Skandal i ri i spiunazhit në Gjermani

0

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, po përballet me kritikat e opozitës, por edhe të socialdemokratëve, për shkak të raporteve se shërbimet amerikane kanë shfrytëzuar si ndërmjetësues shërbimin gjerman të inteligjencës, BND.

Nga Merkel dhe bashkëpunëtorët e saj priten shpjegime dhe përgjigje pas zbulimit se nga viti 2008 deri në vitin 2010 shërbimi i kancelares ka injoruar përpjekjet e Agjencisë Amerikane për Siguri Kombëtare që nepërmjet BND-së të spiunohen firmat evropiane.
Gazeta Bild Am Zontag javën e kaluar zbuloi se shërbimi i kancelares qysh në vitin 2008 ka pasur njohuri për përpjekjet e shërbimit amerikan për të spiunuar disa firma evropiane./21 MEDIA/

Shkon në ISIS për të shkruar libër

0

ISIS është organizata më e rrezikshme në botë, të cilën historia moderne e ka parë deri më tani dhe është një fenomen i njëjtë me kancerin, ka thënë publicisti gjerman Jürgen Todenhefer.

Todenhefer, i cili ka kaluar 10 ditë me ISIS me të cilin edhe ka shkruar një libër , duke thënë se ai terrorizëm ka hapur bashkësinë ndërkombëtare si luftë kundër terrorizmit.

Publicisti gjerman rrëfen sesi ka përjetuar këta njerëz, profesionalizmin e tyre, fantazmin e tyre.
Ai shtoi se vetëm mund të bëj thirrje Qeverisë gjermane që të pajtohen për një zgjidhje politike në Siri dhe Irak, me moton: ‘Më shumë të drejta për sunitët’”,
“INsajd IS-10 ditë me ISIS do të del në botim sot nga ish politikani dhe menaxher në disa media

Në një intervistë për Deutche Welle, ai thotë se pas sulmit ndaj SHBA më 11 shtator 2001, në shkretëtirat e Afganistanit kanë qenë afër 1 mijë terroristë, ndërkaq sot mund të thuhet se ka deri në 100 mijë.

“Ne e kemi formuar atë terrorizëm me strategjinë tonë të bombardimeve”, konstaton publicisti gjerman

Një trup i pajetë në lumin Ibër

0

Sot, rreth orës 10: 30, në vendin e quajtur Soçanicë në lumin Ibër të komunës së Mitrovicës, një peshkatar ka njoftuar policinë se ka parë një trup të pajetë në këtë lumë. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë dal atje dhe janë duke bërë përpjekje që ta nxjerrin trupin nga lumi. Tash për tash nuk dihet për identitetin dhe për gjininë e trupit të pajetë.

“Njësitë e hetimit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ashtu sikurse edhe njësiti i forenzikës dhe mjekësisë ligjore, të cilat do ta dërgojnë trupin për obduksion, për ta vërtetuar identitetin e personit”, tha shefi i operativës i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut Zheljko Bojiq. / 21MEDIA

BE: E nevojshme për të zgjidhur çështjen e imigracionit

0

Ban Ki-moon, Matteo Renzi dhe Federica Mogherini do të udhëtojnë sot në brigjet e Siçilisë për të shprehur vullnetin e tyre që të marrin fund dramat e imigracionit klandestin.

Sipas një komunikate të BE-së ,Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Mogherini do të jetë së bashku me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon dhe kryeministrin italian, Matteo Renzi në bordin e anijes së marinës San Gusto në brigjet siçiliane (…) në kuadër të një solidariteti evropian në përpjekje për të shpëtuar jetët e imigrantëve që kalojnë Mesdheun.

Drejtuesit e Bashkimit evropian thanë se një përpjekje e përbashkët është e nevojshme për të zgjidhur çështjen e imigracionit duke trajtuar shkaqet rrënjësore si në rastet urgjente.
Kështu nënvizoi BE tetë ditë pas mbytjes së një peshkarexhe që transportonte rreth 750 imigrantë duke shkaktuar 24 të vdekur dhe rreth 700 të zhdukur, me vetëm 28 të mbijetuar.

