Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, akuzoi Kinën se nepërmjet të frikësimit po tenton që të realizojë pretendimet e veta detare, në kurriz të fqinjëve në Azi.
Gjatë takimit që zhvilloi në Shtëpinë e Bardhë me Kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, Obama i konfirmoi atij vendosmërinë e Uashingtonit për të mbrojtur territorin japonezë, përfshirë këtu edhe Ishujt Senkako, në Detin Lindor të Kinës, të cilat pretendohen si nga Japonia, ashtu edhe nga Kina./21 MEDIA/
