Sulmuesit e Barcelonës, Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar, të njohur si MSN kanë arritur të shënojnë 100 gola për skuadrën katalunase sivjet.
Treshja e njohur arriti këtë shifër me tre golat e parë në takim me Getafen në kuadër të xhiros së 34-të në La Ligë, raporton goal.com.
I pari që shënoi ishte Messi, pastaj Suarez e Neymar.
Rezultati momental i takimit është 5 me 0. Dy golat tjerë u realizuan nga Xavi dhe Suarez.
Treshja sulmuese tani ka kaluar treshen Messi, Thierry Henry dhe Samuel Eto’o që gjatë sezonit 2008-09 kishin shënuar 99 herë.
