Ndodh edhe kjo – 'Dush midis' kampusit të UP-së ( Foto)

0

Çdo mëngjes, drek apo mbrëmje jemi mësuar ta shohim në këtë hapësirë të kampusit të Universitetit të Prishtinës, me njerëz  duke kërkuar lëmoshë, cigare apo diçka për të ngrënë, por asnjëherë duke bërë ndonjë gjest të pahijshëm.

Ky person i cili konsiderohet të jetë rreth të 30-ve kishte marrë një shishe plastike, një shampo dhe po pastrohej mu në mes të hapësirës së kampusit universitar.
Kjo pamje e cila është kapur nga fotoreporteri i KosovaPress-it, i është servuar sot edhe shumë studentëve në mëngjesin e hershëm.
Por si ky i pastrehë ka edhe shumë të tjerë në Prishtinë të cilët nuk e kanë kujdesin e institucioneve.

1

2

3

4

Celulari i Acer me tre SIM kartela

0

Acer do të fillojë shitjen e celularëve në SHBA gjatë muajit maj.

Kompania e elektronikëve prezantoi të enjten celularin Liquid X2, që është Android me një procesor 64-bit, bateri 4,000 mAh dhe një mbështetje për tre sim-kartela së bashku me kamera 13MGP para dhe pas.

Si shtesë për këtë celular, Acer prezantoi edhe dy varëse të reja për duar: varësen Liquid Leap dhe Liquid Leap Curve, transmeton Lajmi.net.

Të dyja varëset janë gjurmues, që monitorojnë rrahjet e zemrës dhe stresin, dhe vijnë me një ekran të lakuar.

Horoskopi javor

0

Dashi

Kjo jave do jete edhe me harmonike nga sa ju e keni menduar. Do mendoni ne çdo moment ta surprizoni personin qe keni ne krah dhe do ndiheni për mrekulli se bashku. Tradhtitë as qe do jene pjese e mendjes e jo me e realitetit. Beqaret gjithashtu do kenë një periudhe te begate dhe do kenë me dashuri me shikim te pare. Gjithçka do marre një tjetër drejtim për ta. Sektori i parave do varet nga mënyra sesi ju do silleni. Kujdes me shpenzimet e mëdha sepse situata mund te përkeqësohet edhe me shume nga sa e kishit menduar. Shëndeti ditët e para do jete delikat, por fale përkujdesit qe do bëni gjendja do përmirësohet. Jeta profesionale do ece ashtu si e kishit programuar deri me sot. Familja pa probleme.

Demi

Shmangeni sa te mundni xhelozinë ne çift gjate kësaj dite sepse ajo mund t’iu shkatërrojë. Atmosfera ne lidhjen qe keni ndërtuar do varet tërësisht nga sjellja juaj. Beqaret duhet te tregohen disi te kujdesshëm sepse po gabuan jeta do ju marre drejtimin e gabuar. Mos i prishni pune vetes me dorën tuaj. Gjendja e financave do vazhdoje te jete gjithë kohës e qëndrueshme fale edhe masave qe keni marre se fundmi. Shëndeti mund te ketë disa probleme ditët e para, megjithatë ju nuk do e lini veten te sëmureni. Ne pune do keni shume besim tek vetja dhe do dini çfarë hapash te hidhni. Disa kolege gjithashtu do ju ndihmojnë te arrini ambiciet. Jeta familjare do jete e trazuar.

Binjaket

Do keni një raport te mire me partnerin tuaj gjate kësaj jave dhe do i zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje te vogla te se shkuarës. Beqaret do ndihen gati te bëjnë gjithçka me personin qe do i joshe vetëm e vetëm qe te mos kenë një jete rutine si deri me sot. Ne planin financiar do ndihmoheni gjithë kohës nga disa te afërm dhe nuk do keni aspak probleme. Shëndeti do jete disi delikat ditët e para. Mund te keni dhimbje koke, muskujsh apo edhe dhimbje shpine. Çlodhuni dhe merruni me pak aktivitet fizik. Ne pune tregohuni te arsyeshëm dhe mos kërkoni te bëni gjera te pamundura. Gjithçka është e shkruar se kur do te ndodhe. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

Gaforrja

Jeta juaj ne çift do jete e mbrojtur dhe nuk do ketë aspak debate me partnerin. Do jeni me te arsyeshëm dhe do e respektoni mendimin e tjetrit. Beqaret do jene me sensuale dhe do marrin propozime pa fund. Pranojini pasi te jeni siguruar njëherë. Ne planin financiar mos prisni te filloni lotari qe ta përmirësoni buxhetin, por merrni masa dhe riorganizojeni gjendjen. Për shëndetin duhet te tregoheni sa me vigjilente qe te mundeni sepse lidhja dhe ngarkesa ne pune mund te kenë pasoja. jeta profesionale do jete e mrekullueshme. Do dini çfarë te bëni dhe gjerat do ju rrjedhin sipas planeve qe keni bere. Do merrni përgëzime dhe shpërblime. Me familjen nuk do keni probleme aspak.

