Falë të huajve, numri i banorëve të Gjermanisë nuk do të zvogëlohet me shpejtësi, siç besohej më herët, kështu që në vitin 2060, vendi, i cili ka sot 81 milionë banorë, do të jetojnë prej 67 deri në 73 milionë banorë.
Këto të dhëna u publikuan nga Enti për Statistika i Gjermanisë, i cili theksoi se kuota e lartë e të huajve, të cilët po hyjnë në Gjermani, ka ndalur procesin e zvogëlimit të popullatës, duke përkujtuar se në vitin 2009 është vlerësuar se në vitin 2060 në Gjermani do të jetojnë prej 65 deri në 70 milionë banorë.
Në Gjermani në të ardhmen do të ketë më shumë persona të moshuar, kështu që në vitin 2060 prej 22 deri në 23 milionë banorë të vendit do të jenë mbi moshën 65 vjeçare, e që nënkupton se çdo i treti banor i Gjermanisë do të jetë në këtë grupmoshë.
Statistika thotë se në radhë të parë do të ulët numri i gjermanëve të aftë për punë. Numri i personave prej moshës 20 deri në 64 vjeç nga 49 milionë, sa ka qenë në vitin 2013, në vitin 2060, varësisht prej numrit të të huajve që hyjnë në Gjermani, do të bie në 34 deri në 38 milionë.
Sipas statistikave, gjatë pesë deri ne shtatë vitet e ardhshme numri i banorëve të Gjermanisë do të rritet, e më pas do të pësoi rënie të madhe dhe të shpejtë./21 Media/
Pa të huajt, gjermanët do të zhdukeshin më shpejtë si komb
'S'ka BE pa e njohur Kosovën'
Koordinatori në bisedimet Kosovë – Serbi, Blerim Shala, në emisionin Rubikon të KTV-së, duke folur për raundin e fundit të bisedimeve Kosovë – Serbi, tha se kërkesa e palës kosovare është marrja e kodit telefonik për Kosovën si dhe zgjidhja e çështjes së energjisë në veri.
“Ky raund u organizua duke u ndërlidhur edhe me një takim të ministrave “Western Balkans 6”. U bisedua për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në raundet e kaluara. Ne dëshirojmë të marrim kodin telefonik dhe të përmbyllet çështja e energjisë në veri. Edhe krijimi i Asociacionit i Komunave është pjesë e marrëveshje, dhe do të formohet në atë mënyrë që të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Shala.
Ai theksoi se themelimi i Asociacionit të Komunave është në përfundim, por, siç tha Shala, nuk ka pasur mundësi të bisedojmë për këto komuna pa u aprovuar buxheti i komunave të veriut për vitin 2015.
“Synimi ynë, por edhe i gjermanëve, është që traktati mes Kosovës dhe Serbisë të nënshkruhet më 2016”, ka thënë Shala, duke specifikuar se pas nënshkrimit të këtij traktati, Kosova do të ketë mundësi të aplikojë për anëtarësim në OKB e organizata tjera ndërkombëtare.Transmeton Koha.net
“Serbia s’mund të hyjë në BE pa e njohur Kosovën. Këtë e ka pranuar edhe presidenti serb, Nikoliq”, ka theksuar Shala.
Bilanc i ri i katastrofës në Nepal
Si pasojë e tërmetit shkatërrimtar në Nepal kanë vdekur mbi 4300 persona, ndërsa mbi tetë milionë të tjerë mbesin të rrezikuar, kanë njoftuar sot autoritetet nepaleze dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Një zëdhënës i policisë deklaroi se numri i të vdekurve është ngritur në 4352, ndërsa i të lënduarve në mbi 8 mijë.
Sipas burimeve zyrtare, në shtetet fqinje, gjithashtu të prekura nga tërmeti, kanë vdekur së paku 100 persona.
Kryeministri i Nepalit, Sushil Korirala, deklaroi se numri i të vdekurve mund të kalojë shifrën 10 mijë dhe dha urdhër që të intensifikohen përpjekjet për shpëtim.
Zëdhënësi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Farhan Hak, deklaroi se rreth 8 milionë persona mbesin të rrezikuar në 39 qarqe të Nepalit, ndërsa 1.4 milionë kanë nevojë urgjente për furnizim me ushqim.
