​AGK e shqetësuar me lirinë e medias në Kosovë

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mirëpret vlerësimin e fundit të organizatës “Freedom House”, dhe shprehë shqetësim për përkeqësimin e lirisë së medias në Kosovë.
Kosova vazhdon të radhitet në mesin e vendeve pjesërisht të lira dhe këtë vit zë vendin e 100-të, që është për dy pozita më keq se një vit më parë.

Kjo situatë shpërfaqë gjendjen e rëndë dhe kushtet e pafavorshme për ushtrimin e lirë të profesionit të gazetarisë në Kosovë. Ndërkaq, kërcënimet dhe dhuna ndaj gazetarëve në rritje kërkon vëmendje të posaçme nga organet e rendit për gazetarët.

Të vetëdijshëm se liria e shprehjes dhe e medies është një prej vlerave më të rëndësishme të një shoqërie demokratike, AGK u bënë thirrje insitucioneve të vendit që të kenë prioritet lirinë e shtypit dhe punën e gazetarëve dhe të marrin masa për krijimin e një ambienti të sigurt për gazetarët.

AGK mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të gazetarëve dhe iu bën thirrje gazetarëve që të vazhdojnë ta ngrenë zërin për problemet që hasin gjatë punës së tyre.

Rritja ekonomike në tri vitet e ardhshme- 4.4%

0

Ministri i Ekonomisë së Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se sot në Qeverinë e Republikës së Kosovës u aprovua Korniza Afatmesme e Shpenzimeve (KASH) për periudhën 2016 – 2018.
Sipas tij, ajo vendos kufijtë buxhetor dhe kufijtë e të hyrave për këtë periudhë.
“Është e rëndësisë së veçantë pasi pothuajse plotësisht i akomodon objektivat që i ka kjo Qeveri për 3 vitet e ardhshme të prezantuara në programin qeverisës, që është dorëzuar sot edhe në Kuvendin e Kosovës”, tha ministri i Financave Avdullah Hoti, në konferencën e sotme për media, pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Sipas ministrit Avdullah Hoti, rritja ekonomike në vend në bazë të KASH-it parashihet që të jetë më e lartë sesa 2-3 vitet e fundit, pritet që të arrijë diku në 4.4 % mesatarisht për 3 vitet e ardhshme me tendencë që kjo rritet.
Ai bëri të ditur se të hyrat e përgjithshme do të rriten mesatarisht me 20% në krahasim me të hyrat e vitit 2014, ndërkaq shpenzimet do të rriten me 19 % në krahasim me shpenzimet e viti 2014.
“Këta kufij buxhetor i akomodojnë nevojat që ne si Qeveri i kemi dhe mundësojnë realizimin e këtyre projekteve madhore të cilat tash veç i kemi filluar, siç është ndërtimi i kapaciteteve të reja në energjetikë, zhvillimi i resorit turistik të Brezovicës, dhe shumë projekte të tjera në fushën e bujqësisë, blegtorisë dhe disa sektorë tjerë. Politika të veçanta të prezantuara në kuadër të këtij dokumenti janë rritja e vazhdueshme e sektorit të bujqësisë duke i mbështetur me subvencione dhe me grante bujqit dhe fermerët në funksion të zëvendësimit të importit të lartë të produkteve bujqësorë që kemi si vend”, tha Hoti.
Ai bëri të ditur se “Korniza Afatmesme mundëson zbatimin e Kontratës Kolektive sa i përket përvojës së punës dhe sigurimit shëndetësor në plotësi për këtë periudhë kohore dhe gjithashtu mundëson që ne të mbështetim në aspektin buxhetor për aq sa është e nevojshme transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosura të Kosovës, si dhe mundëson vazhdimin e financimit dhe mbështetjes për kategoritë e veçanta siç janë ish të përndjekurit dhe të burgosurit politik, veteranët e luftës dhe kategoritë e tjera”.
“Do të vazhdojmë me zgjerimin e skemës sociale për të mundësuar zbatimin e ligjeve specifike dhe gjithashtu do të vazhdojë mbështetja financiare për rendin dhe sigurinë, reformën në arsim, reformën në shëndetësi dhe në administratën publike. Të gjitha këto reforma dhe programe qeveritare janë të buxhetuara plotësisht në kuadër të KASH-it”, tha Hoti, shtohet në njoftim.
Gjithashtu theksohet se ministri i Financave bëri të ditur se tek buxhetet komunale, Qeveria e Republikës së Kosovës për herë të parë në këtë vit ka zbatuar një formulë detale të shpërndarjes së grantit për arsim nëpër komuna, që merr parasysh specifikën e secilës komunë sa i përket numrit të nxënësve të komunitetit shumicë dhe komunitetit pakicë, numrit të shkollave, stafit teknik duke ndarë buxhet të veçantë edhe për pushimet e lehonisë edhe për sigurimin shëndetësor, por edhe për rritjen e pagave prej 0.5 % duke u bazuar në përvojën e punës.
Gjithashtu është vendosur që në tri vitet e ardhshme grantin për arsim nëpër komuna të rritet edhe me 10 milionë shtesë krahasuar me vitin që po e lamë pas, pra vitin 2015.
“Korniza Afatmesme e Shpenzimeve e cila u aprovua sot në mbledhjen e Qeverisë në terma të përgjithshme ashtu siç jemi dakorduar edhe me FMN-në në vizitën që kam pasur më herët në Uashington na mundëson që të mbajmë stabilitetin makrofiskal në vend dhe në të njëjtën kohë na mundëson implementimin e projekteve të cilat i përmenda”, citohet të ketë thënë ndër tjerash ministri Hoti.

