Rusët kapin të riun pasi morën informacionin nga amerikanët për sulme në Moskë

TË FUNDIT

Një i mitur rus është ndaluar sot për shkak të kërcënimit për kryerjen e një sulmi terrorist në një park të Moskës.

Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) i Rusisë kishte marrë dje informacione nga SHBA-ja lidhur me përgatitjen e një sulmi në kompleksin Tsaritsyno, i cili u mbyll përkohësisht.

I mituri kishte postuar foto në TikTok, ku shfaqej i veshur me uniformë taktike dhe maskë, duke mbajtur në dorë një objekt që ngjante me një armë automatike.

Ai gjithashtu publikoi foto të shkrepura në Muzeun Historik të Moskës dhe në Parkun Tsaritsyno, me mbishkrimin: “E gjeta vendin”.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, autoritetet gjetën veshje dhe pajisje që përputheshin me ato të shfaqura në postimet në rrjetet sociale. Në telefonin e tij u gjet një abonim në një kanal neonazist në aplikacionin Telegram, si dhe “një numër i konsiderueshëm kërkimesh në lidhje me sulme terroriste, vrasje masive dhe akte të tjera dhune”.

Komiteti Hetimor i Rusisë po shqyrton hapat ligjorë që duhen ndërmarrë, njoftoi FSB-ja.