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Nepalin do të ndajë 15 milionë dollarë nga fondi për viktimat e tërmeteve, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë 10 milionë dollarë për rindërtimin e vendit.
Nepali ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare ndihma në ushqim, ilaçe, tenda dhe ka theksuar se ka mungesë të helikopterëve për shpëtimin e njerëzve, por edhe mungesë të njohurive dhe aftësive për përballje me krizën.
Manta ray një tonësh, në “rrjetën” e peshkatarëve
Një grup peshkatarësh në Peru e kanë zënë një gjallesë gjigante, e cila njihet si Manta ray. Këtë gjallesë peshkatarët e kanë zënë me me rreze thumbuese. Ajo peshon mbi një ton, ndërsa gjatësia e saj është rreth 8 metra. Kjo gjallesë është gjuajtur veri të Perusë, në rajonin e quajtur Tumbe./21 Media/
Berlini bën të qartë, nuk ka azil për shqiptarët
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sajmir Tahiri, po qëndron për vizitë zyrtare në Gjermani, me ç’rast ai u prit nga homologu i tij gjerman, Tomas De Maizer. Gjatë këtij takimi u diskutuan për shtetasit shqiptarë, të cilët po ja mësyjnë Perëndimit, me ministrin gjerman i cili bëri të qartë se vendi i tij nuk do t’i jep azil shqiptarëve./21 Media/
Bandat që sundojnë burgjet
Edhe pse me vite kalojnë nëpër burgje, kjo nuk i pengon ato të merren me aktivitete kriminale.
Burgjet amerikane tashmë disa vite janë përplot, kriminelët e regjur për shkak të dënimeve afatgjate me burg, bizneset e veta i udhëheqin nga “brenda”.
Jurisprudenca amerikane ka publikuar listën e bandave që sundojnë burgjet amerikane e të cilave qëndrimi në qeli aspak nuk i pengon të vazhdojnë me aktivitetet e veta kriminale, raporton Express nga Kroacia, transmeton Koha.net.
Barrio Azteca (2000 anëtarë)
Njëra nga bandat më të rrezikshme amerikane e burgjeve, është më aktivja në burgjet meksikane, por edhe në bashkësitë e Teksasit jugperëndimor e të Meksikës së Re.
Anëtarët janë shpesh të lidhur me narkokartelët meksikanë e të ardhurat kryesore i kanë nga trafikimi i drogës, kokainës e marihuanës nga Meksika në ShBA e ajo distribuohet nga të dy anët edhe jashtë qarqeve të burgut.
Banda ndërlidhet me trafikim emigrantësh, me sulme, vjedhje veturash, vjedhje shtëpish, detyrime, frikësime, rrëmbime, plaçkitje dhe dhunë të armatosur.
Black Guerilla Family (rreth 1000 anëtarë të ditur plus bashkëpunëtorë)
Që në vitin 1966 e kishte krijuar pjesëtari i Black Panthers, George Jackson në burg. Është shumë e organizuar dhe ka udhëheqës suprem e këshill drejtues. Ka vepruar në Kaliforni dhe në Maryland me qëllim promovimi të filozofisë antiqeveritare.
Aktiviteti i saj kriminal është ngjashëm me të parën.
Dead Man Incorporated (370 anëtarë dhe qindra bashkëpunëtorë)
Tre të bashkëburgosur e krijuan këtë bandë në vitin 1980 në Maryland. Njëri nga ta, Pery Rork, u përpoq t’i bashkohet bandës Black Guerilla Family, por e refuzoi ndaj e krijoi këtë.
Banda merret me porosi vrasjesh, frikësim, dhunë dhe shpërndarje të drogës.
Neta (7000 anëtarë në Porto Riko dhe 5000 në ShBA)
Njëra nga bandat më të mëdha e më të dhunshme në ShBA. Ka degë të veta brenda dhe jashtë burgjeve në 36 qytete dhe në nëntë shtete të fuqishme, kryesisht në verilindje.
Edhe kjo merret me aktivitete të ngjashme.
Hermanos de Pistoleros Latinos (1000 anëtarë)
Është themeluar nga të burgosur në Laredo, Texas, në vitin 1980. Operojnë në afërsi të qyteteve të mëdha në Meksikë, kanë lidhje të afërta me narkokartelën meksikane.
