Filmi “Bota”, me premierë në Amerikë

0

Filmi “Bota” me regji të Iris Elezit do të jetë pjesë e edicionit të dhjetë të South East European Film Festival i cili nis nesër dhe zgjatë deri më 7 maj.

Sipas regjisores Elezi filmi i cili tanimë ka marrë disa cmime dhe pjesëmarrje serioze në festivale të ndryshme përreth globit, do të jete në Los Angeles në Laemmle Music Hall 3 Theater.

Filmi 100 minutësh flet për Julin dhe Norën, dy të reja kamariere ndeshen me Benin dhe njëra prej tyre nis një aferë me të, ky një burrë në moshën e mesme. E kaluara nis të rikthehet për të dytë.

Filmi “Bota” do ta ketë premierën amerikane me datë 1 maj,i cili do të zgjatë deri me 7 të muajit maj.

Vlerësimet e lojtarëve: Udinese-Inter

0

Skuadra e futbollistit kosovar Xherdan Shaqiri, Inter mposhti të martën skuadrën e Udineses, me rezultat 1-2 në Seria A.

Lojtari i ndeshjes ishte Allan i vendasve, kurse po ashtu edhe te vendasit ishte lojtari më i dobët, i cili u vlerësua Badu.

Vlerësimet e lojtarëve:

Udinese: Karnezis 7.5, Widmer 6.5, Danilo 7.0, Domizzi 6.0, Piris 6.5, Pinzi 6.0, Badu 5.5 (Dështimi i ndeshjes), Allan 9.0 (Lojtari i ndeshjes), Guilherme 6.0, Thereau 6.5, Di Natale 7.0. Rezervistët: Pasquale 6.0, Kone 6.5, Perica 6.5.

Inter: Handanovic 6.5, D’Ambrosio 7.5, Vidic 7.0, Felipe 7.0, Santon 7.5, Medel 7.0, Guarin 7.0, Kovacic 8.0, Hernanes 7.5, Icardi 7.5, Palacio 7.5. Rezervistët: Podolski 7.0, Gnoukouri 6.0.

“Shqipëria nga një epokë në tjetrën” shpaloset në Bruksel

0

“Shqipëria nga një epokë në tjetrën” është titulli i ekspozitës të cilën do ta hapin hulumtuesi i fotografisë Loïc Chauvin dhe Christian Raby.Kjo ekspozitë do të hapet më datën 2 maj, ndërsa do të qëndrojë e hapur për një javë.

Imazhe të njerëzve të veshur me veshje tradicionale shqiptare, por edhe të atyre që janë veshur me rroba moderne të kohës, janë ato që shihen në fotografitë e Kristaq Sotirit.

Ai ka dokumentuar ndryshimin rrënjësor të shoqërisë shqiptare nga epoka e Perandorisë Osmane deri në krijimin e shtetit shqiptar. Në vitin 1912, gjatë kohës kur jetonte në Amerikë, do të realizonte autoportret. Me këtë fotografi edhe nis krijimtaria e tij prej fotografi. Më pas vazhdon me portrete të njerëzve të tjerë. Mes tyre është portreti i nënës së tij, ai i këngëtares Tefta Tashko dhe i disa grave të tjera(transmeton Kultplus)

Personazhet e fotografive të tij janë të ndryshme. Ai ka fotografuar një grua myslimane me shami në kokë. Por e ka realizuar edhe portretin e një prostitute. Në fotografitë e tij kanë zënë vend edhe portrete të burrave të ndryshëm.

Chauvin duke qenë hulumtues i fotografisë shqiptare, në vitin 1995 nxori botimin e parë kushtuar dinastisë Marubi me titull “Shqipëria fytyra e Ballkanit”. Ndërsa Raby, në vitin 2006 do t’i bashkohej mikut të tij në aventurën e hulumtimit të fotografisë shqiptare.

Kristaq Sotiri konsiderohet si pjesë e padiskutueshme e familjes së fotografëve të mëdhenj shqiptarë para Luftës së Dytë Botërore. Megjithëse vepra e tij nuk mund të krahasohet për nga kohëzgjatja dhe sasia me atë të dinastisë Marubi, me cilësinë teknike dhe temat e trajtuara, Sotiri është dëshmitar i një ndryshimi rrënjësor të shoqërisë shqiptare nga epoka e Perandorisë Osmane deri në krijimin e shtetit modern shqiptar. Vepra e tij thuhet se dëshmon në mënyrë të qartë të qenët “aktor dhe produkt” i kësaj shoqërie.

