Nga një sëmundje e gjatë, ka vdekur mbrëmë në moshën 60 vjeçare, kolegu ynë Dervish Lekaj.
Dervish Lekaj nga viti 1976 punoi si kameraman në Radio Televizionin e Prishtinës, ndërsa nga viti 2007, ishte punëtor i Radio Televizionit 21.
Nga kolektivi i RTV21, Dervish Lekaj do të kujtohet si një punëtor i urtë dhe i zellshëm. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 15 në fshatin e tij të lindjes, Lumbardh të Deçanit./21MEDIA