Public Enemy Number One (500 anëtarë)
Njëra nga bandat neonaziste të shpërndara më së shpejti në ShBA që ka grupet e veta në Bregun Lindor e Perëndimor si dhe në jug, transmeton Koha.net. Fuqinë e ngritën falë bashkëpunimit me Vëllazërinë Arieve dhe me Nazi Low Riders. Merret kryesisht me shitjen e shënjestrave, me rrëmbime, vrasje, vjedhje veturash, identiteti etj.
La Ema (bandë meksikane me 400 anëtarë e 1000 bashkëpunëtorë)
E themeluar në burgjet kaliforniane në vitet 1950, ndjek rregulla të rrepta. Përbëhet nga amerikanët meksikanë dhe është njëra nga bandat më të fuqishme në Kaliforni.
Kontrollon bixhozin, prostitucionin, sistemin e burgjeve e merret edhe me shitjen e shpërndarjen e drogës. Është e lidhur ngushtë me narkokartelën e Meksikës.
Nazi Low Riders (1000 deri në 5000 anëtarë)
Shumica e anëtarëve kanë përvojë nga bandat e ndryshme rrugore, abuzim droge etj. Merret me plaçkitje të armatosura, sulme, vrasje, mashtrime, shpëlarje parash e frikësim dëshmitarësh.
Mexikanemi (2000 anëtarë)
E njohur si mafia teksaso – meksikane, është themeluar në burgjet e Teksasit në viteve e 80-ta të shekullit të shkuar. Merret me aktivitetet e simotrave të veta e ka lidhje me disa prej tyre.
Nuestra Familia (250 anëtarë dhe 1000 bashkëpunëtorë)
Shumë e dhunshme, kjo bandë u themelua në kompleksin e burgut në Kaliforni. Bashkëpunon me bandën Nortenos, në të cilën janë gangsterë nga Kalifornia Veriore e që ka më shumë se 1000 anëtarë.Transmeton Koha.net
Paratë i fiton me detyrim, nga droga e merret edhe me vrasje e plaçkitje.
Sindikata e Teksasit (1300 anëtarë, 10.000 bashkëpunëtorë)
ST përbëhet nga të burgosur meksikan-amerikanë dhe u themelua në vitin 1970-ta si përgjigje ndaj Vëllazërisë Arieve dhe Mafies meksikane.
Janë aktivë në të dy anët e kufirit amerikano-meksikan.
Sikur dhe Mexikanemi, është e lidhur me grupin Los Zetas. Merret me trafikim, detyrim, prostitucion, vrasje të porositura.
Të liruarit dhe të liruarit me kusht nga kjo bandë japin 10 për qind të fitimeve për familjet e të burgosurve.
Vëllazëria Arieve (20.000 anëtarë)
Është e bashkuar me bandën La Ema për t’iu kundërvënë Black Guerilla Family.
FBI e akuzon për 18 për qind të vrasjeve nëpër burgje. Fitimet i vijnë nga kokaina, heroina, etj.
Nuk duhet përzier me Vëllazërinë Arieve të Teksasit.
Fundi i Britanisë së Madhe siç e njohim ne?
Zgjedhjet parlamentare në Britani do të mund të ndryshojnë përgjithmonë vendin, nëse në këto zgjedhje, siç parashikojnë anketat e opinionit publik, ithtarët e pavarësisë së Skocisë, të kryesuar nga Nikolla Sterxhon, fitojnë vota të mjaftueshme dhe bëhen partia e tretë më e madhe në Parlament.
Partia Kombëtare e Skocisë humbi në referendumin për pavarësimin e Skocisë në shtator të vitit 2014, por sot, vetëm shtatë muaj më vonë, ajo po bëhet gati që të shënojë një rezultat në zgjedhjet, që zhvillohen më 7 maj.
Sot, theksojnë ekspertët, nuk është çështje se a do të fitojë Partia Kombëtare e Skocisë zgjedhjet në Skoci, por çështja është se me çfarë epërsie do të fitojë.
Anketat parashikojnë se Partia Kombëtare mund të fitojë në 50 nga 59 qarqet zgjedhore në Skoci. Në të kaluarën, kjo parti nuk ka arritur që të fitojë asnjëherë më shumë se 11 qarqe.
