Mrekulli në Nepal: Gjendet foshnja 4-muajshe e gjallë

0

Tragjike dhe e mrekullueshme njëkohësisht është ajo që ka ndodhur në rrënojat e qytetit Bhaktapur në Nepal, 22 orë pas tërmetit shkatërrues.

Ditën e diel, ekipet e shpëtimit dhe banorët e Nepalit nisën kërkimet për të mbijetuarit, një ditë pasi tërmeti me magnitudë 7.8 ballë me epiqendër në kryeqytetin Katmandu, shkatërroi shtëpitë, bizneset, institucionet e tempujt duke shkaktuar dëme kolosale.

foshnja

Më shumë se 5.000 njerëz janë regjistruar të vdekur, megjithatë kjo foshnje ka arritur t’i mbijetojë mrekullisht fatkeqësisë dhe peshës së rrënojave që ndodheshin mbi të.

Obama akuzon Kinën për frikësim të fqinjëve

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, akuzoi Kinën se nepërmjet të frikësimit po tenton që të realizojë pretendimet e veta detare, në kurriz të fqinjëve në Azi.

Gjatë takimit që zhvilloi në Shtëpinë e Bardhë me Kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, Obama i konfirmoi atij vendosmërinë e Uashingtonit për të mbrojtur territorin japonezë, përfshirë këtu edhe Ishujt Senkako, në Detin Lindor të Kinës, të cilat pretendohen si nga Japonia, ashtu edhe nga Kina./21 MEDIA/

Lartësi e 'frikshme'

0

Çdo njëri frikohet nga lartësia, por përvoja dhe siguria në vendin e lartë ku qëndron, e mund atë dhe pas kësaj ajo frikë shndërrohet në një “shqetësim” që madje prodhon endje.

Pra arrinë të perjetohet edhe si diçka e këndshme.
Për ata që e duan lartësinë kemi disa rekomandime për ju ! /21 MEDIA/

1

2

3

4

5

6

7

Franca në përgjigje të kërcënimeve të ekstremistëve të ISIS-it

0

Franca do të rrisë buxhetin ushtarak për 4 miliardë euro në katër vitet e ardhshme, në përgjigje të kërcënimeve të ekstremistëve të ISIS-it, pas sulmit xhihadist në Paris, ka njoftuar Presidenti francez, Francois Hollande.

Sipas informacioneve të para, një numër prej 7.000 trupave do të angazhohet për sigurinë e brendshme të Francës nga kërcënimet ekstremiste.

1.2 milion euro për Podujevën

0

“Në komunën e Podujevës gjatë këtij viti kemi planifikuar të investojmë rreth 1.2 milion euro në rregullimin e rrjetit elektrik dhe vendosjen e trafove të reja”, keshtu tha Drejtori i ekzekutiv i rrjetit në KEDS-i, Mehmet Koç, pasi takimit me kryetarin e Podujeves, Agim Veliu.

Veliu me kete rast ka  potencuar reduktimet e shpeshta të energjisë elektrike, veçmas ka shprehur shqetësimin për rrjetin e vjetruar elektrik, i cili në disa lokalitete rrezikon edhe jetën e qytetarëve. Në këtë kontekst, Kryetari Veliu kërkoi nga KEDS-i që të ndërmarrin veprime konkrete në mënyrë që qytetarëve të Komunës së Podujevës t’u sigurohet furnizimi i rregullt dhe cilësor me energji elektrike. / 21MEDIA

Robben mungon në Champions

0

Arjen Robben pritet ta humbas ndeshjen e parë gjysmëfinale në Champion League ndaj Barcelonës.

Holandezi u rikthye në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë ndaj Dotmundit, por vetëm pas 16 minutave Pep Guardiola u detyrua ta zëvendësoje më Mario Gotzen.

Lajmi për rikthimin e Robbenit i gëzojë të gjithë fansat e ekipit gjerman, por holandezi ka pësuar lëndim dhe gjasat për të luajtur në Champions janë të vogla.

Siç dihet Bayerni ka pasur shumë probleme më lëndimet në javët e fundit, kurse të martën u eliminua edhe nga Kupa e Gjermanisë.

 

Rrustem Gecaj – “Nderi i Kombit”

0

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dej, e dekoroi zotit Rrustem Gecaj me Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi të lartë dhe respekti të thellë për veprimtarinë e tij të çmuar atdhetare dhe përkushtimin e paepur në shërbim, mbrojtje e mbështetje të çështjes kombëtare, si dhe për lartësimin e emrit dhe vlerave të rralla të bashkësisë shqiptaro-amerikane” keshtu thuhet ne faqen e presidences.
11198975_10204557640437359_1398079961_n

11186316_10204557641677390_452367688_n

QKUK: Shërbime më të mira për sy

0

Qendra Klinike Universitare e Kosovës(QKUK), gjegjësisht Klinika e Oftalmologjisë ( Syve) e është pajisur me aparatura të reja mjekësore për kryerjen e shërbimeve për pacientët që kanë nevojë për shërbime oftalmologjike.

