“Në komunën e Podujevës gjatë këtij viti kemi planifikuar të investojmë rreth 1.2 milion euro në rregullimin e rrjetit elektrik dhe vendosjen e trafove të reja”, keshtu tha Drejtori i ekzekutiv i rrjetit në KEDS-i, Mehmet Koç, pasi takimit me kryetarin e Podujeves, Agim Veliu.
Veliu me kete rast ka potencuar reduktimet e shpeshta të energjisë elektrike, veçmas ka shprehur shqetësimin për rrjetin e vjetruar elektrik, i cili në disa lokalitete rrezikon edhe jetën e qytetarëve. Në këtë kontekst, Kryetari Veliu kërkoi nga KEDS-i që të ndërmarrin veprime konkrete në mënyrë që qytetarëve të Komunës së Podujevës t’u sigurohet furnizimi i rregullt dhe cilësor me energji elektrike. / 21MEDIA