Luani

Pavarësisht te gjitha vështirësive qe do ju dalin këtë jave ne jetën tuaj ne çift, ju nuk do ndaleni dhe do bëni te pamundurën për te mos e shkatërruar atë qe keni ndërtuar deri me sot. Nga dita e premte e ne vazhdim do mundoheni te ndreqni gabimet dhe do kërkoni falje. Beqaret vetëm sa do afrohen me një person dhe do njihen me te, nuk priten ndryshime te statusit. Financat duhet t’i menaxhoni me kujdes dhe nuk duhet te ndërmerrni rreziqe. Gjendja shëndetësore do mbetet e mire. Do filloni edhe ndonjë diete për te rene disi ne peshe. Ne pune mos merrni vendime te nxituara sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit ne çdo moment. Jeta familjare do përmirësohet.

Virgjeresha

Kjo jave do jete fantastike për ata qe janë ne një lidhje. Do lidheni aq shume me partnerin saqë nuk do qëndroni dot asnjë moment larg tij. Beqaret duhet te përdorin te gjitha mjetet e mundshme ne mënyrë qe ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Me pak përpjekje dhe durim do ja dalin mbanë. Financat do kërkojnë një riorganizim. Pas te mërkurës gjendja do jete me e qëndrueshme. Shëndeti nuk do jete ne formën me te mire. Mund te vuani nga pagjumësia dhe krizat e nervave. Ne pune do hidhni hapat titanike dhe do i habisni te gjithë me arritjet. Ja qe asgjë nuk është e pamundur kur ekziston dëshira e mire. Marrëdhënia me familjaret do jete e qete.

Peshorja

Këtë jave duhet t’i merrni gjerat me qetësi ju qe jeni ne një lidhje ne mënyrë qe çdo gjë t’iu ece si duhet. Ata qe kane pak kohe se bashku do e forcojnë edhe me tepër marrëdhënien. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare qe ne fillim te javës. Shfrytëzojini sa te mundni! Gjendja e financave do vije dalëngadalë duke u përmirësuar dhe do mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër. Me shëndetin duhet pasur kujdes. Stresi dhe ankthi mund te shkaktojnë probleme te mëdha. Ne pune ambienti do jete shume i favorshëm për te filluar projekte te reja tejet te rëndësishme. Mund te bashkëpunoni edhe me disa kolege për te arritur me shpejt objektivin. Jeta familjare do jete e qëndrueshme.

Akrepi

Do jeni shume impulsive gjate gjithë kësaj jave ju qe jeni ne një lidhje dhe ka rrezik qe pa dashur te bëni gabime te pafalshme. Kujdes edhe flirtimet me persona te trete. Beqaret do e dine mire çfarë hapash te hedhin dhe kur duhet t’ia shprehin ndjenjat një personi. Ka mundësi qe pas te enjtes te ketë ndryshime për ta. Gjendja e financave do jete goxha e mire kështu qe mund te bëni ndonjë investim ose te hiqni disa para mënjanë për me vone. Gjendja fizike dhe ajo psikike nuk do kenë aspak probleme. Do ndeheni ne forme te shkëlqyer. Ne pune do jete periudhe e zakonshme dhe pa ndonjë çudi te madhe. Ecni ne baze te planeve te bëra.  Ne familje do kaloni një krize.

Shigjetari

Do keni me shume besim se kurrë tek partneri juaj këtë jave dhe do ndiheni gati për te bere çdo lloj çmendurie me te. Gjithçka do jete me ndryshe nga disa kohe me pare, prandaj dhe emocionet do jene te shumëfishta. Beqaret nuk do mund t’i qëndrojnë dot indiferente një personi qe do ju qëndrojnë afër dhe mund te fillojnë shpejt me te një lidhje te qëndrueshme. Ne planin financiar duhet t’i bëni mire llogarite para se te mendoni te kryeni shpenzime. Gjendja shëndetësore nuk do jete as e keqe, por dhe as perfekte. Mund te keni aksidente te vogla gjate gatimit ose gjate punës. Ne pune, te gjitha përpjekjet qe keni bere do japin rezultatet e shumëpritura. Me familjaret do ndiheni mire.