Vlerësimet e futbollistëve: Bayern-Dortmund

0

Borussia Dortmund ku kualifikua në finale të Kupës së Gjermanisë, pasi e mposhti Bayern Munchen me rezultat 0-2, pas ekzekutimit të penalltive.

Ky është një sukses i madh për skuadrën e Jurgen Klopp, pasi e ka mundësinë të fitojë të paktën një trofe. Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte Mats Hummels, kurse ai që dështoi ishte Thomas Muller.

Vlerësimet e futbollistëve:

Bayern Munchen: Neuer 6.5, Benatia 7.5, Boateng 8.0, Rafinha 7.5, Alonso 7.0, Lahm 6.5, Bernat 7.0, Thiago 7.0, Weiser 8.0, Muller 6.5, Lewandowski 8.0. Rezervistët: Schweinsteiger 7.0, Robben 6.0, Gotze 6.0.

Borussia Dortmund: Langerak 8.0, Durm 7.5, Sokratis 7.0, Hummels 8.0 (Lojtari i ndeshjes), Schmelzer 7.0, Bender 7.0, Gundogan 7.5, Blaszczykowsk 6.5, Reus 6.5, Kagawa 6.5, Aubameyang 7.5. Rezervistët: Kampl 5.0 Kehl 6.5 Mkhitaryan 7.5.

Shpallet e pafajshme deputetja Duda Balje

0

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, sot është shpallur e pafajshme nga akuzat për mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare.

Gjykatësi i Departamentit të Përgjithshëm, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, Zejnulla Gashi, mori aktgjykim me të cilin e shpalli të pafajshme, duke e liruar nga akuza deputeten Duda Balje.

Një ditë më parë në fjalën përfundimtare prokurorja e shtetit Sahide Sefa, kishte thënë se gjatë gjykimit është vërtetuar kryerja e veprës penale nga deputetja Balje, ndërsa këtë e mbështeti në dëshminë e zyrtarit të Agjencisë Kundër Korrupsion si dhe provave tjera të administruara në gjykatë.Ajo, i propozoi gjykatës që e pandehura Duda Balje të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit.

Ndërsa Ruzhdi Berisha, avokati i Duda Baljes, i propozoi Gjykatës që të marrë aktgjykim lirues, me arsyetimin se në rastin konkret nuk ka ekzistuar elementi i dashjes, pa të cilin nuk mund të ekzistoj vepra penale.

Deputetja Balje, akuzohej nga Prokuroria e Shtetit se më 28 mars 2013 në kohë të papërcaktuar në Agjencinë Kundër Korrupsion në Prishtinë në cilësinë e zyrtares së lartë publike në formularin për deklarimin e pasurisë nuk ka paraqitur të dhënat e kërkuara. Duda Balje, sipas aktakuzës së prokurorisë së shtetit, kishte paraqitur vetëm pagën bazë si deputete në shumën prej 17 mijë e 856 eurove, ndërsa në bazë të të dhënave të Kuvendit të Kosovës është konstatuar se të hyrat vjetore nga Kuvendi për këtë deputete janë 24 mijë e 327 e 19 euro.

Diferenca e mosdeklarimit të pasurisë është 6 mijë e 471 e 19 euro, diferencë të cilën deputetja Balje e merr për pjesëmarrje në seancat dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Për të njëjtën vepër penale, nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, ishte akuzuar edhe ish- deputeti Nait Hasani, i cili poashtu u shpall i pafajshëm nga Gjykata, transmeton kallxo.com

Suedia: Elhaida Dani fiton gjysëmfinalen e parë

0

Programi televiziv suedez “Inför Eurovision” (Para Eurovizionit) i cili ka një traditë shumë vjeçare dhe transmetohet nga Radio Televizioni Publik Suedez SVT 1, ka mbledhur një panel ekspertësh muzikorë i cili përbëhet nga këngëtarët Kristin Amparo, Christer Björkman, Eric Saade, Sarah Dawn Finer dhe Tess Merkel vlerësuan gjithë këngët pjesmarrëse në gjysëmfinalen e parë të Eurovision Song Contest 2015(transmeton Kultplus)

Pas vlerësimit që bënë për gjithë këngët, ishte zëri dhe kënga e Elhaida Danit ajo e cila arriti të marrë më tepër pikë dhe së bashku me këngën e Estonisë u renditën në krye të tabelës.

