Heshtje në Karadakun e Shkupit

0

Në Karadakun e Shkupit po mbretëron një qetësi dhe se vazhdon të ketë prani policore.

Në akset rrugore që çojnë drejt këtij destinacioni nga ana e Shkupit, por edhe Kumanovës, vërehet prania e njësiteve speciale policore, të cilët rrijnë të stacionuara nëpër rrugë.

Banorë të Malinës kanë theksuar se nuk ka prani të policisë në fshatra, por ata druajnë se prania e tyre është sipër pjesë së malit që çon drejt brezit kufitar me Kosovën.

“Jemi të kujdesshëm dhe nuk lëvizim shumë, sepse ku i dihet”, theksoi për INA një banorë i këtij fshati.
Vebi Saliu, përfaqësues i fshatit thekson se nuk din saktë se a është tërhequr plotësisht policia dhe se ai së bashku me bashkëfshatarët e tij do të vendosin se çka më tutje dhe si do të reagojnë nga kjo situatë e krijuar.

Prania e forcave policore është edhe në zonat urbane, ku në hyrje dalje të Kumanovës dhe Shkupit vërehen patrulla policore, por edhe prania e mjeteve transportuese me pjesëtar të njësisë për ndërhyrje të shpejtë.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka theksuar se ka shtuar masat e sigurisë dhe se po mban nën kontroll tërë situatën. Në zonën e Karadakut të Shkupit akoma nuk ka qëndruar ndonjëri nga përfaqësuesit zyrtar shqiptar të Qeverisë, për t’u informuar me shqetësimet e banorëve lokal.

Hyseni – Ferguson: Bisedë mbi bashkëpunimin ndërkufitar me fqinjët

0

​Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka pritur në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin Mark Ferguson, të cilët biseduan për çështjet e bashkëpunimit ndërkufitar me vendet fqinje në ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë.

Në këtë takim u diskutua lidhur me çështjen e sigurisë për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe sundimin e rendit dhe ligjit.
Sipas një komunikate të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Hyseni e njoftoi admiralin Fergusonpër të arriturat dhe proceset nëpër të cilat është duka kaluar Ministria e Punëve të Brendshme.

Ndërsa, admirali Ferguson shprehu gatishmërinë dhe angazhimin e tij për të përkrahur MPB-në në rrugën e saj të zhvillimit.

Ministri Hyseni dhe admirali Ferguson biseduan po ashtu në detaje çështjet e bashkëpunimit ndërkufitar me vendet fqinje në ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë.

Po ashtu, u bisedua edhe për progresin që Kosova ka bërë në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, si dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Ministri Hyseni dhe admirali Ferguson vlerësuan lartë shkallën e bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

17 qershori – afati i fundit i ligjit për digjitalizimin

0

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri ka vendosur që të dërgojë për lexim të parë në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për Digjitalizimin e Transmetimeve Radiodifuzive tokësore.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, i cili ishte i pranishëm në mbledhje të Komisionit së bashku me përfaqësuesit e Komisionit të Pavarur të Mediave dhe Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës, tha se qëllimi i këtij ligji është që të rregullojë procesin kalues nga transmetimi analog në atë digjital, për çka tha se nuk pritet të ndodh në afatet e kërkuara nga ITU me 17 qershor.

“Qëllimi i këtij ligji është të rregullojë procesin kalues nga emetimi analog në atë digjital në Republikën e Kosovës, i cili sipas Konkluzioneve të Konferencës Rajonale Radiokomunikuese (RRC06), të ITU-së do të duhej të përfundonte deri më 17 qershor 2015, të përcaktojë kushtet për zbatimin e transmetimeve radiodifuzive tokësore digjitale, të përcaktojë të drejtat dhe obligimet e operatorëve të rrjeteve, operatorëve të multipleksëve dhe ofruesve të shërbimeve mediale, ndryshimet në menaxhimin e brezit radio frekuencor, mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin efikas të brezit radio frekuencor, i cili në pajtim me aktet juridike nacionale dhe ndërkombëtare është i paraparë për emetimin e programeve radiotelevizive përmes opsioneve teknologjike në dispozicion”, theksoi Stavileci.