Bricjapi

Te gjithë planetët do ju ndihmojnë këtë jave dhe do e përmirësoni jetën tuaj ne çift. Do i kuptoni gabimet dhe nuk do tregoheni me kokëfortë si dikur. Beqaret do përballen me zhgënjime nëse do tregohen te pamatur e te paduruar. Gjithçka ka kohen e vet. Ne planin financiar duhet vetëm te kujdeseni me shpenzimet ne mënyrë qe gjendja te mbetet e mire. Shëndeti mund te ketë disa probleme ditët e para. Merrni masa dhe kujdesuni për ushqimin. Ne pune do luftoni fort për te arritur atë qe keni dashur prej kohesh dhe asgjë nuk do ju pengoje te bëni edhe sakrifica. Duke filluar qe nga dita e mërkurë shume gjera do marrin drejtimin e duhur dhe mund te merrni edhe disa shpërblime te majme. Energjia nuk do ju mungoje asnjë çast. Jeta familjare do jete e mire e pa probleme.

Ujori

Klima ujore do jete shume e ngrohte dhe e favorshme këtë jave për te gjitha ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni gjithë kohës mire dhe te dashuruar koke e këmbë me partnerin. Mbrëmjeve mund te keni edhe surpriza. Beqaret do ndihmohen nga Marsi dhe mund te takojnë disa persona me shume vlera. Njihuni mire me ta para se te vendosni çdo bëni. Financat do fillojnë te konsolidohen dhe kjo fale punës dhe perkudjesit tuaj. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, megjithatë mire është qe te mos e teproni me lodhjen dhe te merreni me aktivitet fizik. Do jeni me energjike. Ne pune do jeni me ambicioze dhe mete vendosur se kurrë. Do i dëgjoni edhe këshillat e kolegeve dhe do arrini sukses te madh. Me familjaret nuk do keni as probleme, por as ndonjë marrëdhënie perfekte.

Peshqit

Do keni shume debate dhe probleme këtë jave ne jetën tuaj ne çift dhe disa do mendojnë te ndahen përgjithmonë nga personi qe kane ne krah. Beqaret do kenë ndryshime pozitive ne jetën sentimentale. Do njihen me persona vërtet interesante me te cilët do ja vleje edhe te fillojnë një lidhje. Ne planin financiar tregohuni gjithmonë te arsyeshëm sepse gabimi me i vogël mund t’iu sjelle goxha vështirësi me vone. Gjendja shëndetësore nuk do jete e mire. Here pas here do ju duket sikur zemra nuk do ju punoje si duhet dhe mezi do merrni fryme. Beni sa me shpejt një vizite tek mjeku. Për punën do jete një jave e mbushur me angazhime dhe lodhje. Ne familje mund te keni vështirësi.

Tërmeti në Nepal, numri i të vdekurve rritet në 3.815 persona

0

Autoritetet e policisë pohojnë se numri i të vdekurve nga tërmeti u rrit në 3.815, dhe se janë plagosur më shumë se 7 mijë të tjerë

KATMANDU (AA) – Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.8 i shkallës rihter në Nepal rritet në 3.815, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet e policisë pohojnë se numri i të vdekurve nga tërmeti u rrit në 3.815, dhe se janë plagosur më shumë se 7 mijë të tjerë.

Rameshwor Dangal, zyrtar i Ministrisë së Brendshme të Nepalit theksoi se operacionet e kërkim- shpëtimit janë në vazhdim dhe se një numër i madh personash janë shpëtuar me helikopter nga rajonet e tërmetit.

Anu Gautham, koordinator i ujit, higjienës dhe pastërtisë të Fondit Ndërkombëtar të Emergjencës për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) për Katmandunë ka theksuar se në Luginën e Katmandusë në një kohë kur uji është i nevojshëm edhe në kohët normale sa vjen e shtohet nevoja për ujë të pastër në këtë rajon.

Gautham, i cili thekson se personat e prekur nga tërmeti qëndrojnë nëpër rrugë ose nëpër kampe, ka theksuar gjithashtu se në rast të zgjatjes së kohës së qëndrimit nëpër kampe, do të jenë të pa-shmangshme sëmundjet epidemike si diarre, dhe kolera.

Tërmeti 7,8 ballë i shkallës rihter që goditi ditën e shtunë Nepalin, konsiderohet të jetë më shkatërruesi që pas atij të vitit 1934, i cili ishte i shkallës 8.1 dhe ku kanë humbur jetën më shumë se 10 mijë persona.

