Dita e parë në universitet! “Nënë Tereza” pret gjeneratën e re

TË FUNDIT

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup hapi dyert për studentët e rinj, duke shënuar fillimin e vitit të ri akademik.
Mbizotëroi atmosfera e fillimit të një kapitulli të ri për studentët, të cilët nga sot nisin rrugëtimin e tyre universitar.
Rektori i UNT-së Bekim Fetaji kërkoi nga studentët që të bashkëpunojnë dhe të ndihmohen mes vete, sepse kështu do të krijohet një kulturë duke ndihmuar me përvojat tyre.

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Driton Sulejmani, porositi studentët të mos kenë frikë nga sfidat apo provimet që do t’u duken të vështira, sepse siç tha, suksesi ndërtohet edhe nga ditët kur rrëzoheni.

I pranishëm ishte edhe ambasadori i Shqipërisë Denion Meidani, i cili porositi të rinjtë që ta duan vendin, t’i respektojnë ligjet sepse janë një ndër kapitujt më të rëndësishëm për të hyrë në BE.

Universiteti “Nënë Tereza” ka 8 fakultete dhe 43 programe studimore. Numri i përgjithshëm i studentëve sipas të dhënave të fundit të publikuara arrin në rreth 3 mijë e 700.