Kjo dramë ndodhi një javë pas mbytjes së dy anijeve të tjera në Mesdhe duke shkaktuar 450 të zhdukur.

Pas kësaj tragjedie në Mesdhe evropianët janë detyruar të reagojnë. Të mbledhur të enjten në një samit të jashtëzakonshëm në Luksemburg, drejtuesit e BE-së ranë dakord për trefishimin e mjeteve të operacionit të tyre Triton për mbikëqyrje dhe asistencë në Mesdhe.

Ikni shqiptarë qafen thefshi

0

Edison Ypi

Po kalon nëpër sheshin Skënderbe. Proletarë morracakë surratshqyer të kërcënojnë nga mozaiku mbi muze. Kurvi ka 30 vjet që ka cof. Kurvizmi është në zenit. Mozaiku kriminal të rrezaton si rontgen, ta përshkon trupin, ta mpin trurin, t’i ngathtëson gjymtyrët, të mposht, të zgërlaq. Nuk jetohet në këtë vend me këtë shesh e këtë simbol diabolik. Ik e mos u kthe më kurrën e kurrës.

Në bulevard t’i trazon zorrët varri i kurvit. Është aq i madh sa do-s’do nuk mund të mos e shohësh. Jo-po është vepër arkitektonike, jo-po brezat e ardhshëm duhet të dinë çfarë ka ndodhur, janë rrena që i përhapin arkitektë eunukë bythlëpirës të politikës për ta detyruar miletin të votojë për kurvizmin. Ik nga sytë këmbët. Si zhapik duke u zvarritur. Si kunadhe duke u fshehur. Si gjarpër duke u përdredhur. Vetëm ik.

Në të dy anët e bulevardit, rrugë e rrugica që mbajnë emrat e një lukunie rrugaçësh vrasës. Po të hysh në to, të zënë drithmat. Ik në ndonjë vend tjetër. Po nuk ike do çmendesh nga kombinimi djallëzor i rrugëve paqësore me emra vrasësish.

Në lindje të sheshit Skënderbej mund të shkosh tek Pazari i Ri. Sheshi tek Pazari i ri që mban emrin e një halabaku vrasës komunist parakurvist, të bërtet, të uluret; Ik-ik-ik, vetëm ik dhe kurrë mos u kthe.

Syri të zë një kioskë që shet gazeta. Merr nja tre a katër gazeta për të marrë vesh çfarë bëhet në vendin tënd. Sapo u hedh sytë gazetave, zë kokën me duar, balli të mbushet me djersë, nëpër trup të kalojnë mornica; Krim në familje. Deputetë tutorë kurvash. Komente dhe analiza servile nga autorë të famshëm por të urryer. Aleanca parlamentare që s’kanë asnjë lidhje me preferencat e elektoratit por vetëm me interesat e krerëve. Sajesa, shpifje, intriga, të gjitha kurviste. Një “intelektual” kurvist thotë se Kryetar i Bashkisë së Tiranës nuk mund të jetë një mjek që ka arritur të ketë një spital privat. Se si duhet të jetë Kryetari i Bashkisë, kurvisti nuk e thotë por e lë të nënkuptuar se preferon një proletar, një leckaman, që pasi të bëhet Kryetar Bashkie përmes hajnisë të pasurojë veten dhe ca si vetja. Thonë se dosjet duhen hapur. Por procedurat dhe masën e hapjes i sugjerojnë të atilla që të mos preket gënjeshtra propagandistike kurviste sipas të cilës spiunët kanë qënë viktimat e spiunllëkut, pra të përndjekurit, ndërsa ata që projektuan dhe realizuan spiunllëkun s’kanë aspak gisht në spiunllëk. Alarmin për ikjet, shoqëruar me “argumentat” përkatës, bashkë me sugjerimet për ndalimin e tyre, i bëjnë ca kurvista të cilët kurvizmin e kanë marrë me qumështin e nënës. Leri gazetat, kafen, ujin e gazuar. Mos humb kohë. Ik.

