Grantet e MBPZhR-së po gjenerojnë vende të reja pune

0

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes granteve investive po arrin që të rrisë kapacitetet prodhuese dhe përpunuese në agrobizneset vendore, të cilat përmes këtyre investimeve po arrijnë që të sjellin edhe prodhime cilësore në tregun vendor, si dhe po gjenerojnë vende të reja të punës.

Kështu është shprehur sot ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, gjatë përurimit të objektit të ri dhe pajisjeve të reja të kompanisë “Eurofood”, në Prizren, investime këto të përkrahura përmes grantit investiv të MBPZhR-së.
Me këtë rast, ministri Krasniqi, tha se Eurofood është një nga kompanitë e suksesshme të Kosovës, që ka traditë dhe ka sjellë në treg produkte cilësore dhe që janë shumë të nevojshme dhe që konsumohen nga konsumatorët tanë.
“Për të ruajtur këtë traditë dhe për të ecur përpara sektori privat ka nevojë për përkrahje nga shteti dhe jam i nderuar që jam sot këtu me ju, me punëtorët e kësaj ndërmarrje, të përurojmë investimet në zgjerim dhe makineri të re që janë bërë falë një granti prej rreth 166 mijë eurove nga MBPZHR-ja”, tha ministri Krasniqi. Më tej, ai tregoi se Qeveria e Kosovës ka dyfishuar mbështetjen për prodhimin, përpunimin dhe diversifikimin e bizneseve në bujqësi dhe sivjet ai tha se MBPZHR-ja ka ndarë 20 milionë euro për grante dhe 23 milionë euro për subvencione.
Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, tha se investimet në zgjerimin e agrobizneseve vendore janë të mirëseardhura në këtë komunë dhe më këtë rast ai shprehu edhe gatishmërinë e tyre si komunë për të përkrahur zhvillimin e mëtejmë të agrobizneseve.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, vlerësoi lartë mbështetjen e MBPZhR-së për zhvillimin e mëtejmë të agrobizneseve vendore dhe sipas tij ka ende për t’u bërë në këtë drejtim, por që për këtë nuk po mungon përkrahja institucionale.
Ndërkaq, udhëheqësit e kompanisë “Eurofood”, në Prizren, treguan se mbështetja e vazhdueshme e ministrisë po ndikon që këto agrobiznese të rrisin edhe prodhimtarinë dhe cilësinë e produkteve të tyre.
Ndryshe, me investimet e MBPZhR-së në kompaninë “Eurofood”, janë shtuar 20 vende të reja pune, si dhe janë shumëfishuar kapacitetet prodhuese

Jacobson: Prizreni është shembulli më i mirë për diversitetin kulturor në Kosovë (Video)

0

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka deklaruar se Prizreni është shembulli më i mirë për diversitetin kulturor në Kosovë. Këto komente ajo i bëri gjatë vizitës në Kalanë e Prizrenit, ku Ambasada Amerikane ka investuar rreth 70 mijë euro në restaurimin e kësaj kalaje./21 Media/

Hazard: Jam duke qëndruar te Chelsea

0

Mesfushori belg, Eden Hazard i ka mohuar zërat se do të transferohet tek Real Madridi, duke insistuar se do të qëndroj tek Chelsea edhe në sezonin e ardhshëm. Gazard, i cili është shapllur si Lojtari i Vitit në Ligën Premier ka qenë i lidhur me një kalim tek Real Madridi kohëve të fundit është shprehur i lumtur në Stamford Bridge. Kur u pyet se nëse do të transferohet tek Real Madridi në verë, Hazard tha:”Jo, unë jam duke qëndruar tek Chelsea”./vs/

Ahmeti: Shqiptarët duan zbatim të marrëveshjes së Ohrit (Video)

