Amy Adams me dasëm sekrete

0

Pas 14 vjetesh në lidhje dhe nje fëmije, aktorja hollywoodi-ane Amy Adams ka vendosur që të martohet, këtë fundjave në Los Angeles me Darren Le Gallo me të cilin është fejuar prej disa vitesh.

Çifti ka vendosur së bashku që ceremonia e tyre të jetë private. Lista e të ftuarve është e vogël dhe kanë bërë përpjekje maksimale për ta mbajtur vendin e dasmës sekret.

Ylli Hollywood-ian është lidhur me aktorin Le Gallo që prej 14 vjetësh. Ata janë fejuar në vitin 2008 dhe kanë një vajzë e cila quhet Aviana.

SHBA – Japoni: Rregulla të reja në bashkëpunimin për mbrojtje

0

Shtetet e Bashkuara dhe Japonia i kanë paraqitur rregullat e reja të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Ky veprim madhor u mundëson forcabve të armatosura të Japonisë rol më ambicioz ndërkombëtar për shkak të shqetësimeve për rritjen e ndikimit të Kinës.

Këto rregulla të reja janë shpallur nga sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, pas bisedimeve me ministrin e jashtëm japonez, Fumio Kishida, në Nju Jork.

“Sot ne e shënojmë krijimin e kapacitetit të Japonisë për ta mbrojtur jo vetëm territorin e vet, por, po ashtu, edhe Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë, nëse është e nevojshme”, tha Kerry në konferencën për gazetarë, mbrëmë në Nju Jork.

Sipas rregullave të reja, Japonia mund t’i ndihmoj forcat amerikane, që eventualisht kërcënohen nga një vend i tretë, ose do të mund dërgonte anije në një mision në Lindjen e Mesme.

John Kerry, po ashtu, e ka riafirmuar sovranitetin e Japonisë ndaj ishujve Senkaku, ndaj të cilave ka pretendime edhe Kina.

I humbi zgjedhjet, jep dorëheqje kryeministri i Finlandës

0

Kryeministri i Finlandës Alexander Stubb sot ka dhënë dorëheqje për shkak të humbjes së zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 19 prill.
Mandatar për konsolidimin e qeverisë së re është 53 vjeçari, juha Sipilä, nga partia Qendër, e cila i ka fituar zgjedhjet e para disa ditëve.

Sipilä ka thënë sot se javën tjetër do të fillojë bisedimet për koalicionin qeverisës, i cili duhet të formohet brenda një muaji.

Studim: Aroma e luleve ilaç

0

Aroma e luleve është një fnomen që mund të ndikojë në aktivitetin e gjeneve dhe të qelizave të gjakut duke reduktuar ndjeshëm nivelin e stresit. Në një studim të realizuar në Japoni pohohet se aroma e luleve ka një efekt pozitiv në organizëm.

Aroma mund të ndikojë në aktivitetin e gjeneve dhe të qelizave të gjakut duke reduktuar ndjeshëm nivelin e stresit. Studimi është i realizuar vetëm me minj prandaj dhe rezultatet mund të shikohen me kujdes.

Akio Nakamura dhe bashkëpunëtorët e tij kanë eksperimentuar në disa situate stresuese dhe kanë verifikuar në vetvete impaktin e linalool, një agjent kimit përgjegjës i një arome prezentë në disa lloje lulesh si portokalli, ulliri, mango, limoni.

Rezultati ishte se linalooli, që zakonisht përdoret në produkte komerciale, ka kryer një veprim represiv mbi disa ndryshime në qelizat e gjakut dhe në shprehjen e gjenit që i atribuohen stresit.
Studiuesit shprehen se fakti që efekti i aromës matet përmes analizave të gjakut në të ardhmen mund të testohet dhe te njeriut.

