Steinmeier: Krijimi i Gjykatës Speciale i rëndësishëm

0

Presidentja e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, me të cilin bisedoi për proceset integruese të Kosovës dhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, për domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura me Republikën e Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, për sfidat e themelimit të Gjykatës Speciale dhe për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe të rendit në Kosovë.

Presidentja Jahjaga, duke vlerësuar marrëdhëniet me Republikën e Gjermanisë theksoi rëndësinë e mbështetjes së qeverisë gjermane për proceset demokratike në vend dhe posaçërisht për rrugën evropiane të Kosovës dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Ajo tha se Kosova dhe rajoni të vetmen alternativë e kanë integrimin në BE dhe prandaj qëndrueshmëria, bashkëpunimi dhe marrëdhëniet ndërfqinjësore do të përcaktojnë dinamikën integruese.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova dhe Serbia, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, kanë arritur një numër marrëveshjesh të cilat kërkojnë zbatim të plotë dhe tha se rruga evropiane e Serbisë duhet të kushtëzohet me përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare.

Presidentja Jahjaga tha se institucionet e vendit po punojnë në rimëkëmbjen ekonomike dhe në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe të rendit dhe kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për të parandaluar migrimin ilegal të qytetarëve të vendit veçanërisht drejt Gjermanisë.

Ajo tha se institucionet e vendit po punojnë në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare me krijimin e Gjykatës Speciale dhe e njoftoi ministrin Steinmeier me të gjithë hapat e deritashëm në këtë proces.

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë,Steinmeier vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe angazhimin e institucioneve në proceset integruese si dhe në fushën e rendit, që hap mundësi më shumë për zhvillim ekonomik.

Ai tha se Gjermania po përcjell me vëmendje të gjitha zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe angazhimin e gjithë rajonit në përmbushjen e kritereve dhe të standardeve për integrime evropiane.

Ministri Steinmeier e vlerësoi të rëndësishëm dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut, që çon drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Ministri Steinmeier gjithashtu theksoi rëndësinë e përmbushjes së obligimit ndërkombëtar të Kosovës me krijimin e Gjykatës Speciale, e cila tha se kërkon një konsensus të përgjithshëm në shoqëri.

Në Ditën Botërore të sigurisë dhe shëndetit në punë(Video)

0

Inspektorati i punës në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës organizoi një takim në Prishtinë ne përfaqësuesit e bizneseve e që ishte pjesë e fushatës vetëdijësuese me moton “Nga puna e sigurtë dhe e ligjshme përfitojnë të gjithë”.Aktvitete u organizua në Ditën Botërore të sigurisë dhe shëndetit në punë./21 Media/

Kur 'plaka e ka zarin'

0

Një 90-vjeçare i është mohuar çmimi prej 41.8 milionë dollarësh që fitoi në makinerinë e një kazinoje, pasi gjykata argumentoi se kompjuteri kishte një defekt në sistem.
Paulina Mekki, nga shteti i Illinoisit, ishte duke luajtur lojën e famshme kompjuterike Miss Kitty në një kazino të Iowa-s, kur fitoi fillimisht 1.85 dollarë. Më pas, makineria e njoftoi se ajo kishte fituar një bonus prej 41.8 milionë dollarësh.

Përgjegjësi i kazinosë i shpjegoi të moshuarës se çmimi ishte një gabim kompjuterik, por 90-vjeçarja e hodhi në gjyq kazinonë, transmeton Telegrafi.

Komisioni i Kumarit dhe Garave në Iowa, bëri ekzaminimet makinerisë kompjuterike dhe sipas raportit, doli se kompjuteri kishte anormali në sistem. Për këtë arsye, 90-vjeçares i është mohuar çmimi.

Tani mund të pushoni edhe në pemë

0

Si fëmijë, shumica prej nesh kemi ëndërruar të pasurit një shtëpi pemë si një strehë e sigurt – një vend të fshehtë ku ne mund të krijojmë një shtëpi top-sekret larg nga prindërit tanë bezdisshëm. Disa prej nesh ende bëjnë. Interesante, njerëzit në disa vende nuk e shohin shtëpitë në pemë, si ekzotike, por si pjesë çdo ditë të jetës së tyre.
Në Guinea e Re, për shembull, njerëzit jetojnë në shtëpi pemë përgjithmonë. mbi nivelin e tokës.
Për ata që kërkojnë të realizojnë disa nga ëndrrat e tyre më të mëdha të fëmijërisë dhe janë në kërkim për një mënyrë unike për ta plotësuar .Atëherë relaksohuni, arkitektë dhe projektues tani ofrojnë disa shtëpi të pabesueshme në pemë dhe hotele për pushime.
Nëse doni për të shpenzuar një pushim në një shtëpi pemë ,tashmë keni zgjedhje të shumta. /21 MEDIA/

