Tragjike dhe e mrekullueshme njëkohësisht është ajo që ka ndodhur në rrënojat e qytetit Bhaktapur në Nepal, 22 orë pas tërmetit shkatërrues.
Ditën e diel, ekipet e shpëtimit dhe banorët e Nepalit nisën kërkimet për të mbijetuarit, një ditë pasi tërmeti me magnitudë 7.8 ballë me epiqendër në kryeqytetin Katmandu, shkatërroi shtëpitë, bizneset, institucionet e tempujt duke shkaktuar dëme kolosale.
Më shumë se 5.000 njerëz janë regjistruar të vdekur, megjithatë kjo foshnje ka arritur t’i mbijetojë mrekullisht fatkeqësisë dhe peshës së rrënojave që ndodheshin mbi të.

