8 premtimet që çdo femër duhet t’ia bëjë vetes

0

Sekreti i lumturisë nuk gjendet te gjërat e jashtme, por te perceptimi që keni ju për to. Për të arritur më të mirën dhe për të pasur sa më shumë sukses si femër, ndiqni këshillat e mëposhtme për premtimet që duhen mbajtur.

Dashuria për veten është ‘çelësi për t’u ndier mirë për atë që jeni dhe për jetën që bëni’, shkruan Bertolucci në librin e saj më të ri “Pakti i mirësisë”. Që të kujtoheni dhe të vazhdoni të jeni të sjellshëm me veten duhet të bëni dhe të mbani tetë premtime bazë, secili prej tyre i projektuar për t’ju larguar pasiguritë dhe për t’ju dhënë kurajë.

Pranoni gabimet tuaja
Perfeksioni është diçka që nuk ekziston. Shumë njerëz e dinë këtë dhe vazhdojnë ta torturojnë veten dhe të gërryejnë besimin për të ndjekur perfeksionin. Kur pranoni pikat tuaja të dobëta, keni njohur edhe pikat e forta. Duhet t’i premtoni vetes se do të pranoni veten siç është dhe pa perfeksion. Nëse e bëni këtë, do të ndiheni shumë mirë dhe do ta keni më të lehtë të plotësoni jetën tuaj.

Sapo të keni liruar veten nga barra e perfeksionimit do të jeni të lirë të shihni cilësitë tuaja pozitive.

Bëni gjithnjë më të mirën tuaj

Premtojini vetes se do të bëni më të mirën tuaj dhe kjo është më se e mjaftueshme. Nëse vendosni synime të pamundura, atëherë nuk do të keni shanse të arrini atë që synoni. Për të mos e çuar vetë veten drejt dështimit, bëhuni më realistë dhe jepni fuqinë tuaj maksimale te gjërat që mund t’i kontrolloni.

Kur besoni se më e mira juaj është e mjaftueshme, mund të pranoni një ditë të keqe ose të zakonshme, pa u ndier keq.

Mjaft e krahasuat veten

Premtojini vetes se nuk keni përse e shihni më të mirë ose më të keq se të tjerët. Sa herë që e krahasoni veten me miqtë, fqinjët, të afërmit, personat e famshëm, ju humbni një pjesë origjinale tuajën dhe filloni të imitoni. Kur nuk e krahasoni më veten me të tjerët, i vetmi person që duhet të impresiononi është veta.

Besoni te potenciali juaj

Jo vetëm që është shqetësimi një humbje e madhe e energjisë, po gjithashtu dërgon një mesazh të pastër të ndërgjegjes suaj për pritshmëritë që keni në jetë. Në vend që të shqetësoheni për gjëra që mund të mos ndodhin kurrë, besoni te potenciali juaj dhe përqendrojeni të gjithë fuqinë për të arritur atë që doni në realitet shkruan Express.

Mos e dëgjoni kritikën e brendshme

Mendojeni veten si një rojë të vetëbesimit tuaj. Mënyra se si flisni për veten ka një barrë të madhe në mënyrën se si do të ndiheni për veten; nëse flisni ashpër për veten dhe me zë kritikues, atëherë do të filloni të mendoni jo mirë për personin që jeni. Por nëse nuk e dëgjoni zërin kritikues brenda vetes do të fitoni shumë më shumë sesa t’ia vini veshin. Ndryshimi i mënyrës se si mendoni, mund t’ju duket paksa e pazakontë por do t’ju shpërblejë shumë.

Sfidojeni veten

Besimi dhe vetëbesimi janë si muskujt duhet t’i stërvitni sa më shumë nëse doni të bëheni të fortë. Një nga mënyrat më të mira për të ndërtuar këta muskuj është të dilni nga zona e rehatisë. Kur e sfidoni veten, mund të bëni gjëra të jashtëzakonshme që mund të mos ju kishin shkuar në mendje. Pavarësisht se si ndiheni kur bëni diçka të re, do të ndiheni shumë të kënaqur kur ta keni përfunduar atë.

Mjaft me arsyetime

Pavarësisht se si mund të duket nga larg, askush nuk po jeton jetën ideale. Çfarë disa e bëjnë më mirë se të tjerët është se ata jetojnë jetën më të mirë që munden. Nëse ju nuk po jetoni në maksimum, duhet të kuptoni shkaqet që po ju pengojnë dhe arsyet përse ju po i lini të ndodhin. Sapo të ndaloni së bëri justifikime dhe të filloni të merrni përgjegjësi, do të mund t’i shijoni gjërat dhe të jetoni një jetë shumë të kënaqshme.