0

LIderi i BDI-së, Ali Ahmeti tha se incidentet e fundit në Maqedoni nuk do të ndikojnë në dhunë ndëretnike. Sipas tij deklaratat se prapa incidenteve në Gushincë qëndrojnë shtetas të Kosovës, nuk janë qendrim i qeverisë së Maqedonisë por vetëm i individëve të caktuar. Këto deklarata Ahmeti i bëri pas takimit me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçin. Thaçi paralajmëroi mbledhje të përbashket të qeverisë së Kosovës me atë të Maqedonisë./21 Media/

Hendboll: Kosova në dy sfidat e radhës (Video)

0

Të mërkurën reprezentacioni i Kosovës në Hendboll do të zhvillojë ballafaqimin e radhës në kuadër të fazes parakualifikuese për Kampionatin Evropian. Kosova do të përballet me Italinë në ndeshjën që zhvillohet në kryeqytet ditën e mërkurë, prej orës 19.30 dhe e njejta do të transmetohet drejtperdrejt në RTV 21.
Ja cfarë deklaron selektori i kombëtarës së Kosovës nw hendboll, Alfred Llazari.
video

Serbi-Shqipëri: Fillimi – pranohet patent shoferi

0

Me një vendim të këshillit të ministrave nr. 308, datë 8.4.2015 dhe pas botimit në fletoren zyrtare, ka hyrë në fuqi që prej ditës së sotme marrëveshja midis Shqipërisë dhe Serbisë për sa i takon njohjes së ndërsjelltë të lejeve të drejtimit për drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë në dy vendet përkatëse.
Që sot, shoferët shqiptarë që shkojnë në Serbi dhe anasjelltas, apo edhe turistët, nuk do të kenë nevojë të kryejnë shpenzime për pajisjen me një patentë ndërkombëtare.
Ky është fryti i parë në kuadër të procesit të Berlinit të ndërmarrë nga BE-ja si dhe pas vizitës zyrtare të kryeministrit Edi Rama në Beograd.
Por pas incidenteve në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri dhe polemikave për deklaratat e Ramës në Beograd, patentat mund të konsiderohen si hapi i parë pozitiv drejt shkrijes së akujve mes dy vendeve.

Çka bën shefi i mirë…

0

Dan Price, pronari i një kompanie të vogël të përpunimit të kartave të krediti, është bërë këtë javë personi më i dëshiruar për punëmarrësit. Drejtori ekzekutiv krijoi një pagë minimale prej 70.000 dollarë, ndërkohë që pagën e tij e çoi në 1 milion dollarë.

“A është edhe dikush i emocionuar si unë? Unë jam i lumtur”, tha Dan Price, pasi prezantoi politikën e tij të re të pagave.

“New York Times” shkruan se për tre vitet e ardhshme drejtori Ekzekutiv i “Gravity Payments” do t’u ofrojë pagën prej 70.000 dollarë për 120 punonjësit e tij.

Price lexoi një hulumtim që tregonte se njerëzit që fitojnë më pak se 70,000 dollarë në vit mund të bëhen me të vërtetë të lumtur nëse marrin një rritje të pagës.

Pas kësaj, Price thjesht vendosi që të rrisë rrogën e secilit me minimumin 70,000 dollarë, kjo edhe për punëtorët në shkallën më të ulët të korporatës.

70 nga punonjësit do të kenë rritje të pagës, kurse 30 do të marrin dyfishin e pagës në bazë të politikave të reja!

Në mënyrë që të ndihmojë në pagesën e pagave të reja, Price do të ulë pagën e vet vjetore nga 1 milion dollarë në 70,000 dhe do e japë një pjesë të mirë të profitit të parashikuar të kompanisë për të realizuar këtë vendim.

“Norma e tregut për mua si drejtor ekzekutivi krahasuar me një person normal është qesharake, absurde”, deklaroi Price për “Times”.

Sipas një hulumtimi bërë në vitin 2013 një punëtor i McDonald’s i duhej të punonte 7 muaj që të fitonte atë që drejtori ekzekutiv i kompanisë e fitonte për një orë.

