeçari mund të preferojë të qëndrojë në Gjermani, pasi ka edhe një ofertë nga një skuadër e madhe e Bundesligës. Fjala është për Bayer Leverkusen.

Weiser ka qenë pjesë edhe e Kolnit dhe Kaiserslauternit. Ai është pjesë e kombëtares së Gjermanisë U20.

LDK-PDK: Të shkarkohet Liburni

0

Në seancën e rregulltë të Kuvendit të Prishtinës, sot Shefat e grupeve të asamblistëve të LDK-së dhe PDK-së kanë kërkuar edhe njëherë shkarkimin e drejtorit të Urbanizmit, Liburn Aliu.

Pika e parë e rendit të ditës në këtë mbledhje kishte të bëjë me urbanizëm, saktësisht ndryshimin e planit rregullues të lagjes Kalabria.

Lirak Çelaj nga PDK ka kërkuar që Aliu të shkarkohet, duke mos dashur që të vazhdojnë mbledhjen pa realizimin e kësaj kërkese. “Në çdo pikë që vjen nga urbanizmi do ta bojtkojmë’ tha Çelaj. Gjithashtu, edhe shefi i grupit të LDK-së, Sami Hamiti ka deklaruar njëjtë.

Megjithatë, drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu nuk ishte prezentë në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal.
Ai e kishte sulmuar në seancën e fundit asamblistin e PDK-së, Muhamet Selmani./21MEDIA

Prilli i thyer në futbollin e Prishtinës

0

Agim Binaku

 

Trajnerët (in-out) të Klubit Prishtina

Jusuf Tortoshi – Ajet Shosholli – Jusuf Tortoshi – Medin Zhega – Ajet Shosholli – Fadil Muriqi – Kujtim Shala – Ramadan Cimili – Afrim Tovërlani – Besnik Kollari – Skender Shengyli – Ramiz Krasniqi – Ëolfgang Jerat – Ejup Mehmeti – Jusuf Tortoshi – Afrim Tovërlani – Suad Keçi – Bylbyl Sokoli – Ramiz Krasniqi!

Shumë herë kam thënë se modeli i organizimit dhe mënyra e zgjedhjes së menaxhimit që e zgjodhi apo u përcaktua KF Prishtina,  nuk është dëshmuar si funksional, pasi statusi i klubit është i limituar (me përgjegjësi të kufizuara) dhe sistemi i punës së terësishme nuk lë shumë hapësirë dhe mundësi për zgjidhjen e çështjeve fundamentale (investime kapitale) që reflekton me një “vetngujim” të kësaj udhëheqjeje!

Megjithatë kjo është temë në vete dhe do analizë të posaçme, por është një tjetër çështje që kërkon shtjellim ndoshta edhe më të thuktë për ta kuptuar ndërrimin e shpeshtë të kryetrajnerit në këtë mjedis. Pra, cila është çasja, vlerësimi që (s) bëhët në këtë klub për kryetrajner!?

Ka disa vjet që KF Prishtina përpelitet për ta gjetur një shtab të qëndrueshëm teknik me në krye trajnerin e parë. Ka kohë që klubi ngatërrohet nepër një labirinth dhe sillet në rrethin e tij vicioz, duke emëruar dhe shkarkuar të njejtin kryetrajner!?