Sipas Stavilecit, pas kësaj date ekziston rreziku që për shkak të vonesave të tjera, e po ashtu në rast të moskoordinimit të aktiviteteve me shtetet fqinje, Kosova të përballet me probleme të shumta me pranimin e sinjaleve nga shtetet fqinj, dhe shfrytëzimin e kanaleve televizive dhe vetë cilësia e këtyre transmetimeve mund të vihet në pikëpyetje.

Ndërkaq, Andan Merovci, kryetar i Bordit të Komisionit të Pavarur për Media, tha se nuk ka vërejtje në aspektin politik të këtij projektligji , por ka në aspektin teknik, pasi që, sipas tij, janë disa hallka të projektligji t dhe strategjisë të cilat duhet të përshtaten mes vete.

“Çështja numër një këtu tani për të qenë më konkretë pasi ligji parasheh procedurën e tenderimit sepse kemi ligjin për prokurim. Janë të zbatueshme, por këtu bazuar në strategji ne kemi improvizuar një dyfazësh dhe krejt kjo vjen pikërisht për shkak të mosarritjes së datës 17 qershor që siç tha ministri ka qenë një parashikim. Nuk po flas për politikë, megjithatë kjo datë nuk është fundi i botës, mirëpo për ne ishte dashur që të jetë datë qe ne edhe pse teorikisht themi që nuk mund ta arrijmë, bile së paku të tentojmë dhe të bëjmë maksimumin”, tha Merovci.

Kryetari i Komisionit parlamentar Muhamet Mustafa tha se me këtë ligj nuk i janë hequr dilemat dhe paqartësitë lidhur me hapësirat që parashihen t’i kenë transmetuesit rajonalë, dhe për atë se sa hapësirë do t’u mbetet atyre nga frekuencat që tashmë kanë katër transmetuesit nacionalë.

“Këtu kemi televizionin publik RTK që i rezervojmë, kemi dy televizione nacionale, historike siç i kemi quajt në këtë ligj, do t’i kemi operatorët radiotelevizivë rajonalë… Sa është kjo hapësira që i jep përafërsisht, dikush a mundet të na thotë, në qoftë se i kemi rezervuar RTK, KTV, 21, sa mbetet hapësira për të tjerët dhe çfarë hapësire do të jetë? Kjo mund të ketë pretendime rajonale, nacionale apo lokale, apo cilat janë këto pretendime që ne duhet t’i kemi më të qarta”, pyeti Mustafa.

Ndryshe siç u thanë në mbledhjen e këtij Komisioni, edhe me miratimin e ligjit para datës 17 qershor nga ana e deputetëve , gjasa që transmetuesit radiodifuzivë të kalojnë nga transmetimi analog në atë digjital gjatë këtij viti janë minimale.

Lahmi mezi pret rikthimin e Riberys

0

Futbollisti i njohur gjerman Philipp Lahm thotë se nuk po i pritet rikthimi i francezit Franck Ribery. Kapiteni Lahm thotë se Ribery është shumë i rëndësishëm për Bayern Munchen.

“Situata aktuale nuk është e mirë për Riberyn, por as për trajnerin. Shpresojë që të rikthehet sa më shpejtë sepse ai vazhdon të jetë tepër i rëndësishëm për Bayernin”, ka deklaruar Lahm, i cili po ashtu këtë edicion ka pasur probleme me lëndime.

Bayern Munchen sonte luan në gjysmëfinale të Kupës ndaj Borusisa Dortmundit, kurse pas një jave luanë në gjysmëfinale të Champion League kundër Barcelonës. Mungesa e Riberys është shumë e madhe për Bayernin.

Mbrojtja në rastin Drenica 1: Besojmë në lirimin e të akuzuarve

0

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në veri të këtij qyteti, është mbajtur të martën fjala përfundimtare e mbrojtjes në lidhje me rastin Drenica 1, ku të dyshuar për krime lufte janë Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Ismet Haxha, Sabit Geci, Avni Zabeli dhe Jahir Demaku.