Christer Björkman i cili është edhe kryetar i delegacionit suedez tha: Ajo është vërtet shumë e mirë dhe kënga vjen afër fundit të mbrëmjes, pas disa këngëve të mërzitshme. Shqipëria ka një festival me tradita, që fokusohet në vokalet e forta dhe fituesi shkon në Eurovizion, prandaj ata kanë gjithmonë vokalistë të mirë. Shkon patjetër në finale.

Sarah Dawn Finer tha se: Ndoshta duhet të merrnim shembull nga ta.

Fjalë të bukura thanë edhe Tess Merkel e grupit Alcazar e cila u fokusua te zëri i mrekullueshëm i Elhaida Danit, duke e cilësuar si një zë shumë të bukur dhe me një këngë e cila përcjell mesazh dashurie që i pëlqen jashtëmase.

I duan apo s’i duan!

0

“Të gjeturat e anketës së fundit tregojnë se përfaqësuesit politik: Presidentja, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Institucionet Qëndrore kanë arritur nivelin më të ulët të kënaqshmërisë së qytetarëve që nga marsi i vitit 2007” kështu thuhet në njoftimin UNDP dhe USAID që do të lansojnë ‘Pulsin Publik’- dokument ky që ofron  një përmbledhje të indikatorëve kyç dhe rezultatet e anketës.

Rezultatet që do të prezantohen bazohen në analiza statistikore të anketës së Pulsit Publik që është zhvilluar gjatë fundit të marsit  2015 dhe ka përfshirë 1306 respondentë.

Projekti do të prezantohet në një konferencë për media, që do të mbahet sot në ndërtesën e UNDP-së me fillim në ora 11:00. Projekti bashkëfinancohet nga USAID dhe UNDP./ 21MEDIA

 

FSK-ja me 155 rekrutë të rinj

0

Nesër në Kazermën “Skënderbeu” të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Ferizaj mbahet Ceremonia e certifikimit të 155 rekrutëve të FSK-së, të cilët përfunduan me sukses trajnimin bazik nëntë javor, njoftoi Ministria për Forcën e Sigruisë.

Në ceremoni, siç thuhet, do të jenë të pranishëm Haki Demolli ministri për Forcës së Sigurisë, gjeneral-lejtënant Rrahman Rama komandanti i FSK-së, gjeneralë, oficerë dhe nënoficerë të FSK-së, përfaqësues të ambasadave në Kosovë, atashe ushtarakë të akredituar në Kosovë, familjarë të rekrutëve etj.

Trajnimi bazik i rekrutëve që do të certifikohen, ka zgjatur  afër një muaji pra, prej  2 mars deri më 30 prill./21MEDIA

Vdiq Dervish Lekaj, kameraman në RTV21

0

Nga një sëmundje e gjatë, ka vdekur mbrëmë në moshën 60 vjeçare, kolegu ynë Dervish Lekaj.

Dervish Lekaj nga viti 1976 punoi si kameraman në Radio Televizionin e Prishtinës, ndërsa nga viti 2007, ishte punëtor i Radio Televizionit 21.

Nga kolektivi i RTV21, Dervish Lekaj do të kujtohet si një punëtor i urtë dhe i zellshëm.  Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 15 në fshatin e tij të lindjes, Lumbardh të Deçanit./21MEDIA

Liverpool kontakton Bartran e Barcelonës

0

Klubi anglez, Liverpool pasi ka dështuar në këtë sezon të garave, duke mos fituar asnjë trofe, si dhe me pak gjasa të sigurojë Champions Leaguen, tani është duke monitoruar disa futbollistë.

Sipas mediave britanike, “Reds” dëshirojnë që gjatë merkatos se verës ta blejnë mbrojtësin e Barcelonës, Marc Bartra.

Sipas këtyre mediave, tashmë klubi nga “Anfield” ka kontaktuar agjentët e lojtarit.

Thuhet se Liverpool tashmë është duke përgatitur ofertën për mbrojtësin e “blaugranave”. Oferta e Liverpoolit pritet që shumë shpejtë të arrijë tek klubi katalonas.