Duaje veten

Nëse doni të ndiheni mirë për personin që jeni dhe jetën që keni, atëherë duhet të ndërtoni besimin te vetja, shkruan gazeta shqip. Duajeni veten, trajtojeni mirë dhe mos t’ju mungojë dashuria dhe respekti, pasi në vetvete jeni shoku më i ngushtë, më mirëkuptues dhe më shpirtmirë. Jeni njeriu më i rëndësishëm i jetës suaj, mos e harroni këtë!

1.6 miliard kafe në ditë!

0

Lexoni e (mos) besoni por gjatë ditës pihen jo më pak se 1.6 filxhana me kafe, me të cilën kafe është i lidhur edhe mundi dhe puna e mbi 60 milionë njerëzve që punojnë në mbjelljen , punimin dhe përgatitjen e bimës e cila vjen nga Amerika Latine./21 Media

Pse Berlini zyrtar nuk shkel në Tiranë?

0

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës njoftoi sot se Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Dr. Frank-Walter Steinmeier, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës nesër, e martë, 28 prill 2015.
Me këtë rast, ministri Dr. Steinmeier do të zhvillojë takime me krerët shtetërorë të Kosovës me të cilët do të diskutojnë tema të ndryshme me interes bilateral.

Ministri i jashtëm gjerman Dr. Steinmeier do të takohet fillimisht me kryetaren e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, e më pas edhe me kryeministrin z. Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin e parë dhe njëherësh ministrin e Jashtëm, z. Hashim Thaçi.
Nuk mbahet mend që kur një zyrtar i nivelit të lartë në rang kryeministri apo ministri të jashtëm gjerman nuk shkel në Tiranë.

Në kohën e qeverisë Berisha, duhej ndonjë samit i NATO-s, që Shqipëria të kishte ndonjë kontakt të rastësishëm me kancelaren Merkel, ndërsa qeveria Rama është mjaftuar me vizitat e kryeministrit tonë në Berlin.

Kur do ta thyejë akullin për të ardhur në Tiranë një funksionar i lartë i ekzekutivit gjerman dhe a ka ndonjë arsye thelbësore përse kjo nuk ndodh?
Këtë më mirë mbase e dinë vetëm qeveritë e dy vendeve.

Gjuriq: Heqja e “Parkut të paqes” sipas marrëveshjes

0

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë u ka thënë sot gazetarëve në Mitrovicë se “Parku i paqes” te Ura e Ibrit u ngrit aty sipas marrëveshjes së arritur në gushtin e vitit të kaluar dhe se ai mund të hiqet në atë çast kur të merren vesh kryetari i Mitrovicës së jugut dhe ai i veriut./21 Media

Rashiq: “Luftë” mes serbëve të Gjuriqit dhe Vulinit në Kosovë

0

Rashiq: “Luftë” mes serbëve të Gjuriqit dhe Vulinit në Kosovë

Lideri i Partisë Demokratike Progresive dhe deputet në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq, tha se mungesa e përfaqësuesve serbë në seancën e Kuvendit, për shkak të “polarizimit të Marko Gjuriq dhe Aleksandar Vulinit” nuk do të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve të serbëve në Kosovë.
“Sot, në seancën e Parlamentit të Kosovës ka ndodhur një rast i çuditshëm, ku jo të gjithë përfaqësuesit serbë ishin të pranishëm dhe kjo për shkak të polarizimit të serbëve të Gjuriqit dhe Vulinit. Shumë po merremi me ‘serbizimin’ dhe shumë pak me probleme praktike”, tha Rashiq në Beograd.

Ai këto komente i ka bërë në tryezën e rrumbullakët mbi lirinë dhe të drejtat në kontekst të zbatimit të Konventës Evropiane për Kosovën, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu tha se problemet e serbëve, praktikisht nuk janë zgjedhur seriozisht, përfshirë edhe serbët në Kosovë të cilët janë identifikuar si kërcënim për interesat kombëtare shqiptare, duke i detyruar ata që të qëndrojnë në atë territor “të brishtë”.

Clooney 'i'a sheh hajrin gruas'

0

Falë martesës së tij me avokaten e të drejtave të njeriut, Amal Alamuddin, aktori mjaft i mirënjohur George Clooney, i është bashkuar listës të personave më të pasur në Britani. Pasuria e çiftit ka një vlerë prej 121 milionë paund, duke u renditur ne vendin e 790 nga 1000 njerëzit më të pasur në Britani dhe Irlandë.

Aktori 53-vjeçar është përfshirë në “Sunday Times Rich List” për herë të parë këtë vit, pas martesës me avokaten në shtatorin e kaluar. Personazhe të tjerë të famshëm që janë përfshirë në këtë liste janë David dhe Victoria Beckham, pasuria e të cilëve arrin 240 milionë paund, falë kontratave me Adidas dhe H&M.

