Si të humbisni peshë pa u lodhur!

TË FUNDIT

Profesori i Cornell Brian Ënsink, autor i “Mindless Eating”, thotë që një njeri merr mesatarisht 200 vendime në ditë për ushqimin. Me kaq shumë presion, nuk mund të presësh të jesh i ndërgjegjshëm për të gjitha zgjedhjet. Në një studim, ai gjeti që njerëzit që  kanë enë me frutat në banakun e kuzhinës peshojnë pesë kilogramë më pak sesa ata që nuk kanë, siç ka raportuar Fast Company. Që të jemi të ndershëm, të gjithë në një çast gjatë ditës duam të hamë jashtë vakteve. Nëse ke para syve fruta, do ushqehesh më mirë shumicën e kohës.

Ha bajame dhe pi ujë

Bajamet dhe uji mund të ndihmojnë në planin për të humbur peshë. Një studim tregon se sa më shumë bajame çdo ditë, mund të ulin oreksin dhe të bëjnë edhe gjëra të tjera të mira. Ha gati një grusht bajamesh në ditë, me lëkurë sepse ato janë të pasura me antioksidantë.

Ndërsa uji të ndihmon të ndihesh i ngopur dhe të ndalon të hash më shumë seç ke nevojë.

Fli aq sa ke nevojë

Nuk është normale që diçka kaq thelbësore për ne, si gjumi, të jetë i pamjaftueshëm. Përveçse redukton stresin dhe ndikon shëndetin, orët dhe cilësia e gjumit ndikojnë sinjalet e urisë në tru. Sasia e duhur e gjumit është vërtetuar që përmirëson përpjekjet për të humbur peshë.

Rri me miq të mirë

Ka një studim që flet për feedback-un pozitiv. Sipas tij, gratë që dëgjojnë fjalë inkurajuese për masat e tyre i ruajnë ato ose humbasin peshë, ndërsa gratë që miqtë u thonë që janë të shëndosha, fitojnë edhe më shumë peshë, 4 deri në 5 kilogramë mesatarisht.

Ne jemi qenie sociale, ajo që mendojnë të tjerët, ka rëndësi. Nëse ti shpenzon kohë me miqtë, familjen ose kolegët që të kritikojnë për peshën, studimi shpjegon që do e marrësh atë negativitet brenda trupit. Në vend të kësaj, kërko njerëz që të pranojnë siç je dhe e thonë këtë.