Avokati Tahir Rrecaj, mbrojtës i të dyshuarit Sahit Jashari, duke lexuar fjalën e tij përfundimtare, ka potencuar se në bazë të të gjitha dëshmive të deritashme, nuk është vërtetuar fajësia e klientit të tij.
Avokati Rrecaj ka përsëritur bindjen e tij se përfundimi i këtij procesi gjyqësor do të rezultojë në favor të klientit të tij, por edhe të të akuzuarve tjerë.

Ngjashëm është shprehur edhe avokati i Ismet Haxhës, Mahmut Halimi, i cili në fjalën e tij përfundimtare theksoi se në asnjë provë të vetme deri tani nuk është vërtetuar fajësia e klientit të tij.

Seanca e radhës në rastin ‘Drenica 1’ ku pritet që edhe avokatët tjerë ta thonë fjalën e tyre përfundimtare do të vazhdojë të mërkurën më 29 prill në ora 10:00.

“Instituti Gjyqësor nuk mund të funksionojë me 500 mijë euro”

0

Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) vazhdon të përballet me probleme buxhetore, që ka ndikuar edhe në funksionimin e punës së tij gjatë vitit të kaluar, kështu ka bërë të ditur drejtori i IGHK-së, Lavdim Krasniqi, para Komisionit për Legjislacion. Krasniqi, sqarojë se shkurtim i buxhetit ka rrezikuar edhe mos mbajtjen e trajnimeve fillestare për gjyqtarë dhe prokuror në tetor të vitit 2014.

“Lidhur me buxhetin përfundimisht do të theksoj se na janë paraqitur sfida në tetor të vitit 2014 për shkak të shkurtimeve buxhetore për të gjitha organizatat buxhetore, përfshirë edhe IGJK-në për kundër rritjes së buxhetit me kërkesë të vet këtij komisioni në tetor të vitit 2013 me arsyen se na duheshin ato mjete për trajnimin fillestar për kandidatët për gjyqtarë dhe pikërisht shkurtimi i buxhetit e goditi këtë program. Por, kemi arritur qe këtë sfidë ta tejkalojmë vetëm me mbështetjen e donatorëve. Kështu që trajnimi nuk është ndërprerë por ne kemi pasur sfidë që në tetor ta ndërpresim për shkak të atij vendimi”, tha Krasniqi.

Sipas Kryetares së Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, ky institucion me 500 mijë euro nuk mund të funksionoi si duhet.

Deputetët nga ana tjetër, patën shumë pyetje për Krasniqin.
“Për çka trajnime të vazhdueshme, a kemi ligje të reja, a kemi legjislacion të ri, kod penal të ri, do të thotë çështjet civile, avancim. Kjo tregon se kemi një neglizhencë të theksuar të drejtësisë në vend apo ikje nga përgjegjësia dhe grumbullim lëndësh në gjyqësor. Sepse po të kemi trajnime të vazhdueshme 145 ditë, mungesë punës të prokurorëve dhe gjyqtarëve në vendet e tyre të punës…ajo ku dua të dal është kush janë trajnuesit, të kam thënë futi në raport trajnuesit, kush janë ata prokuror e gjyqtarë që 145 ditë japim mësim tek ti në institucionin e juaj”, ka thënë Deputeti i LDK-së Armend Zemaj.

Ndërsa, deputetja e pavarur Margarita Kadriu shtroi dilemën se cili është niveli i gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët trajnohen nga IGJK-ja.

Por, në përgjigjën e tij, drejtori i IGJK-së, Lavdim Krasniqi tha se nuk janë ata që e vlerësojnë nivelin e atyre që kryejnë trajnimet, por tha se trajnimet nuk mund t’ua japin prokurorëve guximin dhe vullnetin.

