1.5 milion euro për cilësinë e ujit të Badovcit

0

Ferid Agani minister i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe Shpend Ahmeti kryetar i Komunës së Prishtinës sot do ta vendosin gurthemelin e projektit “Përmirësimi i cilësisë së ujit në liqenin e Badovcit përmes sistemit adekuat të menaxhimit të ujërave të zeza”.

Punimet do të fillojnë në fshatin Mramor, në pjesën ku ndodhet hyrja për në liqenin e Badovcit.

Ky projekti pritet të ketë një kosto mbi 1.5 milion euro. Rreth 700 mijë euro për rregullimin e impiantit, do të investojë Qeveria e Republikës së Çekisë, ndërsa Komuna e Prishtinës do të investojë afër 800 mijë euro në rregullimin e rrjetit të kanalizimit në fshatrat Mramor, Busi dhe Sutesk.21/MEDIA

S’janë vetëm mësuesit që duan 0.5 përqindëshin

0

Një komision i formuar nga përfaqësues të institucioneve dhe të federatës së shëndetësisë është duke punuar për të përpiluar listat, që 0.5 % i përvojës së punës, të iu paguhet punëmarrësve në sistemin shëndetësor publik.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se tashmë grupet punuese po përpilojnë listat. Ndërsa për periudhën nga 1 janari i këtij viti pagesa do të bëhet në mënyrë retroaktive.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë kontratë përfshihen punëmarrësit në sistemin shëndetësor publik sipas profesionit dhe gradimit të tyre të lartë dhe të mesëm./21MEDIA

“Mbrojtja dhe Siguria në Punë”

0


Me qëllim të përqendrimit të vëmendjes ndërkombëtare mbi tendencat e reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe rëndësinë e problemeve të lidhura me lëndimet, sëmundjet dhe vdekjet në mbarë botën, 28 prilli shënohet si dita botërore e sigurisë dhe shëndetit në punë – një fushatë ndërgjegjësimi.

Më këtë datë, sindikatat në botë përkujtojnë dhe nderojnë kujtimin e viktimave të aksidenteve dhe sëmundjeve në punë. Kjo ditë po ashtu promovon krijimin e një sigurie globale parandaluese dhe të një kulture shëndetësore me përfshirjen e të gjithë aktorëve.

Kjo ditë do shënohet edhe në Kosovë. Gjatë ditës së sotme do të mbahet takimi përmbyllës i fushatës “Mbrojtja dhe Siguria në Punë” e organizuar nga Inspektorati i punës në bashkëpunim me Oden Ekonomike të Kosovës. / 21MEDIA

Projekti që do krijojë mijëra vende pune

0

Termocentrali i ri ishte çështje e bisedimeve gjatë takimeve vjetore të Bankës Botërore nga mesi i prillit në Washington. Ministri i Financave, Avdullah Hoti, gjatë kësaj vizite tha se projekti ‘do të ketë dy blloqe me kapacitete prej 330 megavatësh secili me një kosto që llogaritet të jetë rreth 1.4 miliard euro.

Kompania e energjisë elektrike, me seli në New York, “ContourGlobal” shpreson që të fillojë ndërtimin e termocentralit të ri në Kosovë gjatë 18 muajve të ardhshëm, projekt ky që pritet të krijojë mijëra vende të reja pune.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, zëvendëspresidenti Garry Levesley, ka theksuar se projekti ka marrë mbështetjen si nga Banka Botërore ashtu edhe nga Administrata Amerikane.

Termocentrali do të ndërtohet pranë termocentraleve të vjetra, me qëllim të zgjidhjes së problemit me energji elektrike.

“ContourGlobal”, është investuesi vetëm në fushën energjetike edhe në Bullgari. Përmes ofertës që ka prezantuar, kjo kompani ka konfirmuar se është e gatshme dhe ka kapacitet financiar për të investuar deri në 30% të kostos së përgjithshme të investimit si dhe se ka qasje në kredi për pjesën e mbetur prej 70% të kostos së investimit të termocentralit.

Në 15 vitet e fundit para dhe pas shpalljes së pavarësisë, qeveritë e Kosovës kanë bërë plane e strategji, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të reja energjetike, një termocentrali të ri të quajtur herë “Kosova C” e herë “Kosova e Re”./21MEDIA

Vizitë nga BE më qëllim mbështetje të komuniteteve

0


Më qëllim të diskutimi për përfshirjen e romëve, ashkalive dhe egjiptianeve dhe politikat e ardhshme në mbështetje të tri komuniteteve, Marta Garcia Fidalgo, (këshilltare për politikën e Koordinimit të Romëve në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit) , sot dhe nesër do të qëndrojë në Kosovë.

Fidalgo do të takohet me autoritetet në Prishtinë, si dhe deputetë romë, ashkali dhe egjiptianë dhe përfaqësues të tjerë, duke përfshirë edhe shoqërinë civile.