Djali m’u vra me urdhër të Delibashiqit

0

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në veri të këtij qyteti ka vazhduar të hënën gjykimi kundër Oliver Ivanoviqit dhe katër të akuzuarve tjerë, të dyshuar për krime ndaj popullatës shqiptare natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës.

Dëshmitarja Samile Ajeti, të cilës natën kritike i është vrarë djali, Nderim Ajeti, dhe i ishin plagosur bashkëshorti dhe vajza, Nexhmedin dhe Rrezarta Ajeti, ka rrëfyer para trupit gjykues tmerrin që kishte përjetuar për orë të tëra gjatë asaj nate.
Sipas saj, mbrëmjen e 3 shkurtit rreth orës 21:30 janë dëgjuar zhurma të një grupi të madh njerëzish të tubuar para ndërtesës ku jetonte ajo.
Pak më vonë, shtoi ajo, disa njerëz kanë shtënë me armë zjarri në derën e tyre, por nuk kanë arritur ta thyejnë.

“Është dëgjuar një zë mashkulli në serbishte, Nexho (pseudonim i emrit të bashkëshortit të saj v.j.) po të thërret Delibashiqi poshtë, ndërsa bashkëshorti iu përgjigj, nëse i duhem i thuaj të vie tek unë nalt. Dhe nuk kanë kaluar pak sekonda është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm, e dera e banesës u thye, ndërsa Nexhmedini është plagosur në këmbën e majtë nga ky shpërthim”, ka sqaruar Ajeti.
Ajo tha se pastaj ka filluar hedhja e granatave nga dera e hyrjes, por edhe nga ballkoni, si pasojë e të cilave kanë filluar të digjen mobilet në banesë, dhe po thuajse të gjitha dhomat janë mbushur përplotë me tym.

Ajeti ka theksuar se pas shpërthimit të këtyre granatave, ka vërejtur se i janë plagosur vajza dhe djali, dhe është përpjekur gjatë gjithë kohës t’u ndihmojë fëmijëve të saj.

“Ka shkuar tollovi dhe ka ndodhë një tmerr i vërtetë atë natë. Kanë hyrë brenda më shumë se 10 persona të cilët na kanë sharë e ofenduar të gjithëve pa dallim dhe i kanë këputur telat e telefonit në banesë. E tërë kjo ka zgjatur më shumë se katër orë deri sa ka arritur KFOR-i për të na evakuuar”, ka thënë mes tjerash Ajeti.
Sipas saj, ata të ndihmuar nga KFOR-i kanë dalë nga ndërtesa me koka të mbuluara me batanie, por prapë se prapë, deri sa kanë hyrë nëpër automjetet e blinduara, janë gjuajtur me gurrë nga turma e njerëzve.

“Të plagosurit i kanë dërguar në spitalin marokien që ndodhej në jug të qytetit, nga i cili Rrezarta ka dal e gjallë por jo edhe Nderimi”, tha Ajeti.
Në lidhje me të akuzuarit, dëshmitarja bëri të ditur se i njeh të gjithë por që asnjërin nga ta nuk e ka parë natën kritike, mbase para trupit gjykues tha “unëdyshoj në Delibashiqin dhe se gjithçka atë natë ka ndodhë me urdhër të tij, sepse akoma e kam të freskët bisedën tek dera kur një zë mashkulli e thirrte bashkëshortin tim, duke i thënë se po e kërkon Delibashiqi poshtë”.

Avokati i të akuzuarit, Dragolub Delibashiq, Mirolub Bërklaq, tha për KosovaPress se asgjë e veçantë nuk ka ndodhur prej herave tjera sa i përket dëshmitarëve.
Sipas tij, dëshmitarja e sotme nuk ka thënë asgjë të re dhe se ai nuk ka arsye të mos jetë i kënaqur me ecurinë e deritashme të seancave gjyqësore.
“Apostrofimi i klientit tim nga dëshmitarja e sotme, por edhe nga disa dëshmitarë tjerë, nuk do të thotë absolutisht asgjë, sepse secili, po e potencoj, çdokush ka mundur të vij tek dera e banesës së Nexhmedin Ajetit dhe t’i thotë atij, apo dikujt prej anëtarëve të familjes, dilni poshtë po iu pret Delibashiqi. Është e vërtetë se Delibashiq ka qenë në atë kohë në një pozitë të caktuar, mirëpo dikush që ka ardhur tek dera dhe që ka dëshur ta nxjerr dikë jashtë, ka ndoshta një interes të caktuar për ta përmendur ndonjë emër me ndikim, vetëm sa për të arritur qëllimin e tij dhe për ta nxjerr jashtë dikë, dhe në këtë rast ka përmendur emrin e njërit prej kolegëve të dikurshëm të tij, dhe se ka qenë logjike që dikush të thotë diçka të tillë, mirëpo kjo nuk është kurrfarë dëshmie”, ka thënë Bërklaq.