Nga kafeneja në shtëpi. Ti duke u ngjitur, ai duke zbritur, të vështron vëngërr një sigurimist. Një kat më lart banon një ish-komandant burgu të cilit po t’i thuash se Sigurimi ishte kriminal, të vret. Ca të tjerë kurvista me nam lokal që banojnë në të njëjtën shkallë as qurret nuk t’i hedhin. Në shtëpi hap kompjuterin për të hyrë…ku tjetër veçse në Fejsbuk. Në Fejsbuk edhe më zi se në sheshin e mozaikut të proletarëve të xhindosur, bulevardin e varrit të kurvit, Pazarin e Ri të vrasësit, rrugicat e atentatorëve. Në Fejsbuk shesh tmerre dhe turpe që kapërxejnë çdo përfytyrim. Femra që mbahen për konservative serioze, s’lënë ditë pa ta provuar se janë copa mishi duke fotografuar veten nga një mijë kënde. Burra-lavire pa asnjë zotësi apo talent të cilët në perëndim i ka hedhur Sigurimi, burracakë të pështirë që sa më larg të ndodhen aq më trima hiqen, në përpjekje për të pakësuar dhimbjet që u shkakton identiteti katastrofik, bëjnë pafund selfie mendimtare me vështrimin prej gjeniu tretur në horizont me t’i sjellë zorrët në fyt. Hiç mos vill. Hiç mos u mërzit. Ik e mos u duk. Sa më larg të jetë e mundur.

Në mbrëmje sheh programe televizive të kushtueshme që paguhen nga taksapaguesit dhe konsumatorët, por udhëhiqen nga ca gjobëvënës, të cilët, të ftuarve, në këmbim të ftesës, u kërkojnë favore. Ke plotësisht të drejtë të mos i shohësh. Nuk durohen. Ik nga kokën këmbët.

Pasi u ke hedhur nga një sy banakëve televizivë të hajdutëve që kanë vjedhur gazeta dhe humbin në bixhos çdo ditë aq Euro sa janë të ardhurat vjetore të një komune, mbështillesh me batanije, merr në dorë telekomandën dhe kërkon ndonjë film shqiptar. Ah, gabove. Në Shqipëri nuk është bërë asnjë film i hajrit. Të gjithë kanë qënë, dhe janë, propagandë. Po thonë se soc-këllirave po ua restaurojnë pelikulat. Për të marrë ca pare, se për çfarë tjetër. Gjynah prej Zotit ta shpenzosh jetën me të tilla televizione e ata mender filma. Duke u përplasur e duke rrokullisur, barkaz, me kurriz, duke thyer brinjë e duke u gjakosur, vetëm ik.

Qytetet e vogla dhe katundet, po aq zhytur në kurvizëm. Kurvistat kanë bërë vilat më të mëdha. Kalamajtë i kanë çuar me studime jashtë nëpër universitete të shtrenjta. Vetë mbajnë postet kyçe të rendit, të drejtësisë, të gjithave. Prandaj ik, ik, ik, ik, ik dhe vetëm ik dhe kokën prapa mos e kthe.

E njëjta gjë në Kosovë ku ligjin e bëjnë “çlirimtarët” hajdutë dhe vrasës. Mos e zgjat asnjë dekikë. Ik nga Kosova. Më këmbë, me vrap, me autobuz, me furgon. Bjeri nga të mundesh; nga Serbia, nga Hungaria, Japonia, Kina, Indonesia, Alaska, vetëm ik.

Ik edhe nga Maqedonia perëndimore. As atje s’ke ç’bën mes patriotave të llafeve.