Las Vegasi, para meçit të shekullit (Foto)

0

Las Vegas padyshim që është një nga qytetet më të bukura në botë. I njohur si qyteti i kazinove, Las Vegas po bëhet gati këtë javë që të jetë nikoqir i të ashtëquajturit, “Meçi i Shekullit” që do të zhvillohet me 2 maj në mes të Floyd Mayweather dhe Manny Pacquaio.
Gjithçka në qytet tani frymon me boks. Fotografitë e dy boksierëve janë në çdo kënd të qytetit, ndërsa qendrat tregtare po shesin gjësende të ndryshme me fotografitë e dy boksierëve.
Hotelet poashtu janë bërë gati për të pritur mysafir nga mbarë botë, ndërsa çmimi i natës në hotele mesatarisht do të jetë 1600 dolllarë.
1

2

3

45

6

7

'10 ditë në ISIS'

0

Publicist gjerman, Jyrgen Todenhofer, ka rrëfyer për përvojën e tij që ka pasur me pjesëtarët e Shtetit Islamik, në radhët e së cilëve i kaloi dhjetë ditë. Ai theksoi se Shteti Islamik është ushtria më e rrezikshme terroriste në historinë më të re.

Shteti Islamik është ushtria më e rrezikshme terroriste që ka parë historia më e re dhe është një fenomen i ngjashëm me kancerin, thotë publicisti gjerman, Jyrgen Todenhofer.
Todenhofer, i cili kaloi 10 ditë në mesin e pjesëtarëve të Shtetit Islamik dhe shkroi një libër për këtë organizatë, thotë se ky lloj terrorizmi është krijesë e bashkësisë ndërkombëtare, nëpërmjet luftërave të saj kundër terrorizmit.
Në një intervistë për mediet gjermane, Todenhofer tha se Shteti Islamik nuk ka lidhje me islamin dhe ju bëri apel të rinjve në Perëndim dhe anembanë botës që mos t’i bashkohen kësaj organizate.
Ai më tutje shtoi se në thelb kjo organizatë nuk është Shtet Islamik, por Shtet Anti-Islamik.
Todenhofer më tutje rrëfeu se ka qenë në një qendër të rekrutimit të kësaj organizate në Irak, ku për çdo ditë kanë arritur mbi 50 njerëz, për të cilët tha se ishin njerëz mjaft inteligjentë.
Publicisti gjerman më tutje qartësoi se Shteti Islamik është si kanceri, i cili nuk mund të mposhtet me luftë, por mund të mposhtët vetëm nëse në jetën politike të Irakut integrohen sunitët, të cilët përbëjnë rreth 35 për qind të popullatës në vend./21 Media/

Pekini ndan 40 miliardë dollarë për “rrugën e mëndafshit”

0

Në vitin 2013, Presidenti i Kinës, Ksi Jinping, shpalosi projektin “rruga e mëndafshit”, i cili do ta lidh Kinën me Evropën, ndërsa zyrtarët në Pekin njoftuan se për realizimin e projektit janë ndarë 40 miliardë dollarë.

Kina shpreson se “Rruga e re e mëndafshit” do të thellojë lidhjet politike nga Paqësori deri në Detin Baltik dhe të eliminojë dhe tejkalojë pengesat në tregti dhe investime, ndërsa Pekini zyrtar për realizimin e këtij projekti tashmë ka ndarë 40 miliardë dollarë, ka deklaruar Presidentja e Asociacionit të Ndërmarrësve kinezë, Kai Guri, e cila qëndroi për vizitë në Rusi.
Sipas fjalëve të saj, koncepti i ri i zhvillimit parasheh që ndërtimi i rrugës së mëndafshit do të lehtësojë shkëmbim tregtar mes Evropës dhe Kinës.
Projekti i Rrugës së Mëndafshit, i cili lidh Kinën me Evropën, është shpalosur në vitin 2013 nga Presidenti i Kinës, Ksi Jinping.
Pekini me ketë projekt synon të përmirësojë lidhjet politike, të krijojë një rrjet të komunikacionit mes Oqeanit të Qetë dhe Detit Baltik, të reduktojë pengesat për tregti dhe investime dhe të zgjerojë rajonet në të cilat do të përdorët valuta e saj kombëtare./21 Media/

“Tri dritare dhe një varje” merr tre çmime në “Cyprus Film Days”

0

Një lajm tjetër i mirë vjen për kinematografinë kosovare. Filmi “Tri ditare dhe nje varje” i regjisorit Isa Qosja, ka fituar tre çmime në festivalin “Cyprus Film Days”. Në këtë festival ku ka marrë pjesë edhe regjisori Qosja, “Tri dritare dhe një varje”, ka marrë çmimet “Filmi më i mirë” i festivali, “Aktorja më e mirë” çmim që i ka takuar aktores Irena Cahani si dhe çmim nga juria e të rinjëve. Film “Tri dritare dhe një varje” flet për gratë e dhunuara shqiptare gjatë luftës në Kosovë dhe përballja e tyre paslufte me mentalitetin e egër të shoqërisë./21 Media/