QKUK: Shërbime më të mira për sy

TË FUNDIT

Qendra Klinike Universitare e Kosovës(QKUK), gjegjësisht Klinika e Oftalmologjisë ( Syve) e është pajisur me aparatura të reja mjekësore për kryerjen e shërbimeve për pacientët që kanë nevojë për shërbime oftalmologjike.

Në një komunikatë thuhet se: “Si rezultat i aparaturës së re ka filluar të kryhet procedura e fakomuzlifikimit, ku janë bërë 20 intervenimet e para me këtë teknologji bashkëkohore”,

Kjo klinikë është pajisur me disa nga pajisjet si: fundus kamera, yag laser, OCT ultrasonografi dhe aparatura për fakoemulzifikim.

Gjithashtu,  kjo klinikë ka pranuar donacion disa aparatura nga Spitali Turk “ Yoz Vakfi” nga Stambolli, përfshirë dy mikroskop operativ, një aparaturë për fakomuzifik, një autorefraktometër, biomikroskop dhe instrumente tjera kirurgjike.

Në tremujorin e parë të këtij viti, kjo klinikë ka ofruar 9748 shërbime shëndetësore, janë kryer 640 operacione, 311 aplikime intravitreale (bevacizumab) 60 ndërhyrje laserike dhe 319 ultrasonografi./21MEDIA