FHD Kosovë: Qeveria ta hapë dialogun me Serbinë për të zhdukurit

0

Me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Personave të Zhdukur, Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë) kërkon nga Qeveria e Kosovës më shumë përkushtim në zbardhjen e fatit të tyre dhe gjithashtu kërkon nga institucionet përkatëse që të bëjnë më shumë në adresimin e përgjegjësisë penale.

Me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Personave të Zhdukur, Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë) kërkon nga Qeveria e Kosovës më shumë përkushtim në zbardhjen e fatit të tyre dhe gjithashtu kërkon nga institucionet përkatëse që të bëjnë më shumë në adresimin e përgjegjësisë penale.

“Gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti ka pasur progres në gjetjen e trupave të personave të zhdukur, gjegjësisht është hulumtuar, lokalizuar dhe hapur varreza masive në Rashkë, ku janë zhvarrosur trupat e 52 personave që ishin të raportuar si të zhdukur gjatë kohës së luftës në Kosovë. Sidoqoftë numri i personave të zhdukur vazhdon të jetë shumë i lartë dhe duhet të shtohen përpjekjet për gjetjen e personave fati i të cilëve ende nuk dihet.

Për më tepër, FDH Kosovë shpreh shqetësimin që fokusi ka mbetur vetëm në gjetjen e trupave të personave të zhdukur, ndërsa institucionet kanë dështuar të marrin hapa për adresimin e përgjegjësisë penale për të njëjtat raste. Duke pasur parasysh numrin e madh të personave të zhdukur gjatë dhe pas luftës në Kosovë, pranë gjykatave vendore është proceduar një numër simbolik i lëndëve për këto krime. Mbi 99% të familjarëve të këtyre viktimave kanë mbetur pa drejtësi.

Edhe pse Qeveria e Kosovës kishte premtuar se çështja e personave të zhdukur do të jetë temë e dialogut me Serbinë, dhe duke ditur se kjo ende nuk ka ndodhur, FDH Kosovë kërkon të insistohet që çështja e personave të zhdukur të jetë tema e radhës për diskutim. Gjithashtu në këtë dialog Qeveria e Kosovës duhet të parashtrojë kërkesë që të gjendet zgjidhje për bashkëpunimin e gjyqësorit të Kosovës dhe atij të Serbisë, në mënyrë që të bëhet ndjekja penale e personave të përfshirë në këto krime”, thuhet në komunikatën e FHD Kosovë.

Çfarë shohin femrat tek njëra-tjetra

0

Një hulumtim i bërë ditët e fundit tregon se si e shikojnë femrat njëra-tjetrën. Gjëja e parë që femrat vërejnë te tjera është pesha. Pothuajse 55 % e femrave fillimisht shohin te tjetra formën e trupit, para se ta kthejnë shikimin te sytë, ngjyra e lëkurës, gjatësia apo veshja.

Më shumë se gjysma (54 %) kishin pranuar se gjëja e parë që shohin te femrat e tjera janë format trupore, kryesisht beli i tyre. Rreth 90 % e femrave e dinë që femrat e tjera i vlerësojnë në bazë të pamjes së jashtme,shkruan cityfm.al

Për të arritur në këtë përfundim, hulumtuesit kishin anketuar 2 000 femra të moshës 18 deri 45 vjeç për qëndrimet e tyre lidhur me përshtypjen e parë që ato krijojnë për gjininë e tyre. Shumica e pjesëmarrëseve në këtë hulumtim kanë pranuar se krijojnë një mendim për femrat e tjera për vetëm disa sekonda në bazë të pamjes së jashtme.

Ja, disa gjëra që femrat fillimisht i vërejnë te njëra-tjetra:

• Sa elegante është?
• A ka vendosur shumë make-up?
• A ka stil?
• Çfarë fytyre ka?
• Buzëqeshjen.
• Lëkurën.
• Gjatësinë.
• A i ka rrënjët e flokut të pangjyrosura?
• A i ka vendosur shumë makiazh fytyrës?
• Lyerjen e syve.
• Këpucët.
• Madhësinë e gjoksit.
• Si i ka dhëmbët?
• Bizhuteritë?
• Çfarë mashkulli ka në krah?
• A i ka dhëmbët të bardhë?
• A ka një lëkurë të shëndetshme?
• A ka thonj të rregulluar?