Mënyra se si menaxhohet puna, suksesi dhe vet çështja e kryetrajnerëve në këtë klub është për ta diskutuar dhe si “fenomen” i tillë vjen me rekordet e veta, të arsyeshme dhe të qëndrueshme për menaxherë, por të paqëndrueshme për dashamirë – tifozë ose edhe për publikun e gjerë! Që nga paslufta e deri me sot (15 vjet) KF Prishtina ka angaxhuar e shkarkuar 19 (emra) kryetrajnerë, kryesisht në vërtitje të një grupi trajnerësh, emrat e të cilëve lidhen me klub ose si ish-trajner ose si ish-futbollist. Po i pasqyroj të emëruarit dhe të shkauarit sipas renditjes (ndonëse ka pasur edhe individ që kanë udhëhequr ndonjë stërvitje apo një e dy ndeshje në mungesë të emërimit të kryetrajnerit), por të emëruar e të shkarkuar janë: Jusuf Tortoshi – Ajet Shosholli – Jusuf Tortoshi – Medin Zhega – Ajet Shosholli – Fadil Muriqi – Kujtim Shala – Ramadan Cimili – Afrim Tovërlani – Besnik Kollari – Skender Shengyli – Ramiz Krasniqi – Ëolfgang Jerat – Ejup Mehmeti – Jusuf Tortoshi – Afrim Tovërlani – Suad Keçi – Bylbyl Sokoli – Ramiz Krasniqi!

KF Prishtina nuk është pa rezultate, pa inovacione, pa organizim, pa investime, pa përkujdesje ndaj edhe dukurive të tjera që përimtësohen prej futbollisti e deri tek tifozi, por shpesh herë gjendët nën trysninë e klaneve nga disa udhëheqës, nga disa futbollistë dhe nga disa tifozë, të cilët kanë ndikuar dhe vazhdojnë të ndikojnë në emër të një far dashurie ndaj klubit, duke mos e ditur se po e dëmtojnë shumë herë atë e veprimtarinë e tij(!?). Nëse, e konsiderojnë të drejtë, le të jetë edhe kështu, por si është e mundur të humbët durimi ndaj përsonaliteteve të lartëpërmendura dhe të njohura që u anagazhuan në postin e kryetrajnerëve dhe asnjëri nga ta të mos pëlqehet?!!! Çka çmohet në këtë drejtim: rezultatet, durimi, risku i përtritjes së ekipit, puna, mospuna, premtimet apo thjeshtë vendimi që duhet kënaq disa veta???

Zakonisht ata emërohen apo shkarkohen në fillim dhe në mbarim të kampionatit, natyrisht duke e zbatuar marrëveshjen, me këtë rast kontratën, e cila duhet të jetë, e që nuk është, në të shumtën e rasteve valide!

Dhe, sikur kam bindjen se shumica e të nominuarve për këtë post zgjidhen më shumë në saje të një far afiniteti që vërhete tek ta se sa në saje të programeve, qofshin të jenë ato edhe afatshkurtëra. Për, afatgjate as që flitet, pos në rastin e kryetrajnerit të fundit Sokoli!

Pra, një far konfuzioni, deshëm apo nuk deshëm ta pranojmë, është i pranishëm tek KF Prishtina, sa i përket kësaj çështjeje.            Nëse duhet gjetur kryetrajnerin e qëndrueshëm kërkohet që brenda klubit të formohet një trupë që merr erë në këtë profesion, ish-futbollistë, trajnerë aktiv të klubit, bashkëpunëtorë të brendhsëm e të jashtëm dhe mbi parimin e politikës së klubit, madje në saje të një rregulloreje të posaçme të emërohet kryetrajneri, duke specifikuar shumë elemnete që ai duhet t’i përmbushë për të qenë në postin e të parit të shtabit teknik! (psh. figurë karizmatike, entuziast i punës, me të kaluar të padiskutueshme futbollistike, pedagog, i pranueshëm për shumicën, me prgram e vizion të qartë…). Në anën tjetër i duhuri duhet ta ketë të vetmin kusht: A mund ta ndjek vizionin e tij klubi?! Pra, kur kjo arrihet, atëherë klubi do të satbilizohej sa i përket kryetrajnerit, punës, rezultateve dhe të ardhmës…

