Arjen Robben pritet ta humbas ndeshjen e parë gjysmëfinale në Champion League ndaj Barcelonës.
Holandezi u rikthye në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë ndaj Dotmundit, por vetëm pas 16 minutave Pep Guardiola u detyrua ta zëvendësoje më Mario Gotzen.
Lajmi për rikthimin e Robbenit i gëzojë të gjithë fansat e ekipit gjerman, por holandezi ka pësuar lëndim dhe gjasat për të luajtur në Champions janë të vogla.
Siç dihet Bayerni ka pasur shumë probleme më lëndimet në javët e fundit, kurse të martën u eliminua edhe nga Kupa e Gjermanisë.