Në një komunikatë thuhet se: “Si rezultat i aparaturës së re ka filluar të kryhet procedura e fakomuzlifikimit, ku janë bërë 20 intervenimet e para me këtë teknologji bashkëkohore”,

Kjo klinikë është pajisur me disa nga pajisjet si: fundus kamera, yag laser, OCT ultrasonografi dhe aparatura për fakoemulzifikim.

Gjithashtu,  kjo klinikë ka pranuar donacion disa aparatura nga Spitali Turk “ Yoz Vakfi” nga Stambolli, përfshirë dy mikroskop operativ, një aparaturë për fakomuzifik, një autorefraktometër, biomikroskop dhe instrumente tjera kirurgjike.

Në tremujorin e parë të këtij viti, kjo klinikë ka ofruar 9748 shërbime shëndetësore, janë kryer 640 operacione, 311 aplikime intravitreale (bevacizumab) 60 ndërhyrje laserike dhe 319 ultrasonografi./21MEDIA

Si të humbisni peshë pa u lodhur!

0

Profesori i Cornell Brian Ënsink, autor i “Mindless Eating”, thotë që një njeri merr mesatarisht 200 vendime në ditë për ushqimin. Me kaq shumë presion, nuk mund të presësh të jesh i ndërgjegjshëm për të gjitha zgjedhjet. Në një studim, ai gjeti që njerëzit që  kanë enë me frutat në banakun e kuzhinës peshojnë pesë kilogramë më pak sesa ata që nuk kanë, siç ka raportuar Fast Company. Që të jemi të ndershëm, të gjithë në një çast gjatë ditës duam të hamë jashtë vakteve. Nëse ke para syve fruta, do ushqehesh më mirë shumicën e kohës.

Ha bajame dhe pi ujë

Bajamet dhe uji mund të ndihmojnë në planin për të humbur peshë. Një studim tregon se sa më shumë bajame çdo ditë, mund të ulin oreksin dhe të bëjnë edhe gjëra të tjera të mira. Ha gati një grusht bajamesh në ditë, me lëkurë sepse ato janë të pasura me antioksidantë.

Ndërsa uji të ndihmon të ndihesh i ngopur dhe të ndalon të hash më shumë seç ke nevojë.

Fli aq sa ke nevojë

Nuk është normale që diçka kaq thelbësore për ne, si gjumi, të jetë i pamjaftueshëm. Përveçse redukton stresin dhe ndikon shëndetin, orët dhe cilësia e gjumit ndikojnë sinjalet e urisë në tru. Sasia e duhur e gjumit është vërtetuar që përmirëson përpjekjet për të humbur peshë.

Rri me miq të mirë

Ka një studim që flet për feedback-un pozitiv. Sipas tij, gratë që dëgjojnë fjalë inkurajuese për masat e tyre i ruajnë ato ose humbasin peshë, ndërsa gratë që miqtë u thonë që janë të shëndosha, fitojnë edhe më shumë peshë, 4 deri në 5 kilogramë mesatarisht.

Ne jemi qenie sociale, ajo që mendojnë të tjerët, ka rëndësi. Nëse ti shpenzon kohë me miqtë, familjen ose kolegët që të kritikojnë për peshën, studimi shpjegon që do e marrësh atë negativitet brenda trupit. Në vend të kësaj, kërko njerëz që të pranojnë siç je dhe e thonë këtë.

Telefoni në dhomë gjumi,rrezik për kancer!

0

Sipas një vlersimi të bërë nga YouGov dhe The Huffington Post ka zbuluar se 63% e përdoruesve të smarphone mes moshave 18 dhe 29 flenë me telefonat apo tabletët në shtretërit e tyre,kjo do të thotë që varësia  ndaj smartphone ka arritur në nivelin pasi që nuk mundemi dot ë shtrijmë kokën mbi jastëk pa atë pranë nesh.

Në një studim të zhvilluar në spitalin e grave në Boston, hulumtuesit vëzhguan 12 paciente për 2 javë. Për 5 netët e para ato lexuan libra në një IPad 4 orë rresht para gjumit, ndërsa 5 ditët e ardhshme lexuan libra të printuara 4 orë para gjumit.

Personat të cilët kishin bërë lexim elektronik, kishin më shumë vështirësi të binin në gjumë në krahasim me ata që praktikuan leximin e printuar. Gjithashtu, ishin më pak vigjilentë në mëngjes.

Nivelet e ulta të melantonës, të cilat prodhohen nga gjumi jo i mirë, mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme si: kancer i gjirit, kancer i zorrës së trashë, prandaj ekspertët ju rekomandojnë të lexoni libra dhe revista të shtypura për të shmangur këto pasoja të frikshme që mund të keni në shëndetin.