Bërvenicë, deri në orën 18:30 kanë votuar 53% e qytetarëve

TË FUNDIT

Deri në orën 18:30, në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës kanë votuar 8.595 qytetarë, apo 53% e votuesve.

Në krahasim me raundin e parë, pjesëmarrja është më e lartë. Në të njëjtën kohë, në raundin e parë kishin votuar 7.241 qytetarë, apo 44%.