Në seancën e rregulltë të Kuvendit të Prishtinës, sot Shefat e grupeve të asamblistëve të LDK-së dhe PDK-së kanë kërkuar edhe njëherë shkarkimin e drejtorit të Urbanizmit, Liburn Aliu.
Pika e parë e rendit të ditës në këtë mbledhje kishte të bëjë me urbanizëm, saktësisht ndryshimin e planit rregullues të lagjes Kalabria.
Lirak Çelaj nga PDK ka kërkuar që Aliu të shkarkohet, duke mos dashur që të vazhdojnë mbledhjen pa realizimin e kësaj kërkese. “Në çdo pikë që vjen nga urbanizmi do ta bojtkojmë’ tha Çelaj. Gjithashtu, edhe shefi i grupit të LDK-së, Sami Hamiti ka deklaruar njëjtë.
Megjithatë, drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu nuk ishte prezentë në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal.
Ai e kishte sulmuar në seancën e fundit asamblistin e PDK-së, Muhamet Selmani./21MEDIA
