Diell dhe vapë, por pasdite moti pritet të përkeqësohet

TË FUNDIT

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Në disa vende do të ketë paqëndrueshmëri, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht, proceset do të jenë në formë stuhie, me erë të fortë, reshje të rrëmbyeshme dhe mundësi për breshër. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizë nga 14 deri në 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 30 deri në 35 gradë Celsius.

Në Shkup pritet gjithashtu mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi afatshkurtër, të shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme, erë të fortë, bubullima dhe mundësi për breshër. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të ulet deri në 21 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 35 gradë Celsius.

Sipas parashikimit të DPHM-së, sot dhe nesër paradite moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, ndërsa gjatë orëve të pasdites do të ketë paqëndrueshmëri, me erë të përforcuar, reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe kushte për paraqitjen e breshrit. Lokalisht, proceset do të jenë në formë stuhie, me erë të fortë, reshje të rrëmbyeshme dhe breshër.

Deri në fillim të javës së ardhshme, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Të enjten dhe të premten do të fryjë erë e përforcuar deri e fortë, kryesisht nga drejtimi verior.