Në anën tjetër, edhe avokati i Oliver Ivanoviqit, Nebojsha Vllajiq, u shpreh të jetë i kënaqur me seancën e sotme, duke thënë se ky është dëshmitari i 23-të i cili nuk e përmend fare klientin e tij.
“Këta dëshmitarë vetëm sa po e konfirmojnë atë që ne e kemi thënë që nga fillimi, se Oliver Ivanoviq nuk ka asnjë lidhje dhe as që mund të ketë, me ngjarjet për të cilat po flasim”, theksoi Vllajiq.

Ndryshe, seanca e radhës u caktua më 5 maj kur para trupit gjykues do të dëshmojë Perveza Abrashi, ndërsa të njëjtën ditë u tha se do të caktohet nëse Shemsi, Vjosa dhe Agon Ajeti, të cilët ndodhen aktualisht në Suedi, do të japin dëshminë e tyre përmes video linkut, apo do të detyrohen të vinë në gjykatë. /Kp/

Kosova shënon Ditën e të Pagjeturve (FOTO)

0

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot një seancë plenare kushtuar 27 Prillit, Ditës së Personave të Pagjetur të Luftës. Në seancë ishin ftuar edhe përfaqësues të familjarëve e shoqatave të personave të pagjetur, si dhe diplomatë të akredituar në Prishtinë.

Fillimisht, ka folur deputetja Lirie Kajtazi, kryetare e Komisioni për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, e cila ka thënë se moszbardhja e fatit të mbi 1 mijë e 600 personave, tregon për një krim të pandëshkuar të luftës së fundit.

Me fillimin e dialogut politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ajo tha se shumë familjarë kishin shpresuar se do të bëhej më shumë për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Por, edhe sot e kësaj dite, vijoi Kajtazi, autoritetet serbe, megjithatë, nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim.

“Moszbardhja e fatit të pagjeturve bën që Kosova të mbetet dosje e madhe e krimit të pandëshkuar, e fajtori dihet. Ka adresë dhe ky është shteti i Serbisë, i cili jo vetëm që nuk kërkoi falje, e nuk shprehi as pas kaq shumë vitesh pak humanitet, por sot e kësaj dite nuk tregon së paku vendndodhjen e tyre. Me konventat ndërkombëtare krimet vazhdojnë deri në zbardhjen e tyre dhe jo vetëm të pagjeturit, por edhe familjarët e tyre vazhdojnë të viktimizohen tutje nga ankthi i pritjes”, ka thënë Kajtazi.

Në foltoren e Kuvendit është ftuar edhe përfaqësuesi i familjarëve të personave të pagjetur Bajram Qerkinaj.

Ai tha se personat që sot konsiderohen të pagjetur, u rrëmbyen dhe u morën të gjallë gjatë luftës së vitit 1999, dhe më pas askush nuk ofroi asnjë informacion për ta.

Që atëherë, Qerkinaj tha se familjarët dhe të afërmit e të pagjeturve jetojnë në ankth e vuajtje, por do të vazhdojnë të kërkojnë drejtësi dhe zbardhjen e fatit të tyre.

“Ne vuajtëm shumë. Unë po flas në emër të familjarëve, edhe të 1.650 personave të pagjetur. Në emër të familjarëve që vazhdojnë të vuajnë, në emër të familjarëve që vazhdojnë të presin lajme për fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre. Në emër të atyre familjarëve, për të cilët lufta ende nuk ka përfunduar dhe liria për ta nuk e ka kuptimin e plotë”, është shprehur Qerkinaj.

Në emër të familjarëve të personave të pagjetur, Qerkinaj, ndër tjera, ka kërkuar që të zbardhet fati i 1 mijë e 650 personave të pagjetur, të ndëshkohen përgjegjësit për këto krime si dhe që për fatin e të pagjeturve të diskutohet në Bruksel, në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Pas seancës, në kuadër të shënimit të Ditës së të Pagjeturve, është zbuluar edhe një përmendore dedikuar personave të pagjetur që nga lufta e vitit 1999 në Kosovë.