Three Story Treehouse (British Columbia, Canada)
1

Mirror Tree House (Sweden)
2

The Bird’s Nest Tree House (Sweden)
3

The HemLoft Treehouse (Whistler, Canada)
4

Minister’s Treehouse (Crossville, Tennessee, USA)
5

Yellow Treehouse Restaurant
6

Tree-house in Seattle (USA)
7

Free Spirit Sphere Tree-houses (Canada)
8

Treehouse by Takashi Kobayashi (Japan)
9

O2 Tree-house (USA)
10

Tree-house for Birds and People (Andu Momofuku Centre, Japan)
FOTOOO

Eco-friendly Finca Bellavista Treehouse (Costa Rica)
12

Plane Treehouse (Costa Rica)
13

Teahouse Tetsu (Yamanashi, Japan)
14

UFO Treehouse (Sweden)
Tree-house for Birds and People (Andu Momofuku Centre, Japan)
15

Ujërat e zeza nuk do të derdhen më në Liqenin e Badovcit(Video)

0

U vu gurthemeli për pastrim të ujërave të zeza në kryeqytet.
Ujërat e zeza nuk do të derdhen më në Liqenin e Badovcit. Rrjedhimisht uji do të jetë më i sigurtë. Do të përfitojnë qytetarët e rajonit të Prishtinës që furnizohen me ujë të pijshëm nga ky liqe./21 Media/

Gati për ndeshjen Kosova – Italia! (Video)

0

Reprezentacioni i Kosovës në Hendboll nesër do të zhvilloj ndeshjën e radhës në garën parakualifikuese për Kampionatin Evropian të Hendbollit. Kosova nesër përballet me Italinë ne takimin që zhvillohet në Pallatin e Rinisë në Kryeqytet, kurse një ditë para lojës protagonistët e kësaj përballjeje mbajtën një konferencë për medie./21 Media/

Kur kabllot bllokojnë qendrën e qytetit (Foto)

0

Kabllot e tensionit të lartë kanë rënë nga shtyllat, me ç’rast kanë shkaktuar bllokadë totale të qarkullimit të automjeteve për më shumë se 20 minuta, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.
Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 14:15 në qendër të qytetit të Mitrovicës.
Në vendngarje kanë dalë menjëherë pjesëtarët e policisë të cilët kanë lokalizuar vendin, duke siguruar qytetarët nga ndonjë rrezik.

Edhe punëtorët e KEDS-it ndodhen në vendngjarje dhe janë duke punuar në riparimin e këtyre kabllove, ndërsa qendra e qytetit ka mbetur pa energji elektrike edhe gjatë kohës kur po raportojmë.

kabllo

Arrestohen për armëmbajtje pa leje

0

Në dy raste të ndara, në fshatin Petrovë dhe në Shtime, hetuesit e stacionit policor kanë arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje.

Lidhur me rastin e parë në fshatin Petrovë, bëhet e ditur se martën rreth orës 08:00, policia ka marrë informatën se një person posedon armë zjarri.
“Reagimi i hetuesve policor ka qenë i menjëhershëm dhe me urdhëresë të Gjykatës Themelore ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit,E.A, 44 vjeç. Gjatë kontrollit, policia e kagjetur një armë automatike,“THOMPSON-SUBMACHINE-GUN”kalibër 45 mm,me një fishek , e cilaështë konfiskuar”, ka thënë zëdhënësi rajonal i policisë së Ferizajt, Agim Gashi.
Ndërkaq, po sot rreth orës 08:30, në Shtime është bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse të personit,A.A, 46vjeç, idyshuar për armëmbajtje pa leje,por në këtë rast nuk është gjeturasgjë e dyshuar.

Mësohet se pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar dy të dyshuarit janë liruar për në procedurë të rregullt./Kp/

Alergji nga puthjet e të shoqit ?

0

Për shumë çifte, puthja në buzë është një mënyrë e shpejtë për të treguar dashurinë. Por për britaniken Kerrie Armitage, një puthje nga i shoqi mund të shkaktojë urtikarie të tmerrshme.

Nëna e tre fëmijëve vuan nga një sëmundje shumë e rrallë, që quhet urtikaria akuagjenike- një alergji nga uji. Armitage u diagnostikua nga kjo sëmundje dy vjet më parë. Tani 28- vjeçarja ka ndaluar së puthuri të shoqin, pasi prej katër vitesh pështyma e tij mund t’i shkaktonte shpërthime të dhimbshme.

Armenia: 'S'mund ta njohim Kosovën'

0

Presidenti i Armenisë, Serzh Sargsyan në një emision televiziv në vendin e tij ka zbuluar pse shteti që ai drejton nuk mund ta njohë Kosovën.
Armenia ka probleme të brendshme me territorin e Nagorno-Karabakhut, të cilin nuk e njeh ashtu sikurse shumica e shteteve, por për të cilin po negocion, transmeton Koha.net.

“Ne duam ta zgjidhim këtë çështje me rrugë paqësore, nuk jemi të interesuar për konflikt”, deklaroi fillimisht ai, raporton arminfo.

“Mosnjohja e Karabakhut do të thotë se nuk mund ta njohim as Kosovën, Abkhazinë apo Osetinë Jugore, pasi që në atë rast do të ishte e vështirë që t’i shpjegonim popullit të Nagorno-Karabakhut se pse nuk e njohim vendin e tyre”, shtoi ai.

Sargysan insistoi se dëshiron vetëm dialog dhe zgjidhje paqësore dhe se beson fuqishëm se do të gjendet një zgjidhje për situatën me Karabakhun.