Veteranët mbrojnë Fatos Klosin

TË FUNDIT

 Pas deklaratës së Kryeministrit Mustafa për Fatos Klosin, ka reaguar Organizata e Veteranëve dhe shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, duke i dalë në mbrojtje Fatos Klosit, pasi siç thonë ata, Klosi ka qënë në dobi të luftës sonë çlirimtare, “duan apo nuk duan strukturat e vjetra politike, janë të një rëndësie të veçantë dhe si të tilla ato kanë mirënjohjen e luftëtarëve, strukturave dhe shtabeve drejtuese të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve”  thuhet në reagimin e tyre.

“Zoti Fatos Klosi, ndoshta edhe më shumë nga sa ishte detyra e tij, u angazhua fuqimisht në përpjekjet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ndihmoi me të gjitha kompencat që i jepte detyra e tij, që në luftë shqiptarët të ishin së bashku, që rrugët e shtetit shqiptar të ishin gjithnjë e më të sigurta, që përmes strukturave të tij të krijoheshin lidhje edhe me institucionet e tjera të shtetit shqiptar” thuhet në komunikatë./ 21MEDIA