Një motoçiklist 27-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria pasi është kapur duke drejtuar me shpejtësi prej 188 kilometrash në orë në autostradën Gostivar-Tetovë, ku kufizimi është 80 kilometra në orë.
Sipas Ministrisë së Brendshme, rasti është regjistruar nga njësiti mobil i policisë rrugore, me ndihmën e një automjeti special për ndjekje. Drejtuesi i motoçikletës „Yamaha“ dyshohet për veprën penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“, ndërsa ndaj tij do të vijojë procedura përkatëse ligjore. MPB-ja njofton se kontrollet e shtuara në komunikacion do të vazhdojnë në të gjithë vendin dhe apelon te drejtuesit që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë.
