Një shqiptare në New York, ndonëse ishte menaxhere, ajo ka marr edhe rolin e dentistit duke nxjerrë dhëmbë pacientëve dhe ‘kishe’ duke kryer shërbime të tjera stomatologjike, gjithmonë kur mungonte dentisti në zyrë ajo merrte përsipër rolin e tij. Pacientë të shumtë janë ankuar dhe kanë denoncuar veprimet e saj, që e quan edhe deri të gjykimi i saj nën akuzën se ka mashtruar duke u shtirur si dentiste përderisa dentisti i vërtetë nuk ka qenë në zyrë. Pacientët në shumë raste kishin marrë lëndime serioze nga ajo.
Dentistja në fjalë, sipas autoriteteve amerikane, ishte një shqiptare, e cila kurrë nuk kishte ndjekur studimet për stomatologji. Ajo e quante veten Dr. Val ndërsa emri i saj është Valbona Yzeiraj, 45 vjeç dhe nuk ishte e autorizuar të ushtronte profesionin e dentistit. Sipas hetimeve, Yzeiraj ishte menaxherja e laboratorit të dentistit dr. Xhefri Shongold. Kur ky i fundit nuk ndodhej në punë, ajo vishej si dentiste dhe priste pacientë të ndryshëm. Këtë detyrë të paautorizuar ajo e ka ushtruar nga nëntori 2012 deri në gusht të vitit 2013.
Shqiptarja akuzohet se kishte krijuar edhe klientelën e vetë dhe kryente punë me pacientët pa dijeninë e dentistit. Dyshimet e para lindën kur një pacient pati komplikacione dhe shqetësime lidhur me dhëmbët. Disa të tjerë nisën të kishin infeksione orale dhe dhimbje në dhëmballë.
Valbona Yzeiraj përballet me akuza të rënda tashmë në gjyq. Nëse ajo shpallet fajtore, atëherë rrezikon deri në 7 vjet burg. Por edhe nëse shpallet e pafajshme, ajo do të paguajë 20 mijë dollarë dëme të shkaktuara.