Punëtorët e sektorit privat s’guxojnë të protestojnë

0

Sindikata e Pavarur e Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë të Kosovës, thotë se gjendja në sektorin privat është e rënd, ndërkohë qeveritarët shpesh japin deklarata që do t’i kishte lakmi edhe Gjermania.

Ata në një komunikatë për media thonë se derisa në shumë vende të botës protestohet por edhe numërohen rezultatet në përmirësimin e gjendjes së kushteve të punëtorëve, në Kosovë nuk do të ndodhë as njëra, e as tjetra.

“E para nga frika e punëdhënësve se nëse punëtorët e kompanive private protestojnë, të nesërmen ndodh largimi i tyre nga puna, kurse e dyta do të kishim pasur dëshirë që bile sadopak të kishim numëruar ndonjë rezultat, sindikata jonë ato nuk po i sheh, derisa qeveritaret po, ata po numërojnë rezultate, bile bile shpesh dalin me deklaratë që do iu kishte lakmi edhe Gjermania. Në këtë periudhë një vjeçare, ne si shoqatë zbuluam shumë çka: kishte raste ku pak kompani respektonin kodin e punës, po kishte edhe raste kur punëtorët trajtoheshin dhe sot trajtohen si skllevër”, thuhet në një komunikatë.

Gjendja e punëtorëve në sektorin privat vetëm sapo degradohet, pronarët me punëtorët e tyre sillën jashtëligjshëm edhe atëherë kur këta janë jashtë orarit të punës.

“Nga 350. 000 të punësuar në Kosovë, afër 200.000 kryejnë obligime në trustin pensionaledhe atë kohë pas kohe, kjo tregon se 150.000 të punësuar në sektorin privat janë jashtë sistemit apo më mirë të themi pa të drejtën e tyre elementare për të nesërmen. Kjo gjendje është shumë alarmantedhe nëçdo moment situate mund të del nga kontrolli, për të mos ardhur deri tek kjo duhet që akterët kryesor të vetëdijesohen dhe të mos e lejojnë që situata të eskaloj dhe ndoshta dikush për qëllime te veta t’i manipuloj këta punëtorëqë me të drejtëkërkojnë zbatimin e atyre ligjeve që Parlamenti i Kosovës i ka aprovuar”, thuhet në komunikatë./Kp/

Muller: Nuk e merituam eliminimin

0

Bayern Munchen u eliminua nga Kupa e Gjermanisë, pasi në finale u mposht pas ekzekutimit të penalltive nga Borussia Dortmund.