Si ta mbrojmë shikimin

0

Ndër shkaqet që shkathojnë shikimin janë të shumta, ekspertë kanë formuar një listë, ku janë përmendur edhe ‘sekretet’ si të shpëtojmë sytë nga dëmtimet

Puna në kompjuter: Nga puna në kompjuter dhe vazhdimisht duke mbajtur telefonat celularë në duar lodhen sytë, duke shkaktuar thatësi, djegie dhe madje edhe dhimbje koke. Çdo 20 minuta shikoni larg për 20 sekonda dhe shihni diçka në largësi 20 metra.

Mungesa e vitaminës D: Studimet konfirmuan se femrat që kanë marrë dozën e rekomanduar ditore të vitaminës D kanë një rrezik 44 për qind më të ulët të degjenerimit makular, sëmundjet e pjesën qendrore të retinës që shkatërron vizionin qendror, që është më e zakonshme tek të moshuarit.

Ilaçet për puçrra fytyre: Ilaçet për puçrra fytyre mund të shkaktojnë probleme me shikim natën, por ndërlidhen edhe me pamje të turbullt. Këto ilaçe rrisin thithjen e rrezeve UV që mund të shkaktojnë dëme në kornea.

Shenja e parë e diabetit: Vizioni i paqartë mund të jetë shenja e parë e diabetit tip 2. Kjo sëmundje pengon rrjedhjen e gjakut në pjesën e korneas, e cila mund të shkaktojë verbim.

Mungesa e diellit: Studime të shumta kanë lidhur miopinë me kohën e tepërt të kaluar në ambiente të mbyllura, e cila është veçanërisht e dukshme te fëmijët. Rrezet e diellit ulin shikimet, gjë që redukton rrezikun e shikimit të paqartë. Kjo gjithashtu stimulon sekretimin e dopaminës neurotransmetues, e cila forcon sytë.

10 filmat më të shkarkuar të javës

0

10 filmat më të shkarkuar në BitTorrent, që kryesojnë tabelën këtë javë, janë: ‘Jupiter Ascending’, pasuar nga ‘Furious 7′. ‘Fifty Shades of Grey’ kompleton tre të parët.

Këtë javë ka pesë filma të rinj në tabelë. ‘Jupiter Ascending’ është filmi më i shkarkuar i javës. Të dhënat për tabelën javore për filmat më të shkarkuar janë mbledhur nga TorrentFreak dhe është vetëm për referencë informuese dhe arsimore.

 

OKB- 15 milionë dollarë ndihma për Nepalin

0

Nepali ka shpallur tre ditë zie për viktimat e tërmetit që ra të shtunën dhe që mori jetën e të paktën 5,000 personave dhe plagosi më shumë se 10 mijë të tjerë. Kryeministri Sushil Koirala tha sot se qeveria po bën gjithçka që mundet, por shkalla e katastrofës është përtej mundësive të Nepalit.
Ende nuk është bërë një vlerësim i përgjithshëm i shkallës së dëmeve të tërmetit me magnitudë 7.9 ballë Richter të së shtunës, dhe që u pasua të dielën nga një tjetër tronditje prej 6.7 ballësh, por kryeministri u shpreh se numri i viktimave mund të arrijë deri në 10 mijë.
Për t’i ardhur në ndihmë Nepalit, Kombet e Bashkuara kanë akorduar një fond prej 15 milionë dollarësh, nëpërmjet Fondit të Emergjencës Qendrore, për të mundësuar përshpejtimin e punës së organizatave humanitare dhe për të siguruar asistencë për njerëzit që janë në nevojë.
Një ekip prej pesë personash nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) ka mbërritur tashmë në kryeqytetin Katmandu. Gjithashtu, nëntë ekipe të kërkim-shpëtimit mbërritën në Nepal nga Turqia, Spanja dhe India, me një personel prej 287 personash dhe 25 qenë për të asistuar në kërkimin e trupave që janë zënë nga rrënojat.