Ajo do të vizitojë gjithashtu projektet që BE-ja ka financuar në mënyrë që të ndihmojë komunitetet egjiptian, rom dhe ashkali, duke përfshirë një shkollë shumetnike në Fushë Kosovë. / 21MEDIA

Gjithçka që dimë për “iPhone 7”

0

Ne nuk mund ta dimë se çfarë ka “Apple” në shitoret e saj për pajisjen e saj të ardhshme “iPhone” deri në muajin shtator. Megjithëse jemi vetëm pesë muaj larg, foto dhe shënime të ndryshme janë shfaqur se mund të duket pasardhësi i “iPhone 6” dhe “6 Plus”. Bazuar në atë se çfarë kemi dëgjuar, duket se ndryshimet do të bazohen në specifikat si në kmerë e jo në dukjen jashtme

Me siguri do të quhet “iPhone 7”

Pajisja “iPhone” mund të dallojë prej “iPhone 6” dhe “6 Plus”, që “Apple” mund ta quajë “iPhone 7”, e jo “iPhone 6s”.

Pajisja mund të shfaqet në dy madhësi

Besohet se “Apple” vjen me dy madhësi, e në shtator, do të ofrohen “iPhone” në 11.93 centimetra dhe 13.97 centimetra.

Ka gjasa se do të shohim një pajisje të re “iPhone’ 10.16 centimetra

“Digitimes” raportojnë se “Apple” planifikon të prezantojë tre “iPhone” modelin 11.93 cm, 13.97 dhe pajisjen e re prej 10.16 centimetra. Ende nuk është e qartë se si ky modeli prej 10.16 centimetra do të përshtatet në linjën e telefonave “iPhone”.

Mund të ketë “iPhone” pink

Raportohet se kompania “Apple” është duke testuar ngjyrën pink për “iPhone”. Nuk ka ndonjë mundësi që kjo të dalë në treg, por nëse “Apple” dëshiron të eksperimentojë me ngjyrat e reja, mund ta shohim në pajisjen e fundit që vjen.

Kamera mund të jetë shumë më e mirë

Një nga thashethemet e këndshme duket se ka të bëjë me kamerën e pajisjes “iPhone” që po vjen, që duket të jetë me shumë përmirësime. John Gruber thotë të ketë dëgjuar se “iPhone” i ardhshëm do të ketë “kamerën më të madhe”. “Apple” së fundmi ka fituar shërbimet e kompanisë izraelite të kamerave “LinX”, që dhuron foto të kthjellëta, redukton zhurmën. Fotoarkiva: Blerim: japa5

Mund të shtoni efekte 3D në foto

Në fakt, teknologjia “LinX’s” madje mund t’ju lejojë që të shtojë efektet “3D”, të bëra me “iPhone”. Thuhet se telefoni i ardhshëm vjen me “3D object modeling” dhe me “duo camera”.

“iPhone” me siguri se do të ketë procesor më të mirë

“Apple” zakonisht përmirëson procesorët në telefonat e tij “iPhones”, kështu që me siguri se do të shohim disa përmirësime. Duhet të dëgjojmë edhe më shumë, por se Bloomberg ka raportuar se “Apple” ka zgjedhur “Samsung” për t prodhuar çip për “iPhone”,raporton Titulli.com.

Steinmeier sot në Kosovë

0

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, do të vijë sot për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Me këtë rast, ministri Steinmeier do të zhvillojë takime me krerët shtetërorë të Kosovës me të cilët do të diskutojnë tema të ndryshme me interes bilateral, njoftoi Ministria e Jashtme e Kosovës.

Shefi i diplomacisë gjermane do të takohet fillimisht me kryetaren e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e më pas edhe me kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin e parë dhe njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi.

Dështon Madonna!

0

Kënga më e fundit “Ghosttown” e mbretëreshës së Pop –it, Madonna, nuk ia ka dalë të bëhet pjesë e “Top 100″ UK.

Siç shkruan dhe DailyStar, ky është një dështim i madh për Madonnën, pasi edhe singëlli që pritej të ishte një superhip “Living For Love”, nuk ia doli të bëhet pjesë e “Top 10″, pavarësisht bujës që pati për shkak të performancës në BRIT’s, ku mbretëresha e Pop –it u rrëzua në skenë. / 21 MEDIA

Tornado ka goditur Teksasin (VIDEO)

0

Nje tornado i gjere 1.5 km ka goditur pasdite shtetin Teksas ne SHBA, kurse me pastaj ka rene nje bresher i madh sa topi i tenisit, beri te ditur Sherbimi Meteorologjik Kombetar.
Mbi 30 mije persona ne Teksas kane ngelur pa rryme elektrike.
Situate me e rende pershkruhet te jete ne qytetin Ostin, ka raportuar rrjeti televiziv NBC.
Megjithate behet e ditur se he per he nuk ka raporte per viktima ne njerez e as te lenduar./21 Media

Feston Luana, ka arsyeje

0

Prezantuesja dhe këngëtarja Luana Vjollca është në festë. Kjo, për shkak të suksesit që po ka me këngën ‘E jemja’. Luana përmes llogarisë së saj në Facebook ka njoftuar se ka arritur 1 milionë klikime, gjë që e ka gëzuar pa fund.
“E sonte ca po festojmë? 1 milion klikime “E jemja””, ka shkruar ajo sipër fotos së postuar në Facebook.
65luki