Prilli i thyer në futbollin e Prishtinës

TË FUNDIT

Agim Binaku

 

Trajnerët (in-out) të Klubit Prishtina

Jusuf Tortoshi – Ajet Shosholli – Jusuf Tortoshi – Medin Zhega – Ajet Shosholli – Fadil Muriqi – Kujtim Shala – Ramadan Cimili – Afrim Tovërlani – Besnik Kollari – Skender Shengyli – Ramiz Krasniqi – Ëolfgang Jerat – Ejup Mehmeti – Jusuf Tortoshi – Afrim Tovërlani – Suad Keçi – Bylbyl Sokoli – Ramiz Krasniqi!

Shumë herë kam thënë se modeli i organizimit dhe mënyra e zgjedhjes së menaxhimit që e zgjodhi apo u përcaktua KF Prishtina,  nuk është dëshmuar si funksional, pasi statusi i klubit është i limituar (me përgjegjësi të kufizuara) dhe sistemi i punës së terësishme nuk lë shumë hapësirë dhe mundësi për zgjidhjen e çështjeve fundamentale (investime kapitale) që reflekton me një “vetngujim” të kësaj udhëheqjeje!

Megjithatë kjo është temë në vete dhe do analizë të posaçme, por është një tjetër çështje që kërkon shtjellim ndoshta edhe më të thuktë për ta kuptuar ndërrimin e shpeshtë të kryetrajnerit në këtë mjedis. Pra, cila është çasja, vlerësimi që (s) bëhët në këtë klub për kryetrajner!?

Ka disa vjet që KF Prishtina përpelitet për ta gjetur një shtab të qëndrueshëm teknik me në krye trajnerin e parë. Ka kohë që klubi ngatërrohet nepër një labirinth dhe sillet në rrethin e tij vicioz, duke emëruar dhe shkarkuar të njejtin kryetrajner!?

Mënyra se si menaxhohet puna, suksesi dhe vet çështja e kryetrajnerëve në këtë klub është për ta diskutuar dhe si “fenomen” i tillë vjen me rekordet e veta, të arsyeshme dhe të qëndrueshme për menaxherë, por të paqëndrueshme për dashamirë – tifozë ose edhe për publikun e gjerë! Që nga paslufta e deri me sot (15 vjet) KF Prishtina ka angaxhuar e shkarkuar 19 (emra) kryetrajnerë, kryesisht në vërtitje të një grupi trajnerësh, emrat e të cilëve lidhen me klub ose si ish-trajner ose si ish-futbollist. Po i pasqyroj të emëruarit dhe të shkauarit sipas renditjes (ndonëse ka pasur edhe individ që kanë udhëhequr ndonjë stërvitje apo një e dy ndeshje në mungesë të emërimit të kryetrajnerit), por të emëruar e të shkarkuar janë: Jusuf Tortoshi – Ajet Shosholli – Jusuf Tortoshi – Medin Zhega – Ajet Shosholli – Fadil Muriqi – Kujtim Shala – Ramadan Cimili – Afrim Tovërlani – Besnik Kollari – Skender Shengyli – Ramiz Krasniqi – Ëolfgang Jerat – Ejup Mehmeti – Jusuf Tortoshi – Afrim Tovërlani – Suad Keçi – Bylbyl Sokoli – Ramiz Krasniqi!

KF Prishtina nuk është pa rezultate, pa inovacione, pa organizim, pa investime, pa përkujdesje ndaj edhe dukurive të tjera që përimtësohen prej futbollisti e deri tek tifozi, por shpesh herë gjendët nën trysninë e klaneve nga disa udhëheqës, nga disa futbollistë dhe nga disa tifozë, të cilët kanë ndikuar dhe vazhdojnë të ndikojnë në emër të një far dashurie ndaj klubit, duke mos e ditur se po e dëmtojnë shumë herë atë e veprimtarinë e tij(!?). Nëse, e konsiderojnë të drejtë, le të jetë edhe kështu, por si është e mundur të humbët durimi ndaj përsonaliteteve të lartëpërmendura dhe të njohura që u anagazhuan në postin e kryetrajnerëve dhe asnjëri nga ta të mos pëlqehet?!!! Çka çmohet në këtë drejtim: rezultatet, durimi, risku i përtritjes së ekipit, puna, mospuna, premtimet apo thjeshtë vendimi që duhet kënaq disa veta???

