Edhe pse me vite kalojnë nëpër burgje, kjo nuk i pengon ato të merren me aktivitete kriminale.
Burgjet amerikane tashmë disa vite janë përplot, kriminelët e regjur për shkak të dënimeve afatgjate me burg, bizneset e veta i udhëheqin nga “brenda”.
Jurisprudenca amerikane ka publikuar listën e bandave që sundojnë burgjet amerikane e të cilave qëndrimi në qeli aspak nuk i pengon të vazhdojnë me aktivitetet e veta kriminale, raporton Express nga Kroacia, transmeton Koha.net.
Barrio Azteca (2000 anëtarë)
Njëra nga bandat më të rrezikshme amerikane e burgjeve, është më aktivja në burgjet meksikane, por edhe në bashkësitë e Teksasit jugperëndimor e të Meksikës së Re.
Anëtarët janë shpesh të lidhur me narkokartelët meksikanë e të ardhurat kryesore i kanë nga trafikimi i drogës, kokainës e marihuanës nga Meksika në ShBA e ajo distribuohet nga të dy anët edhe jashtë qarqeve të burgut.
Banda ndërlidhet me trafikim emigrantësh, me sulme, vjedhje veturash, vjedhje shtëpish, detyrime, frikësime, rrëmbime, plaçkitje dhe dhunë të armatosur.
Black Guerilla Family (rreth 1000 anëtarë të ditur plus bashkëpunëtorë)
Që në vitin 1966 e kishte krijuar pjesëtari i Black Panthers, George Jackson në burg. Është shumë e organizuar dhe ka udhëheqës suprem e këshill drejtues. Ka vepruar në Kaliforni dhe në Maryland me qëllim promovimi të filozofisë antiqeveritare.
Aktiviteti i saj kriminal është ngjashëm me të parën.
Dead Man Incorporated (370 anëtarë dhe qindra bashkëpunëtorë)
Tre të bashkëburgosur e krijuan këtë bandë në vitin 1980 në Maryland. Njëri nga ta, Pery Rork, u përpoq t’i bashkohet bandës Black Guerilla Family, por e refuzoi ndaj e krijoi këtë.
Banda merret me porosi vrasjesh, frikësim, dhunë dhe shpërndarje të drogës.
Neta (7000 anëtarë në Porto Riko dhe 5000 në ShBA)
Njëra nga bandat më të mëdha e më të dhunshme në ShBA. Ka degë të veta brenda dhe jashtë burgjeve në 36 qytete dhe në nëntë shtete të fuqishme, kryesisht në verilindje.
Edhe kjo merret me aktivitete të ngjashme.
Hermanos de Pistoleros Latinos (1000 anëtarë)
Është themeluar nga të burgosur në Laredo, Texas, në vitin 1980. Operojnë në afërsi të qyteteve të mëdha në Meksikë, kanë lidhje të afërta me narkokartelën meksikane.
Public Enemy Number One (500 anëtarë)
Njëra nga bandat neonaziste të shpërndara më së shpejti në ShBA që ka grupet e veta në Bregun Lindor e Perëndimor si dhe në jug, transmeton Koha.net. Fuqinë e ngritën falë bashkëpunimit me Vëllazërinë Arieve dhe me Nazi Low Riders. Merret kryesisht me shitjen e shënjestrave, me rrëmbime, vrasje, vjedhje veturash, identiteti etj.
La Ema (bandë meksikane me 400 anëtarë e 1000 bashkëpunëtorë)
E themeluar në burgjet kaliforniane në vitet 1950, ndjek rregulla të rrepta. Përbëhet nga amerikanët meksikanë dhe është njëra nga bandat më të fuqishme në Kaliforni.
Kontrollon bixhozin, prostitucionin, sistemin e burgjeve e merret edhe me shitjen e shpërndarjen e drogës. Është e lidhur ngushtë me narkokartelën e Meksikës.
Nazi Low Riders (1000 deri në 5000 anëtarë)
Shumica e anëtarëve kanë përvojë nga bandat e ndryshme rrugore, abuzim droge etj. Merret me plaçkitje të armatosura, sulme, vrasje, mashtrime, shpëlarje parash e frikësim dëshmitarësh.
Mexikanemi (2000 anëtarë)
E njohur si mafia teksaso – meksikane, është themeluar në burgjet e Teksasit në viteve e 80-ta të shekullit të shkuar. Merret me aktivitetet e simotrave të veta e ka lidhje me disa prej tyre.
Nuestra Familia (250 anëtarë dhe 1000 bashkëpunëtorë)
Shumë e dhunshme, kjo bandë u themelua në kompleksin e burgut në Kaliforni. Bashkëpunon me bandën Nortenos, në të cilën janë gangsterë nga Kalifornia Veriore e që ka më shumë se 1000 anëtarë.Transmeton Koha.net
Paratë i fiton me detyrim, nga droga e merret edhe me vrasje e plaçkitje.
Sindikata e Teksasit (1300 anëtarë, 10.000 bashkëpunëtorë)
ST përbëhet nga të burgosur meksikan-amerikanë dhe u themelua në vitin 1970-ta si përgjigje ndaj Vëllazërisë Arieve dhe Mafies meksikane.
Janë aktivë në të dy anët e kufirit amerikano-meksikan.
Sikur dhe Mexikanemi, është e lidhur me grupin Los Zetas. Merret me trafikim, detyrim, prostitucion, vrasje të porositura.
Të liruarit dhe të liruarit me kusht nga kjo bandë japin 10 për qind të fitimeve për familjet e të burgosurve.
Vëllazëria Arieve (20.000 anëtarë)
Është e bashkuar me bandën La Ema për t’iu kundërvënë Black Guerilla Family.
FBI e akuzon për 18 për qind të vrasjeve nëpër burgje. Fitimet i vijnë nga kokaina, heroina, etj.
Nuk duhet përzier me Vëllazërinë Arieve të Teksasit.