Aty, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryeministri Isa Mustafa kanë kërkuar që përgjegjësit për zhdukjen e këtyre personave të ndëshkohen dhe u zotuan që për këtë temë të diskutohet edhe në Bruksel, në kuadër të dialogut me Beogradin.

Sipas shifrave zyrtare, janë mbi 1,600 persona nga Kosova, fati i të cilëve mbetet i pazgjidhur.

Së fundmi, Prokuroria për krime lufte e Serbisë, ka bërë hulumtimin e një varreze të mundshme në rrethinën e Novi Pazarit, në fshatin Kozarevë, në afërsi të lumit me të njëjtin emër.

Gërmimet vlerësuese kanë nisur në bazë të disa hetimeve, të cilat i kanë bërë zyrtarët e kësaj prokurorie.

Zyrtarët e Komisionit qeveritar për personat e pagjetur në Kosovë, të cilët kanë qenë të ftuar nga autoritetet serbe që të vëzhgojnë gërmimet, kanë theksuar se punimet janë ndërprerë, për shkak se kanë rezultuar të pasuksesshme dhe vend-gërmimi nuk përputhej me informacionet që kishte pala e Kosovës lidhur me varrezën eventuale masive, ku dyshohet të jenë varrosur civilët shqiptarë, të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Megjihatë, ata thanë se tashmë ky proces i gërmimeve vlerësuese ka nisur në Kozarevë të Novi Pazarit, dhe ai do të duhej të vazhdojë edhe më tutje.

Fati i personave të pagjetur mbetet një nga plagët më të rënda të luftës së fundit.

Mejë- U përkujtuan të vrarët në këtë masakër

0

Me pjesëmarrjen e qindra qytetarëve të Republikës së Kosovës, është shënuar sot në Meje të Gjakovës, 27 Prilli, dita e të zhdukurve të Kosovës.
Në “Lëndinën e Pikëllimit” në Mejë, pranë varreve të 376 martirëve të Masakrës më të madhe në Kosovë, homazhe dhe nderime ka bërë kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, Kryeparlamentari Kadri Veseli, Kryeministri Isa Mustafa, deputet, përfaqësues të subjekteve politike, kryetar komunash, përfaqësues të institucioneve fetare dhe familjarë të martirëve të rënë.

Në akademinë e organizuar nga shoqata “27 Prilli”, fillimisht të pranishmëve iu është drejtuar kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka thënë se gjashtëmbëdhjetë vite me parë, në këtë vend që më pas mori emërtimin shumë domethënës “Lëndinë e pikëllimit”, ishte vend i një krimi të papërshkruar, i një shfrenimi kriminal, ku pa asnjë dallim moshe apo gjinie, u ekzekutuan 376 persona, që të gjithë shqiptarë dhe banues të këtyre anëve dhe që të gjithë civilë e të pambrojtur.

“Tmerri i asaj dite, ishte një alarmues se pushtuesi ndjente humbjen, ajo ishte e përcaktuar tashmë për ta sepse krah nesh dhe luftëtarëve të lirisë, ishte edhe bota e civilizuar dhe demokratike. Por, qëllimi i tyre ishte shkatërrimi sa më shumë në masë, të lënë gjurmë sa më të thella në kohëzgjatje, që të lënë plagë shpirtërore, plagë të parikuperueshme, që të shkaktojnë humbje fizike”, tha ndër të tjera kryetarja Kusari-Lila.

Në fjalën e tij, Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, foli për angazhimet e Qeverisë në zbardhjen e fatit të pagjeturve, si angazhim i domosdoshëm, që të përfundoj ankthi i pritjes edhe për shumë familjarë tjerë të cilën ende nuk dinë se ku prehen më të dashurit e tyre. Kryeministri Isa Mustafa, masakrën e Mejës e ka vlerësuar si “Karvani i vdekjes”, për të shtuar më pas se kjo masakër dhe masakrat tjera që kanë ndodhur në Kosovë, ishin dëshira e pushtuesit për të na shfarosur si popull në Kosovë.

Fjalë rasti në këtë Akademi ka mbajtur edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili shtoi se armiqtë vepruan për të ndaluar të drejtën për të jetuar në trojet e veta.

“Sakrifica e madhe e popullit të Kosovës, bëri që ne sot të jetojmë të lirë, të lirë e me angazhim të ndërtojmë ardhmërinë tonë, shtetin tonë dhe te mos i harrojmë ata që më së shumti sakrifikuan për këto ditë që ne po i jetojmë”, tha Haradinaj.