E ç’ju duhen Lugina e Vjosës, Korabi, Cukali, Karavastaja, Tomorri, Devolli, Naimi, Noli, Lasgushi, Kadarea. Ikni o budallenj, ikni. Ikni dhe vetëm ikni. Ikni këmbejeni  kaltërsinë e llogorasë me tymrat e Birminghamit, diellin e Myzeqesë me ngricat e Stokholmit, freskun e Thethit me erërat e qelbta të kuzhinave ku do lani tasat e zbrazura. Ikni qafën thefshi. Gjermaninë ku ma gjen. Ikni edhe në Etiopi, në Nepal, në Indonezi, në Madakaskar, ikni ku të mundni. Vetëm në Shqipëri mos rrini. Vetëm në Shqipëri kurrë mos u kthefshi.

Ikni shqiptarë ikni. Ikni nga kurvizmi. Ikni sa më parë, sa më larg, sa më tepër, mundësisht të gjithë. Hiç mos u sëkëlldisni se shqiptarët paksohen dhe Shqipëria zvogëlohet. Shqipëria nuk ka qënë kurrë më e vogël se e ka merituar. Shqiptarët nuk kanë qënë kurrë më pak se kanë mundur të jenë. Mos u merakosni se pasi të ikni ju do vijnë të tjerë t’ua pushtojnë vatrat e ngrohta, shtëpitë plot jetë, tokat e begata. Vendit ku kurvizmin e kultivuat vetë me aq zell e pasion sa tashmë kurvizmi ka infektuar gjithçka, askush nuk ka për t’ja pasur zili vatrat e ftohura, tokat e helmatisura, shtëpitë e shkretuara, askend nuk do ta marri malli ta popullojë para fundit të botës./Mapo

77 vjetori i martesës së mbretit Zog

0

Familja Mbretërore Shqiptare është nikoqire e disenjatores kosovare, Njomëza Luci e cila do të prezantojë koleksionin e saj të fundit të quajtur “ Géraldine Apponyi “, ku koleksioni i kapelave do të shënojë edhe 77 vjetorin e martesës së mbretit Zog me mbretëreshën Geraldinë

Elia Zaharia do të rikujtojë 77 vjetorin e martesës së mbretit Ahmet Zogu me mbretëreshën Geraldina me anë të një sfilate unike e cila do të organizohet në oborrin mbretëror

Disenjatorja shqiptare, Njomëza Luci e cila njihet për një shije më të sofistikuar, në mbrëmjen e sotme do të prezantohet me një koleksion më të veçantë, por edhe me një prezantim në një vend më të veçantë(transmeton Kultplus)

“Koleksioni “ Géraldine Apponyi “, hapë siparin e saj sonte në Familjen Mbretërore Shqiptare – Rezidenca Mbretërore”, thuhet në njoftimin e Lucit, e cila këtë projekt e quan një rrugëtim unik i cili zbret sot përmes: Katallogut “ Géraldine Apponyi “ dhe sfilates NL.

Formohet rrjeti i juristëve shqiptarë në Austri

0

Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, mblodhi juristët shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Austri, për të krijuar rrjetin e juristëve në diasporë.

Qëllimi i këtyre rrjeteve është bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave ndërmjet rrjeteve të juristëve nga diaspora dhe Ministrisë së Diasporës e institucioneve të tjera të Kosovës, njohja me sistemin juridik të shteteve ku jeton dhe vepron diaspora dhe mërgata, integrimi i tyre në shoqërinë e shteteve pritëse, si dhe inicimi i marrëveshjeve bilaterale. Në këtë mënyrë synohet që statusi i mërgimtarëve të favorizohet sipas mundësive të shtetit pritës.

Në këtë takim, ambasadori i Kosovës në Austri, Sami Ukelli, e vlerësoi nismën si një hap të qëlluar, duke u bazuar edhe në përvojat e shteteve të tjera, ku identifikohen mekanizmat e komunikimit të ndërsjellë që do të sillte dobi për të dyja anët, si për bashkatdhetarët tanë, ashtu edhe për institucionet e Kosovës.

Po ashtu, për projektet që janë iniciuar nga Ministria e Diasporës, mbështetjen e parezervë e dha edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Austri, Roland Bimo, i cili spikati punën e pazëvendësueshme të Ministrisë së Diasporës përgjatë viteve, për t’i koordinuar përpjekjet dhe aktivitetet e diasporës sonë, pavarësisht nga rajoni apo shteti prej të cilit vijnë – Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni.

