Pa të huajt, gjermanët do të zhdukeshin më shpejtë si komb

TË FUNDIT

Falë të huajve, numri i banorëve të Gjermanisë nuk do të zvogëlohet me shpejtësi, siç besohej më herët, kështu që në vitin 2060, vendi, i cili ka sot 81 milionë banorë, do të jetojnë prej 67 deri në 73 milionë banorë.
Këto të dhëna u publikuan nga Enti për Statistika i Gjermanisë, i cili theksoi se kuota e lartë e të huajve, të cilët po hyjnë në Gjermani, ka ndalur procesin e zvogëlimit të popullatës, duke përkujtuar se në vitin 2009 është vlerësuar se në vitin 2060 në Gjermani do të jetojnë prej 65 deri në 70 milionë banorë.
Në Gjermani në të ardhmen do të ketë më shumë persona të moshuar, kështu që në vitin 2060 prej 22 deri në 23 milionë banorë të vendit do të jenë mbi moshën 65 vjeçare, e që nënkupton se çdo i treti banor i Gjermanisë do të jetë në këtë grupmoshë.
Statistika thotë se në radhë të parë do të ulët numri i gjermanëve të aftë për punë. Numri i personave prej moshës 20 deri në 64 vjeç nga 49 milionë, sa ka qenë në vitin 2013, në vitin 2060, varësisht prej numrit të të huajve që hyjnë në Gjermani, do të bie në 34 deri në 38 milionë.
Sipas statistikave, gjatë pesë deri ne shtatë vitet e ardhshme numri i banorëve të Gjermanisë do të rritet, e më pas do të pësoi rënie të madhe dhe të shpejtë./21 Media/