Në këtë mbledhje, Komisioni ia delegoi kompetencat për hartimin e ligjit për Kuvendin dhe rregulloren e punës së Kuvendit, nën komisionit për mandate, imunitete dhe rregullore të punës së Kuvendit.
Kryetarja e komisionit, Albulena Haxhiu tha se kryesia e Kuvendit me 30 mars e ka ngarkuar komisionin për legjislacion që ta hartoi dhe procedoi projektligjin për Kuvendin dhe rregulloren e Kuvendit dhe Kuvendit t’ia paraqes për shqyrtim dhe miratim gjatë sesionit pranveror këto dy drafte. Ndërkohë, kryetari i Nën Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore, Armend Zemaj tha se ata janë të gatshëm që ta përfillim iniciativën ligjore çfarëdo qoftë ajo, qoftë për rregulloren, qoftë për ligjin për Kuvendin.

Momenti perfekt i kafshëve para aparatit

0

Kapja e momentit më të mirë shpesh merr shumë kohë dhe durim për fotografët.
Ndoshta u duhet me orë apo me ditë të tëra për të pritur atë moment të “magjishëm”.
Por tani keni mundësi që t’i shihni ato çaste të këndshme të kafshëve që ndoshta nuk i keni menduar asnjëherë më parë.
Kapja e momentit në kohën e duhur di të befasoj ./21 MEDIA/

1

2

3

4

6

7

8

9

10

11

13

14

15

17

18

19

20

21

22

f

fff

ffff

fffff

ffffff

5

U gjet edhe një trup i pajetë i Sead Alushit

0

( E plotësuar)

Sipas burimeve të KosovaPress nga veriu është konfirmuar se trupi i pajetë i gjetur rreth një orë më parë në lumin Ibër afër fshatit Grabovc, është trupi i Sead Alushit.

I riu Sead Alushi ishte zhdukur me 10 prill.

 

Para pak minutash është gjetur edhe një trup i pajetë në lumin Ibër në veri të vendit.

Zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, ka konfirmuar ngjarjen, duke thënë se trupi është gjetur në lumin Ibër afër fshatit Grabovc të Zveqanit.

Ai nuk ka dhënë detaje shtesë rreth identifikimit të kufomës.

Ekipet përkatëse janë në vendngjarje./ 21MEDIA

Veteranët mbrojnë Fatos Klosin

0

 Pas deklaratës së Kryeministrit Mustafa për Fatos Klosin, ka reaguar Organizata e Veteranëve dhe shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, duke i dalë në mbrojtje Fatos Klosit, pasi siç thonë ata, Klosi ka qënë në dobi të luftës sonë çlirimtare, “duan apo nuk duan strukturat e vjetra politike, janë të një rëndësie të veçantë dhe si të tilla ato kanë mirënjohjen e luftëtarëve, strukturave dhe shtabeve drejtuese të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve”  thuhet në reagimin e tyre.

“Zoti Fatos Klosi, ndoshta edhe më shumë nga sa ishte detyra e tij, u angazhua fuqimisht në përpjekjet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ndihmoi me të gjitha kompencat që i jepte detyra e tij, që në luftë shqiptarët të ishin së bashku, që rrugët e shtetit shqiptar të ishin gjithnjë e më të sigurta, që përmes strukturave të tij të krijoheshin lidhje edhe me institucionet e tjera të shtetit shqiptar” thuhet në komunikatë./ 21MEDIA

Trupi i gjetur në Ibër, dyshohet të ketë bërë vetëvrasje

0

Ndonëse dje është gjetur një trup i pajetë në Lumin Ibër, rezulton se ai nuk është trupi i të riut të zhdukur që më së dy javë, Sead Alushi, i cili po dyshohet se ka rënë në lumin Ibër.  Trupi i gjetur dje sipas Policisë dyshohet, të jetë i një personi që dyshohet të këtë bërë vetëvrasje tre muaj më parë.

Kurse sa i përket të riut të zhdukur që dy javë, Hoti ka thënë se tri barka dhe zhytësit janë vazhdimisht në ujë duke u munduar ta gjejnë trupin e Sead Alushit, por ende pa rezultate.“Ende nuk ka ndonjë rezultat sa i përket trupit të Sead Alushit. Gjurmimet janë duke vazhduar që nga zhdukja e tij. Dy trupa të tjerë janë gjetur por asnjë e re lidhur me Seadin”, ka thënë Hoti./21MEDIA