Deri tash Ministria e Diasporës ka themeluar rrjete të juristëve shqiptarë edhe në Suedi dhe Gjermani. /21MEDIA

SBASHK: “A tutet arusha me shoshë”

0

Edhe pse më 24 prill u konsiderua se çështja e pagesës së përvojës së punës për të punësuarit në arsim përfundimisht u zgjodh sipas Kontratës Kolektive të nënshkruar në prillin e vitit të kaluar mes MASHT-it e SBASHK-ut, sot sindikata e arsimit doli më një shkresë drejtuar ministrave Mahir Jagcilar, Avdulla Hoti dhe Arsim Bajramit, ku kërkojnë tërheqjen e listave të pagës për muajin prill dhe përmirësimit të tyre sipas marrëveshjeve dhe Kontratës Kolektive e lidhur me implementimin e 0.5 % për çdo vit shërbimi në pagën bazë.

“Fatkeqësisht ky gëzim yni zgjati shumë pak sepse të njëjtën ditë, në përfundim të orarit të punës, u lëshuan listat e pagave për muajin prill për të punësuarit në arsim në kundërshtim me Kontratën Kolektive, në kundërshtim me vendimin e Qeverisë dhe marrëveshjen e komisioneve MASHT- SBASHK” thuhet në shkresën e tyre.

Sipas tyre, në listat e pagave të prillit nga përafërsisht 29.000 të punësuar në arsim, në përvojë të punës janë përfshirë rreth 19.000, “e cila përvojë edhe për ta, në këto lista është llogaritur plotësisht gabim sepse nuk është marrë baza për arsimin fillor 405 euro, ndërsa për arsimin e mesëm 442 euro, e cila bazë aktualisht zyrtare e jo nga një bazë page sipas dëshirës së dikujt”, thuhet më tej në këtë shkresë.

Andaj Sindikata kërkon që këto lista të tërhiqen menjëherë nga kompetentët dhe të fillohet me punimin e listave ashtu si e kërkon Kontrata Kolektive dhe Vendimi i Qeverisë. Ata po ashtu kërkojnë të merren masa ndaj personave përgjegjës, që kanë lëshuar listat me siç thonë ata, gjithë ato gabime dhe në kundërshtim me Vendimin e Qeverisë dhe Kontratën Kolektive.

Ndonëse thonë se nuk duan të quajnë këtë si kërcenim ata njoftojnë se nëse nuk tërhiqen sot listat SBASHK-u do ta thërrasim në mënyrë urgjente sot në orën 16 mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues dhe do të shpall grevë të përgjithshme nga nesër. /21MEDIA

Ronaldo ,golashënuesi kryesor në La Liga

0

Cristiano Ronaldo edhe pse nuk ka shënuar në ndeshjen e fundjavës ndaj Sevillas vazhdon të mbetet golashënuesi kryesor në La Liga.

Portugezi i Real Madridit ka shënuar 39 gola, kurse Lionel Messi është i dyti më tre gola më pakë. Pas tyre renditet Antonio Grizezmman i Atletico Madridit me 22 gola. Braziliani Neymar ka 19 gola, kurse Bacca i Sevillas 17 gola.

Lista e golashënuesve

1.Cristiano Ronaldo (Real Madrid) 39 gola

2.Lionel Messi (Barcelona) 36

3.Antonio Grizezmman (Atletico Madrid) 22

4.Neymar (Barcelona) 19

5.Carlos Bacca (Sevilla) 17

Balla mbron shefin e tij dhe e sulmon Blushin

0

Taulant Balla

– E pashe letrën e hapur të Blushit per nje socialist qe mund te isha dhe une. Ben Blushi na ka mesuar me zakonin e tij qe na del kunder kur mendon se prish me shume pune. Me ate leter i drejtohej socialisteve per te thelluar nje sulm te nisur ndaj qeverise sone ne prag te fushates elektorale. Kishte mbledhur te gjitha pikepyetjet e jetes se vet politike dhe kërkonte llogari per ato nga qeveria jone që si ka mbushur akoma dy vjet. 90 perqind te pyetjeve qe kishte rreshtuar Blushi, i kemi degjuar perdite ne forme akuzash nga Saliu. Nje tufe problemesh te mbartura 25 vjet dhe nje tufe genjeshtrash te lidhura bashke me problemet, per ta bere sa me bloze imazhin e qeverise.

