Sipas një vlersimi të bërë nga YouGov dhe The Huffington Post ka zbuluar se 63% e përdoruesve të smarphone mes moshave 18 dhe 29 flenë me telefonat apo tabletët në shtretërit e tyre,kjo do të thotë që varësia ndaj smartphone ka arritur në nivelin pasi që nuk mundemi dot ë shtrijmë kokën mbi jastëk pa atë pranë nesh.
Në një studim të zhvilluar në spitalin e grave në Boston, hulumtuesit vëzhguan 12 paciente për 2 javë. Për 5 netët e para ato lexuan libra në një IPad 4 orë rresht para gjumit, ndërsa 5 ditët e ardhshme lexuan libra të printuara 4 orë para gjumit.
Personat të cilët kishin bërë lexim elektronik, kishin më shumë vështirësi të binin në gjumë në krahasim me ata që praktikuan leximin e printuar. Gjithashtu, ishin më pak vigjilentë në mëngjes.
Nivelet e ulta të melantonës, të cilat prodhohen nga gjumi jo i mirë, mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme si: kancer i gjirit, kancer i zorrës së trashë, prandaj ekspertët ju rekomandojnë të lexoni libra dhe revista të shtypura për të shmangur këto pasoja të frikshme që mund të keni në shëndetin.