Forcimi i Partisë Kombëtare të Skocisë është rreziku më i madh i brendshëm për integritetin e Britanisë dhe ekziston mundësia që harta e vendit të ndryshojë./21 Media/
Reus nga Dortmundi largohet vetëm për Realin
Ylli i futbollit gjerman Marco Reus largohet nga skuadra e Borussia Dortmundit vetëm për Real Madridin, kanë njoftuar të martën mediet në Spanjë.
25-vjeçari e ka vazhduar kontratën me skuadrën e Dortmundit, por edhe ai pritet të largohet sikurse trajnerin Jurgen Klopp dhe mbrojtësi Mats Hummels. Ndërkohe mediet në Spanjë kanë raportuar se ai largohet vetëm për një shumë prej 40 milionë euro.
Reprezentuesi i kombëtares së Gjermanisë, Marco Reus në Borussia Dortmund u transferua në vitin 2012 nga skuadra e Borussia Monchengladbach. Ai është në mesin e lojtarëve më të pëlqyer nga top klubet evropiane përfshi edhe Bayern Munchen, Chelsea, Manchester United, Juventus dhe Barcelona.
Perspektiva Evropiane për Kosovën është e qartë dhe pozitive
Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, njëherësh edhe ministër i Jashtëm i Kosovës, priti homologun e tij gjerman Frank-Walter Steinmeier.
Politika qendrore e Gjermanisë ka një përqendrim të madh në Ballkan dhe për Kosovën, sipas zëvendëskryeministrit Thaçi, Gjermania mbetet një partner kyç në rrugën e saj për t’u bërë anëtare e plotë e institucioneve euroatlantike dhe e bashkësisë ndërkombëtare.
“Mbështetja juaj për procesin e integrimit të Kosovës në BE është jetike dhe për shkak të angazhimit tuaj personal dhe politikës qendrore të Gjermanisë, ne jemi afër nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit”, i ka thënë zëvendëskryeministri Thaçi, homologut të tij gjerman Steinmeier.
Marrëveshjet e arritura në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë kontribuar në përmirësimin e jetës, në integrimin e qytetarëve serbë të pjesës veriore në institucione dhe në zhbërjen e strukturave ilegale serbe është shprehur Thaçi, por ato sipas tij duhet të zbatohen në tërësi nga ana e Serbisë.
“Arritja e marrëveshjeve të reja është e rëndësishme, por më i rëndësishëm është zbatimi i plotë i marrëveshjeve të deritashme. Si shtet nuk do ta rinegociojmë asnjë çështje që e kemi mbyllur me ato marrëveshje”, ka thënë Thaçi.
E homologu gjerman i Thaçit, Frank-Walter Steinmeier, ka thënë se perspektiva evropiane për rajonin dhe Kosovën është e qartë dhe pozitive, por ajo gjithnjë duhet të bëhet me matje të kujdesshme në plotësimin e kushteve që ndërlidhen ngushtë me raportimet e Komisionit Evropian në Kosovë.
Steinmeier: Specialja do t’i bëjë nderë historisë së Kosovës
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës, posaçërisht nga Kuvendi, që t’ia jep dritën e gjelbër formimit të Gjykatës Speciale.
Gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, Steinmeier ka thënë se me formimin e kësaj gjykate, Kosova do të t’i bëjë nderë të kaluarës së saj, duke i zbardhur dyshimet ndërkombëtare për krime lufte.
“Unë jam i besimit që kjo do të ndodhë dhe një vendim për të do të ketë në javët e ardhshme. Kjo është vetëm një dëshmi se Kosova jo vetëm që ka vullnet të përmbush detyrimet ndërkombëtare. Ky është një hap i mirë dhe i rëndësishëm”.
“Unë mendoj që ia bënë një favor historisë së vet dhe gjeneratave të reja dhe që ka një përgjegjësi ndaj historisë së saj, e që përmes kësaj gjykate do të trajtohen ato çështje që janë ngritur”.
“Që gjykata speciale do të themelohet nuk është një lajm i keq por një lajm i gëzuar”.
Ndërsa, kryeministri Mustafa tha se institucionet e vendit janë ende në përgatitje për ndryshimet kushtetuese, që i kërkon krijimi i kësaj gjykate.
“Akoma nuk ka përfunduar ligji për ndryshimet kushtetuese për krijimin e dhomave të veçanta. Dhe unë mendoj se posa të përfundoj do të procedohet në kuvend dhe do të procedohet edhe ratifikimi me marrëveshjen me Holandës, e cila do të bëhet në harmoni me Holandën”.
