Në vitin 2013, Presidenti i Kinës, Ksi Jinping, shpalosi projektin “rruga e mëndafshit”, i cili do ta lidh Kinën me Evropën, ndërsa zyrtarët në Pekin njoftuan se për realizimin e projektit janë ndarë 40 miliardë dollarë.
Kina shpreson se “Rruga e re e mëndafshit” do të thellojë lidhjet politike nga Paqësori deri në Detin Baltik dhe të eliminojë dhe tejkalojë pengesat në tregti dhe investime, ndërsa Pekini zyrtar për realizimin e këtij projekti tashmë ka ndarë 40 miliardë dollarë, ka deklaruar Presidentja e Asociacionit të Ndërmarrësve kinezë, Kai Guri, e cila qëndroi për vizitë në Rusi.
Sipas fjalëve të saj, koncepti i ri i zhvillimit parasheh që ndërtimi i rrugës së mëndafshit do të lehtësojë shkëmbim tregtar mes Evropës dhe Kinës.
Projekti i Rrugës së Mëndafshit, i cili lidh Kinën me Evropën, është shpalosur në vitin 2013 nga Presidenti i Kinës, Ksi Jinping.
Pekini me ketë projekt synon të përmirësojë lidhjet politike, të krijojë një rrjet të komunikacionit mes Oqeanit të Qetë dhe Detit Baltik, të reduktojë pengesat për tregti dhe investime dhe të zgjerojë rajonet në të cilat do të përdorët valuta e saj kombëtare./21 Media/