Në emër të familjarëve të martirëve të Masakrës së Mejës e Korenicës ka folur përfaqësuesja e shoqatës “27 Prilli” Drita Sokoli. Ndërsa në fund në varrezat e martirëve janë vendosur kurora lule si dhe nga krijues të rinj janë recituar vargje kushtuar viktimave të masakrës së Mejës.

Hoxhaj në Tiranë: Ballkani Perëndimor po kalon një fazë të status-quos

0

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj, po merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare të Tiranë të organizuar nga instituti francez, IFRI, ORF nga Vjena dhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë me temën e integrimeve evropiane dhe bashkëpunimit rajonal.
Në fjalimin e tij, në panelin e përbashkët me ambasadorin Wolfgang Petrisch, Hoxhaj ka thënë se rajoni në vitin 2015 po e kalon një moment të status quos për shkak të shumë zhvillimeve globale që e marrin angazhimin më të madh të BE-së.

“Viti 2013 ka qenë viti më i mirë për rajonin kur Kroacia u anëtarësua në BE dhe Kosova e Serbia nënshkruan marrëveshjen e Prillit. Që nga ajo periudhë, Ballkani Perëndimor po kalon një fazë të status quos e cila mund të interpretohet edhe si një lloj lodhje e re. Prandaj BE-ja nuk duhet vetëm të përballet me ndjenjën e frikës përbrenda nga zgjerimi apo krizën financiare por ti adresoj edhe nevojat e vendeve të rajonit e veçmas Kosovës. Rasti i vonesës me nënshkrimin e MSA- dhe vizat për Kosovën flet për një qasje jo të drejtë të BE-së”, ka thënë Hoxhaj.

Ish ministri i jashtëm ka shtuar se gjatë pesë viteve të ardhshme, BE-ja duhet ta projektoj fuqinë e saj brenda dhe jo jashtë sepse rrezikon ta humbas në të dyja drejtimet.

“Çdokush po vonohet me Ballkanin Perëndimor. Ne përbrenda dhe Brukseli në anën tjetër. Prandaj duhet adresuar tri sfidat kryesore si procesin e shtetndërtimit, reformat ekonomike dhe ato historike ndërmjet vendeve”, ka thënë Hoxhaj.

Në këtë konferencë, ambasadori Petrisch, dhe disa ish diplomatë e gazetarë kanë folur për rreziqet e tjera që mund të përfshihet Ballkani sikurse kërcënimi nga Rusia dhe islami radikal.

​Majko: Rugova është “tradhtar” aq sa është e vërtetë se Klosi ka luftuar për UÇK-në

0

Deputeti socialist, Pandeli Majko, ish kryeministër i Shqipërisë në kohën e luftës së Kosovës, ka reaguar sot mbi pastërtinë e kauzës për liri të Kosovës, dhe mbi heronjtë e vërtetë që u flijuan për Kosovën.

Përmes një statusi në Facebook Majko shkruan se ky nuk është momenti i duhur për të folur për këtë çështje, pasi Shqipëria dhe Kosova kanë të tjera çështje imediate.

Sipas Majkos sa më i përçarë që të jetë faktori shqiptar aq më e rëndë do të jetë goditja. Kjo dhe të tjera, thotë ai, janë arsyeja pse debatet shterpe me “heronj” dhe “tradhtarë” për luftën e Kosovës janë në kohën dhe vendin më të keq për momentin që kalon Kosova dhe shqiptarët në rajon.
Statusi i plotë i Pandeli Majkos

“Lexova në media që ‘veterani’ i Luftës së Kosovës, Fatos Klosi ka fyer jo vetëm Presidentin e nderuar Rugova; që Ibrahim Rugova të ketë qenë ‘tradhtar’ i Kosovës, kjo është po aq e vërtetë sa Klosi të ketë luftuar me armë në dorë. Sot Kosova dhe publiku shqiptar duhet të përgatiten për Gjykatën Speciale Ndërkombëtare. Ajo do të gjykojë protagonistët e Luftës së shqiptarëve. Kjo është padyshim një ngjarje e rëndë. Të gjithë duhet të jemi në krah të UÇK-së, drejtuesve të saj dhe pastërtisë së kauzës së lirisë së Kosovës për të cilën u flijuan heronjtë e vërtetë të Kosovës. Sa më i përçarë që të jetë faktori shqiptar aq më e rëndë do të jetë goditja. Kjo dhe të tjera, janë arsyeja që mendoj se debatet shterp me “heronj” dhe “tradhtarë” për Luftën e Kosovës janë në kohën dhe vendin më të keq për momentin që po kalon Kosova dhe shqiptarët në rajon. Shpresoj të jetë rastësi”, ka shkruar Majko.

pandeli

​Verëtarëve po u vijnë ditë të mira

0

Investime edhe më të mëdha janë premtuar sot për verëtarët e Kosovës. Krejt kjo që të rritet cilësia e verës në Kosovë dhe ajo të ketë eksport edhe në tregun jashtë Kosovës.