Zakonisht ata emërohen apo shkarkohen në fillim dhe në mbarim të kampionatit, natyrisht duke e zbatuar marrëveshjen, me këtë rast kontratën, e cila duhet të jetë, e që nuk është, në të shumtën e rasteve valide!

Dhe, sikur kam bindjen se shumica e të nominuarve për këtë post zgjidhen më shumë në saje të një far afiniteti që vërhete tek ta se sa në saje të programeve, qofshin të jenë ato edhe afatshkurtëra. Për, afatgjate as që flitet, pos në rastin e kryetrajnerit të fundit Sokoli!

Pra, një far konfuzioni, deshëm apo nuk deshëm ta pranojmë, është i pranishëm tek KF Prishtina, sa i përket kësaj çështjeje.            Nëse duhet gjetur kryetrajnerin e qëndrueshëm kërkohet që brenda klubit të formohet një trupë që merr erë në këtë profesion, ish-futbollistë, trajnerë aktiv të klubit, bashkëpunëtorë të brendhsëm e të jashtëm dhe mbi parimin e politikës së klubit, madje në saje të një rregulloreje të posaçme të emërohet kryetrajneri, duke specifikuar shumë elemnete që ai duhet t’i përmbushë për të qenë në postin e të parit të shtabit teknik! (psh. figurë karizmatike, entuziast i punës, me të kaluar të padiskutueshme futbollistike, pedagog, i pranueshëm për shumicën, me prgram e vizion të qartë…). Në anën tjetër i duhuri duhet ta ketë të vetmin kusht: A mund ta ndjek vizionin e tij klubi?! Pra, kur kjo arrihet, atëherë klubi do të satbilizohej sa i përket kryetrajnerit, punës, rezultateve dhe të ardhmës…

Në KF Prishtina, tani është bërë e njohur, kryetrajnerët zakonisht shkarkohen dhe emërohen në muajin prill. Pse? Ja arsya: pas stinorit të vjeshtë pasom pauza gati dy muajshe (nëntor – dhjetor), ndërsa përgatitjet për edicionin e pranverës fillojnë në gjysmën e janarit, në ciklin e tri etapave 45 ditëshe! I tëri ky proces, të cilin duhet kaluar kryetrajneri bashkë me futbollistët është i një sakrifice të përbashkët, sepse ndërkohë ka ngarkesa të mëdha, sidmos fizike, psikike (ndodh që e kalon procesin, por nuk luan), ndodhin lëndimet etj, etj dhe kur fillon gara ndjehen dhe përjetohen pasojat e këtij cikli jashtëzakonisht të rëndë. Ekipi, sidomos në ndeshjet e para, luan me ngarkesë fizike e psikike, loja është e turbullt, nevrozizmi rritet dhe kur mungojnë edhe rezultatet mbushet kupa dhe pelcet gjithçka mbi kurriz të kryetrajnerit! Në këtë kuadër, ata futbollistë që nuk janë të kënaqur (stërvisin e nuk luajn), ata që nuk kanë tretman të qartë në skuadër (zëvendësohen shpesh), zakonisht formojnë grupin e “rebelëve” dhe fillojnë, së pari të flasin e komentojnë, pastaj të refruzojnë dhe së fundit edhe të bojkotojnë qoftë edhe të humbasin ndeshjet vetëm e vetëm që ta shkarkojnë kryetrajnerin! Kjo i ngjau këtë herë Bylbyl Sokolit, fatin e të cilit e kanë përjetuar edhe shumica e të sipërpëmendurve!!!