Sulmuesi Thomas Muller thotë se Bayerni nuk e ka merituar eliminimin nga Kupa, kurse beson se kjo do të ndikojë pozitivisht në skuadrën nga “Alianz Arena”.

“Në ndeshjen ndaj Dortmundit nuk kemi bërë shumë gabime, por në fund jemi humbës. E kemi merituar të jemi në finale, por kjo do të jetë një leksion i madh për ne për të ardhmen”, tha Muller.

Bayerni e ka siguruar titullin në Bundesliga, kurse në javën që vjen luan në finale të Championsit kundër Barcelonës.

​FSK: Ne e gjetëm trupin e pajetë të Sead Alushit

0

Një ditë pas gjetjes së trupit të të riut nga Mitrovica Sead Alushi në ujërat e lumit Ibër, ministria e FSK-së nëpërmjet një komunikate për media sqaron se trupin e Alushit e kanë gjetur ekipet e shpëtimit të FSK-së.

“Ekipi i Kërkim-Shpëtim në ujëra i Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, pas 19 ditësh të operacionit të kërkimeve në lumin Ibër të Mitrovicës, dje rreth orës 13.00 e gjeti trupin e pajetë të Sead Alushit 17 vjeç, nga fshati Suhadoll i Mitrovicës. Seadi, më 10 prill 2015,tek sa po tentonte ta kalonte lumin Ibër ishte mbytur”, thuhet në komunikatë.

Sipas kësaj komunikate bëhet e ditur se gjatë 19 ditëve të kërkimit, FSK-ja kishte angazhuar çdo ditë, një ekip profesionistësh në ujëra prej 17 deri 40 pjesëtarë(varësisht prej rrethanave)me 4 automjete, dy barka si dhe pajisjet specialistike për kërkim-shpëtim në ujëra.

“Ekipi i specializuar i FSK-së në ujëra, trupin e pajetë të Sead Alushit e ka gjetur në lumin Ibër, në vendin Rudare të Zveçanit, rreth orës 13.00, ndërsa më pastaj është bërë identifikimi i tij, nga ekipi i Mjekësisë Ligjore”, thuhet në njoftim.

Përveq kësaj në këtë komunikatë bëhet e ditur se gjatë kohës së zhvillimit të operacionit,ekipi i kërkim-shpëtimit të FSK-së, ka gjetur në lumin Ibër edhe një trup të pajetë të një qytetari të moshës mbi 60 vjeç, të komunitetit serb.

Ekipi i kërkim–shpëtimit të FSK-së, gjatë tërë kohës së operacionit u përkrah dhe pati një bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in, Policinë e Kosovës, udhëheqjen e komunave, qytetarët dhe strukturat tjera komunale.

MF-ja- Sot pagat për mësimdhënësit me rritjen 0.5% të përvojës së punës

0

Ministria e Financave sot ka bërë lëshimin e pagave për muajin prill për mësimdhënësit dhe stafin administrativ e teknik në arsimin parauniversitar me rritje për përvojën e punës deri në vitin 2015. Pagesa për përvojën e punës paguhet në pagën bazë të muajit mars 2015.
Pagat e mësimdhënësve do të dalin sot në llogaritë e tyre në bankat komerciale.Thuhet në komunikatën e lëshuar nga Minstria e Financave

Vazhdojnë përgatitjet për “Prishtina Parking”

0

Në kuadër të politikave që do të ndërmarrë Komuna e Prishtinës për komunikacionin e qytetit, si prioritet ka organizimin e parkingjeve në kryeqytet, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit në komunikacion.
Ndonëse tash e 4 muaj jemi në pritje të një përgjigjeje nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) lidhur me themelimin e ndërmarrjes “Prishtina Parking”, siç parashihet me ligjet në fuqi, megjithatë përgjigja nga institucionet qendrore për këtë projekt kaq të rëndësishëm për banorët e Prishtinës, vazhdon të vonohet.