Deri më sot Ministria e Bujqësisë dhe Komisionit Evropian, kanë investuar 45,000 euro për veglat bujqësore për bujqit. E këto investime u promovuan sot në ambientet e Bodrumit të Vjetër, ku përveç kësaj kompanie përfitues janë edhe 65 fermerë tjerë të cilët bashkëpunojnë me këtë kompani.

Drejtori i kompanisë Halim Haxhijaha tregoi për sfidat e njëpasnjëshme që nga renovimi i objekteve e deri te faza e prodhimit, gjë që nuk do të ishte e mundshme pa përkushtimin e familjes, stafit të kompanisë dhe ndihmës së Ministrisë së Bujqësisë dhe Komisionit Evropian.
Falë kualitetit dhe organizimit të mirë, Haxhijaha tha se kanë arritur të eksportojmë në Shqipëri, Bosnje, Kroaci, Sërbi, Holandë, Belgjikë, Çeki, Nigeri dhe në Japoni.

Halim Haxhijaha premtojë që nuk do të ndalen me kaq por do të rrisin kapacitetet e prodhimit dhe do të bëjnë kërkimin e tregjeve të reja, duke rritur kështu edhe numrin e punëtorëve
Ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi me këtë rast tha se investimet dhe puna e kompanisë “Bodrumi i Vjetër” i jep atij stimulim të mëtutjeshëm për të vazhduar mbështetjen edhe për kompanitë e tjera.

Krasniqi beson se potenciali për rritje është absolutisht i pakontestueshëm.
“Mua më vjen mirë që një nga kërkesat e shoqatës së vreshtarëve, vertarëve për rritjen e kuotës të eksportit nga Kosova në Bashkimin Evropian, do të realizohet nga Janari i vitit të ardhshëm kur do të hyjë në fuqi edhe marrëveshja e stabilizim – asociimit. Ne sot kemi një kuotë prej 2 milion litrash në vit e cila realizohet apo absorbohet në gjashtë muajshin e parë duke i mbetur gjashtë muaj të tjerë në një situatë jo shumë konkurruese prodhuesit tanë. Nga viti i ardhshëm ne do të kemi një kuotë të re pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes të stabilizim asociimit gjë që, do të mundësoj eksportin deri në 5 milion litrave verë të Kosovës në Bashkimit Evropian dhe kombinuar këtu në eksportet me vendet e tjera, tregjet e tjera të cilat tashmë po ndodhin edhe nga kompania Podrumi i Vjetër, por edhe nga kompanitë tjera, prodhuesit tjerë të Kosovës dhe besoj që do të kemi një sektor më të fuqishëm, shumë më të konsoliduar se sa që kemi sot”, tha Krasniqi.

Ministri Krasniqi theksoi që ministria tashmë ka fokusin për shtim të sipërfaqeve të mbjella me vreshta.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe përfaqësuesi i Komisionit Evropian Christof Stock, i cili tha se rritja e eksportit luan rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës, prandaj Komisioni Evropian ka qëllim përkrahjen e prodhuesve vendor në rritjen e kualitetit dhe arritjen e standardeve të kërkuara nga shtetet e Bashkimit Evropian.
“Kam kënaqësinë që në këtë ceremoni po promovohet një investim i përbashkët i cili besoj se do të ndihmojë jo vetëm verëtarisë por të gjithë fermerëve në përgjithësi. Jemi në dijeni që vena e venarisë është në eksport vetëm brenda vendit të Kosovës por ka arritur të eksportojë edhe jashtë vendeve të Kosovës. Në mënyrë që ta rrisim eksportin e verës në vendet e jashtëm është e rëndësishme që të arrihen standarded e duhura evropiane që të arrijmë nivelin për eksport të jashtëm sikurse edhe kualiteti të jetë në nivel”, tha Stock.

E kur ky nivel arritët, Stock shtoi se dëshmon edhe konkurrimin në tregun e jashtëm. Ndërsa Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi foli për traditën Rahoveciane në kultivimin e rrushit dhe benefitet që kjo kulturë ia sjellë Komunës dhe Qeverisë së Kosovës./KosovaPress/