Greqia në udhëkryq

0

Në një moment tepër delikat për Greqinë, që po përpiqet të arrijë sa më shpejt një marrëveshje me huadhënësit, për të marrë ndihmat financiare pasi arkat e shtetit janë pothuajse bosh, kryeministri grek, Aleksis Cipras në intervistën e tij të parë televizive pas ardhjes në pushtet, ka lënë të hapur mundësinë që të kërkojë vendimin e popullit, jo nëpërmjet zgjedhjeve, por me anë të një referendumi popullor.
Duke shprehur besimin se gjërat nuk do të arrijnë në atë pikë dhe se do të arrihet një kompromisi i ndershëm, Cipras ka nënvizuar se në rast se marrëveshja me kreditorët kapërcen kufijtë e mandatit popullor që e solli në pushtet, ai nuk do ta shkelë vullnetin e sovranit.
Cipras tha se vendimi i popullit e kufizon atë dhe shtoi se nëse vjen në përfundim se marrëveshja është jashtë këtyre kufijve dhe nëse ai nuk ka më se ku të mbështetet, atëherë do të kërkojë vendimin e popullit.
Qeveria greke po vazhdon ende negociatat me kreditorët e saj, sepse nuk po pranon disa prej kushteve të tyre që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e punësimit, reduktimin e pagave dhe pensioneve dhe rritjen e tatimit në vlerën e shtuar, ndërkohë se duket që është arritur pajtimi për procesin e privatizimit./21 Media/

MSN arrin golin e 100-të

0

Sulmuesit e Barcelonës, Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar, të njohur si MSN kanë arritur të shënojnë 100 gola për skuadrën katalunase sivjet.
Treshja e njohur arriti këtë shifër me tre golat e parë në takim me Getafen në kuadër të xhiros së 34-të në La Ligë, raporton goal.com.
I pari që shënoi ishte Messi, pastaj Suarez e Neymar.
Rezultati momental i takimit është 5 me 0. Dy golat tjerë u realizuan nga Xavi dhe Suarez.
Treshja sulmuese tani ka kaluar treshen Messi, Thierry Henry dhe Samuel Eto’o që gjatë sezonit 2008-09 kishin shënuar 99 herë.

Hoti -Mësimdhënësve: S'keni arsye të hyni në grevë

0

Ministri i Financave,Avdullah Hoti,ka reaguar ndaj deklarimeve të fundit të Sindikatës së Arsimit se nga nesër do të nis greva në Shkollat e Kosovës.
Ky është reagimi i plotë i Hotit,përmes profilit të tij në Facebook:

“Ne pagat e prillit,qe paguhen te enjten,do te paguhet pervoja e punes prej 0.5 perqind per cdo vit te pervojes,perfshire ketu edhe pervojen nga viti 2008 qe deri me tani nuk eshte llogaritur.

Ne kete grup do te hyjne 24 mije arsimtare dhe 4 mije staf administrativ/teknik,nderkaq deri me tani jane paguar per pervoje vetem 19 mije arsimtare.

Me keto masa,arsimtaret duhet te tregojne gadishmeri per angazhim me te madhe dhe cilesi,e jo te lene pa mesim mbi 420 mije nxenes.

Une ftoj te gjithe arsimtaret qe te reflektojne,sepse shoqeria kosovare vertet ju ka borxh atyre per mundin e bere me dekada,por edhe ata kane obligim ndaj shoqerise qe po i trajton arsimtaret me mire se cilen do kategori te te punesuarve ne sektorin publik. Pagat e tyre sot jane me te lartat ne sektorin publik dhe sa dyfishi i pagave ne sektorin privat.

Ne si qeveri kemi qene te hapur dhe te sinqete me arsimtaret. Duke mos u dhene premtime pa mbulese. Kemi reduktuar cdo shpenzim qe ka qene i mundur per te grumbulluar 11.2 milion euro per pervojen e punes. Per ne ata jane partner ne zhvillimin e arsimit. Por qasja e tyre ultimative eshte jashte rezonit te partneritetit dhe pergjejesise shoqerore qe kemi te gjithë”