Inicimi i themelimit të ndërmarrjes “Prishtina parking” është bërë në shtator të vitit 2014 me vendim unanim të të gjithë këshilltarëve komunal të asamblesë komunale.
Përmes Ndërmarrjes Komunale “Prishtina Parking”, model ky që është treguar i suksesshëm në shumë qendra të rajonit dhe Evropës, do të përmirësohet organizimi dhe rregullimi i sistemit të parkingut në qytetin e Prishtinës duke ofruar shërbime që mbështeten në teknologji bashkëkohore. Me këtë rast, kryeqyteti do të ndahet në tri zona: zona I Qendër, zona II dhe zona III. Në këto zona do të ketë kufizime të ndryshme kohore dhe tarifa të ndryshme për parking, sipas specifikave të tyre.
Komuna e Prishtinës i ka kryer të gjitha obligimet ligjore dhe financiare për themelimin e ndërmarrjes “Prishtina parking” , ndërsa ndonëse kanë kaluar më shumë se katër muaj, Komuna e Prishtinës nuk ka asnjë përgjigje nga Qeveria.

“Prishtina parking” do të mundësojë të hyra të konsiderueshme për buxhetin e Komunës së Prishtinës të cilat do të përdoreshin për krijimin e hapësirave të reja të parkingut, garazhave nëntokësore, parqeve te reja dhe rrjedhimisht do të ndihmonte në masë të madhe zhvillimin ekonomik të qytetit

'O mos na ktheni n'Kosovë'

0

Një demonstrim spontan me rreth 200 pjesëmarrës është mbajtur sot paradite në qytetin gjerman Münster, kundër dëbimit i cili i pret refugjatët kosovarë të strehuar në një qendër azilkërkuesish të këtij qyteti. Protesta ka mobilizuar një numër të madh policësh, shkruan Westfällische Nachrichten.
Një njësit prej 100 policësh i ardhur nga Bochumi ka bërë që nga ora 6 e mëngjesit sigurimin e vendit kur pritej protesta. Por, çdo gjë ka rrjedhur në qetësi dhe pa probleme.

Mobilizimi kaq i madh i policisë ishte bërë nga shkaku se ishte planifikuar që sot, refugjatët do të transportoheshin me autobusë në një qendër tjetër strehimi në NRW dhe prej atje të përgatiteshin për kthim të detyruar në Kosovë.

“Ju lutemi mos na dëboni në Kosovë sepse atje nuk jemi të sigurt. Ne e duam lirinë”, mund të lexohet në njërën ndër transparentet që kanë nxjerrë protestuesit.

Protesta është shpërndarë në qetësi pasi që një zëdhënës i qeverisë së rrethit nga ora 10 i ka siguruar protestuesit se transportimi nuk do të bëhej assesi këtë të mërkure, transmeton albinfo.ch. Por, është paralajmëruar që sërish rreth orës 15 një tubim i quajtur “piknik shkollor”.

Në Münster ishte protestuar edhe të martën për një “procedurë korrekte të azilit”, ndërsa edhe përfaqësuesit e kishave nga ky qytet kishin kritikuar mënyrën se si landi NRW po sillet me refugjatët. /albinfo/

​Tiranë- 'Hajdeni me hi n'pune'

0

Rreth 5 mijë vende të reja pune do të ofrohen në tri ditët e Panairit të Punës, që është çelur sot në Tiranë, dhe që do të vazhdojë deri në datë 1 Maj, Ditën e Punëtorëve. Në këtë panair marrin pjesë mbi 60 kompani.

Ka qenë ministri i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta që kanë çelur sot panairin ndërsa kanë ftuar kryesisht të rinjtë që të vijnë dhe të aplikojnë për vende pune.
Ministri Veliaj, tha se panairi ka rreth 5.000 vende pune në fusha të ndryshme, por ai i paralajmëroi të rinjtë dhe gjithë të tjerët se punët janë modeste, pasi edhe ai vetë nuk e ka pasur punën e tij të parë ministër.

