Punëtorët e sektorit privat s’guxojnë të protestojnë

TË FUNDIT

Sindikata e Pavarur e Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë të Kosovës, thotë se gjendja në sektorin privat është e rënd, ndërkohë qeveritarët shpesh japin deklarata që do t’i kishte lakmi edhe Gjermania.

Ata në një komunikatë për media thonë se derisa në shumë vende të botës protestohet por edhe numërohen rezultatet në përmirësimin e gjendjes së kushteve të punëtorëve, në Kosovë nuk do të ndodhë as njëra, e as tjetra.

“E para nga frika e punëdhënësve se nëse punëtorët e kompanive private protestojnë, të nesërmen ndodh largimi i tyre nga puna, kurse e dyta do të kishim pasur dëshirë që bile sadopak të kishim numëruar ndonjë rezultat, sindikata jonë ato nuk po i sheh, derisa qeveritaret po, ata po numërojnë rezultate, bile bile shpesh dalin me deklaratë që do iu kishte lakmi edhe Gjermania. Në këtë periudhë një vjeçare, ne si shoqatë zbuluam shumë çka: kishte raste ku pak kompani respektonin kodin e punës, po kishte edhe raste kur punëtorët trajtoheshin dhe sot trajtohen si skllevër”, thuhet në një komunikatë.

Gjendja e punëtorëve në sektorin privat vetëm sapo degradohet, pronarët me punëtorët e tyre sillën jashtëligjshëm edhe atëherë kur këta janë jashtë orarit të punës.

“Nga 350. 000 të punësuar në Kosovë, afër 200.000 kryejnë obligime në trustin pensionaledhe atë kohë pas kohe, kjo tregon se 150.000 të punësuar në sektorin privat janë jashtë sistemit apo më mirë të themi pa të drejtën e tyre elementare për të nesërmen. Kjo gjendje është shumë alarmantedhe nëçdo moment situate mund të del nga kontrolli, për të mos ardhur deri tek kjo duhet që akterët kryesor të vetëdijesohen dhe të mos e lejojnë që situata të eskaloj dhe ndoshta dikush për qëllime te veta t’i manipuloj këta punëtorëqë me të drejtëkërkojnë zbatimin e atyre ligjeve që Parlamenti i Kosovës i ka aprovuar”, thuhet në komunikatë./Kp/