Në KF Prishtina, tani është bërë e njohur, kryetrajnerët zakonisht shkarkohen dhe emërohen në muajin prill. Pse? Ja arsya: pas stinorit të vjeshtë pasom pauza gati dy muajshe (nëntor – dhjetor), ndërsa përgatitjet për edicionin e pranverës fillojnë në gjysmën e janarit, në ciklin e tri etapave 45 ditëshe! I tëri ky proces, të cilin duhet kaluar kryetrajneri bashkë me futbollistët është i një sakrifice të përbashkët, sepse ndërkohë ka ngarkesa të mëdha, sidmos fizike, psikike (ndodh që e kalon procesin, por nuk luan), ndodhin lëndimet etj, etj dhe kur fillon gara ndjehen dhe përjetohen pasojat e këtij cikli jashtëzakonisht të rëndë. Ekipi, sidomos në ndeshjet e para, luan me ngarkesë fizike e psikike, loja është e turbullt, nevrozizmi rritet dhe kur mungojnë edhe rezultatet mbushet kupa dhe pelcet gjithçka mbi kurriz të kryetrajnerit! Në këtë kuadër, ata futbollistë që nuk janë të kënaqur (stërvisin e nuk luajn), ata që nuk kanë tretman të qartë në skuadër (zëvendësohen shpesh), zakonisht formojnë grupin e “rebelëve” dhe fillojnë, së pari të flasin e komentojnë, pastaj të refruzojnë dhe së fundit edhe të bojkotojnë qoftë edhe të humbasin ndeshjet vetëm e vetëm që ta shkarkojnë kryetrajnerin! Kjo i ngjau këtë herë Bylbyl Sokolit, fatin e të cilit e kanë përjetuar edhe shumica e të sipërpëmendurve!!!

 

 

“ Disney Awards” triumfon Jennifer Lopez

0

Jennifer Lopez ka marrë çmimin Special Hero Award, ndërsa Demi Lovato me “Really don’t care” ka marrë çmimin për muzikalin më të mirë bashkëpunues.

Ariana Grande ka marrë çmimin për artisten më të mirë femër në ndarjen e çmimeve Disney Radio Music Awards, të cilat jepen nga stacioni Radio Disney(transmeton kultplus)

Artisti më i mirë mashkull u shpall Ed Sheeran, ndërsa Maroon 5 me këngën “Sugar” janë shpallur kënga që të bën të buzëqeshësh më shumë. Jennifer Lopez ka marrë çmimin Special Hero Award, ndërsa Demi Lovato me “Really don’t care” ka marrë çmimin për muzikalin më të mirë bashkëpunues.

Kërkesat e familjarëve të të pagjeturve  

0

“Zhdukja masive e njerëzve na ka përcjellë me gjeneratë pas gjenerate në Kosovës dhe lutemi që kurrë mos të ketë luftë më…Na duhet përkrahje nga ju deputet të gëzuar, që jo vetëm të flitni për politikë por, të bëni presion të ndërkombëtarët në mënyrë që Serbia të tregojë për fatin e të dashurve tonë”, ka thënë përfaqësuesi i familjarëve të pagjetur, Bajram Qerkinaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës për të shënuar 27 Prillin-Ditën e Personave të Pagjetur.

Qerkinaj, në emër të familjeve të të pagjeturve ka drejtuar disa kërkesa për institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare.“Kërkojmë përshpejtimin e gjetjen e të pagjeturve, të veprojnë mekanizmat e drejtësisë dhe kryerësit e krimit serb të dalin para drejtësisë, në dialog të përfshihet çështja e të pagjeturve, përmirësimi e amendamenteve për personat e pagjetur, të përmbushet premtimi me shkrim për ngritjen e Memorialit për të zhdukur, komisioni qeveritar për persona të pagjetur të fuqizohet”, ka thënë ai.

Përfaqësuesi i familjarëve të pagjetur shtoi se liria për familjet e të personave të pagjetur nuk është kuptimplotë sepse ata vazhdojnë të jetojnë me dhimbje e pritje, dhe kjo duhet të jetë udhërrëfyes për të gjithë drejtuesit e institucioneve tona./ 21 MEDIA