Ai iu drejtua me një apel edhe prindërve të të rinjve shqiptarë, ndërsa iu tha: “Merrni një vendim të drejtë, nëse doni për fëmijët tuaj një diplomë apo zanat, pasi sot për sot zanati e garanton punën”.
“Ne duhet të pranojmë që jemi në një vend, në një situatë në një kohë ku gjendja ekonomike nuk është e lehtë; rrethohemi nga vende që kanë probleme me ekonominë si Greqia dhe Ialia. Ne nuk jemi këtu për t’u mburrur që papunësia në Shqipëri është më e ulët se ajo e fqinjëve tanë, edhe pse është më e ulët. Ne jemi këtu për të garuar me veten tonë, për të garuar me ambicien tonë, po dua të ftoj të gjithë të rinjtë shqiptarë ta përdorin këtë mundësi. Nuk janë 5 mijë vende punë janë 5 mijë mundësi për të ndryshuar jetën. Puna nuk është vetëm rroga por është edhe të qenit pjesë e një ekipi,” tha Veliaj.

Ministri Veliaj u shpreh i lumtur, por edhe i emocionuar, pasi, siç njoftoi, është ky aktiviteti i fundit i tij në publik si ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, për ta mbyllur nesër ditën në Parlament, ku kalon një tjetër iniciativë e rëndësishme, Ligji i dosjeve.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta deklaroi se Qeveria, shteti, shoqëria e kanë prioritet çështjen e punësimit. Kreu i parlamentit vlerësoi zyrat e punës të cilat sipas tij kanë treguar se misioni i tyre po përmbushet me sukses.
“Nxitja e bizneseve motivimi i tyre dhe mbështetja edhe konkrete dhe financiare për të hapur vende të reja pune, absolutisht që është një impenjim i ri i pandodhur më parë në vendin tonë, jo vetëm për arsye të mungesës së burimeve financiare që kanë qenë të limituara, por edhe për shkak të mungesës së një vizioni dhe të bindjes se prioriteti kryesor duhet të jetë punësimi dhe biznesi duhet të motivohet akoma më tej për të shtuar vende të reja pune,” tha Meta.

Por, vetë të rinjtë, studentë apo edhe të diplomuar të papunë duket se nuk kanë shumë besim te Panairi. Ata thonë se kanë ardhur ta vizitojnë më shumë për kuriozitet, sesa që janë të bindur për të gjetur një punë.

Si evitohen aknet(puçrrat në fytyrë)

0

Shumë dermatologë thonë se aknet në fytyrë i shkaktojnë  shume faktorë, ku pjesa me e madhe e të cilëve janë të pranishem në rutinen tonë të përditshme.Rekomandohen ca këshilla mjekësore për mirëmbajtjen e fytyrës gjë që ndihmojnë edhe largimin e akneve nga fytyra.

Një nga gjërat e para qe duhet te kontrolloni nese keni probleme me fytyren, jane medikamentet tuaja. Dermtologët thonë se steroidet qe gjenden ne ilacet tuaja janë një nga armiqtë kryesorë, pavaresisht nese merren nga brenda organizmit apo aplikohen ne nje zonë te caktuar.Thuhet se përdorimi i kontraceptive oral jane shkaku me i zakonshem i akneve

Tualeti i përditshëm nëse aplikohet rregullisht duhet kushtuar rëndësi të vecantë në preparatet kozmetikale. Furcat e makeup-it në mënyrë të vazhdueshme mbledhin grimin e mbetur duke grumbulluar kështu edhe bakteret të cilat mund të shkaktojnë aknet të quajtura Folikulite,sugjerohet njëherë në javë  ti pastroni furcat e makeup-it në mënyrë që të mos shfaqin rrezik për lëkuren tuaj.

Veglat e stërvitjes-Nuk është  procesi i stervitjes që ndikon në shfaqjen e njollave të bezdisshme. Gjithashtu edhe procesi i stervitjes apo i zhveshjes,që vazhdimisht prekin zona të caktuara të lekures, mund të shkaktojne akne të ferkimit. Ferkimi i vazhdueshem ju bënë të djersiteni, irritohet lekura dhe me shuma mundësi do të zhvillohen pucrra të vogla e të kuqe.