Po ndryshe nga Saliu, bloza e Blushit shtrihet edhe mbi imazhin e Partise Socialiste. Mirepo sa i perket demokracisë në Partinë Socialiste, Blushi është shembulli më kuptimplote që ajo jo vetëm egziston, por ka mberritur ne nje standard rekord! Sepse nuk ka parti demokratike qe te arrije të pranoje sic po bejme ne në fillim të një fushate, qe kundërshtari kryesor mediatik të mos jetë kundershtari politik, por një anetar i kryesise se PS. Nuk e di cfare mendon kush e degjon Blushin kur flet per partine dhe nuk e njeh se si sillet ne parti. Po ne qe kemi vite qe jemi bashke me te dhe qe e kemi respektuar gjithmone me shume se çna ka respektuar, e kemi kollaj ta kuptojme se pse Ben Blushi nuk pranon dot asnje rezultat te qeverise sone.

Prandaj 90 për qind e pyetjeve të Blushit nuk kane lidhje me të vërtetën dhe jane jo vetem plot me spekullime po dhe me shifrat e rreme te Saliut! Sepse Blushi kaq shume nuk e do suksesin e ketij mandati sa nuk i ben pershtypje fare qe i versulet shokeve te tij me gjuhen e Saliut. Mjaft te shikosh se si flet per emigracionin per te mos gjetur dot asnje dallim mes tij dhe Saliut. Një kujë të tillë për shqiptarët që faktikisht emigrojnë në shifra kostante për gati 24 vjet, mund ta kemi dëgjuar vetëm në mitingun e Korrikut 1990 për ata që iknin nga Shqipëria në ambasada. Nderkohe qe sic e tha fare qarte analisti serioz Gabriel Partosh, kjo nuk është as nje situate alarmanete dhe as ndonjë fenomen braktisjeje i vendit, por vetem nje ndodhi ne kufijt e një lëvizje të lirë të shtuar, që ka shoqeruar te gjitha vendet ish-komuniste ne keto 25 vjet.

Njesoj si Saliu flet Blushi edhe per varferine, ndihmen ekonomike, borxhin publik, reformen në arsim, shëndetësi, reformen e pensioneve dhe te administrates. Helm e vrer spekullimesh te pastra politike. Ne pastrimet e territorit, në mbledhjen e detyrimeve të energjisë elektrike, apo luftën kundër ndërtimeve pa leje Blushi shikon vetem zi njesoj si Saliu! Po shyqyr qe njerezit e kane kuptuar mire se ne kete pjese te pare te mandatit po behen reformat më të mëdha që ndonjë qeveri ka ndërmarrë këto 25 vjet. Natyrisht qe cmimi I këtyre reformave është I dhimshëm dhe ne kemi qene gjithnje te gatshem t’i dëgjojme dhe ti mbeshtesim me masa ligjore ata që preken nga këto reforma. Por s’kemi cfare t’i bejme atyre që janë të dëshpëruar pse bëhen këto reforma dhe me thene te drejten as gjithe PD-ja nuk më është dukur kaq e dëshpëruar sa Blushi në këtë pikë. Edhe ata kur i degjon ne kafen e parlamentit i pranojnë te pakten pjesërisht këto reforma.

Prandaj letra per socialistin s’ka asnje lidhje me hallet e socialisteve po ishte nje sulm total ndaj Partise Socialiste ne prag të një fushate elektorale ku Blushi jep nje alarm fallco kunder reformave te qeverise sone.