Duzharik: Kosova duhet t’i jap dritë jeshile Speciales(Video)

0

“Siç jeni në dijeni disa vende anëtare të KS kanë kërkuar nga KS i OKB që të veproj lidhur me akuzat e referuesit special të KE, senatorit Dik Marti. Gjithsesi, nëse diskutimet me BE dhe Kosoves dështojnë në formimin e Gjykates Speciale, çështja mund të merret në trajtim nga Këshilli i Sigurimit”.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithëm të OKB-së, Stefan Duzharik në një intervistë ekskluzive për RTV21.
“Siç jeni në dijeni, disa vende antare, të Këshillit të Sigurimit, kane kerkuar që të veprojnë, lidhur me akuzat e referuesit special te Këshilli të Evropës, senatorit Dik Marti.
Gjithsesi, po qe se diskutimet e Bashkimit Evropian dhe Kosovës deshtojne, ne formimin e Gjykates Speciale, çeshtja mund te merret ne trajtim nga Keshilli i Sigurimit!
Ndërsa lidhur me reflektimin e Intitucioneve të Kosoves, deshtimi i formimit te Gjykates, Duzharik thotë se edhe pse duhet te presim çka do te ndodhë në bisedimet mes Kosoves dhe BE-së, çeshtja mund te vie para Këshilli të Sigurimit, por tani per tani nuk mund te predikojme. Pra, duhet pritur!
Por, po qe se Këshilli i Sigurimit autorizon Gjykaten Speciale, a eshte ky variant i vetëm qe mund ta perfundoi dhe ta ç’autorizoi Gjykaten, Duzharik thotë se ne te kaluaren kemi pare se Këshilli i Sigurimit ka autorizuar numer te konsideruar te Gjykatave Speciale me juridiksion mjaft te limituar. Ngnjehere ato gjykata jane formuar vetem nga Këshilli e nganjehere ne partnritet me autoritet përkatese dhe çdo here qe jane formuar, gjykatat dhe institucionet e tilla, puna dhe veprimtaria ka qene e specifikuara!
Pra, para se te filloj gjykata duhet te jete me se e qart se me cka konkretisht do te merret dhe çka do te trajtoj.
Mirëpo, se a do te perqendrohet vetem ne akuzat qe dalin nga raporti i Dik Martit apo do te ketë edhe çështje të tjera, zedhenesi i Duzharnik, nuk u pergjgj specifikisht por tha se çdo gjykate e tillë kur te formohet, ka te specifikuar mandatin dhe autorizimet se me çka do te merret dhe mu per kete ne duhet te presim se çka do te vendoset lidhur me kete!
Lidhur me çështjen e stopimit të vizitës së zëvendëskryeministrit Thaçi në Beograd javen e kaluar, bashkëbiseduesi ynë thotë se Sekretari i Përgjithshëm e ka percjell me inters kete çeshtje, duke potencuar se nikoqiri i takimit ka anuluar ftesen! Me tej ai tha se Ban Ki Mun e perkrah dialogun mes Pishtinës dhe Beogradit në Bruksel, që duhet te ndihmoj ne permiresimin e marredhenjeve dhe uljen e tensioneve mes dy vendeve. Vlen te theksohet se zedhenesi, Duzharik asnjehere nuk e denoj sjelljen e Serbise me kercenime per arrestimin e zoti, Thaçi, ndërsa në pytjen se a do te nderhyn Sekretari i Përgjithshëm tek autoritetet serbe dhe te kerkoj apo rekomandoj anulimin e urdherarrestit, qe daton nga koha e Millosheviqit, zedhenesi u pergjigj ne menyre diplomatike duke thene se ne rekomandojme qe edhe kjo çeshtje si shume të tjera duhet te trajtohet dhe zgjidhet permes dialogut ne Bruksel te sponsorizuar nga Kombet e Bashkuara”!
Halil Mula-RTV21-New York