Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, po përballet me kritikat e opozitës, por edhe të socialdemokratëve, për shkak të raporteve se shërbimet amerikane kanë shfrytëzuar si ndërmjetësues shërbimin gjerman të inteligjencës, BND.
Nga Merkel dhe bashkëpunëtorët e saj priten shpjegime dhe përgjigje pas zbulimit se nga viti 2008 deri në vitin 2010 shërbimi i kancelares ka injoruar përpjekjet e Agjencisë Amerikane për Siguri Kombëtare që nepërmjet BND-së të spiunohen firmat evropiane.
Gazeta Bild Am Zontag javën e kaluar zbuloi se shërbimi i kancelares qysh në vitin 2008 ka pasur njohuri për përpjekjet e shërbimit amerikan për të spiunuar disa firma evropiane./21 MEDIA/
