Programi televiziv suedez “Inför Eurovision” (Para Eurovizionit) i cili ka një traditë shumë vjeçare dhe transmetohet nga Radio Televizioni Publik Suedez SVT 1, ka mbledhur një panel ekspertësh muzikorë i cili përbëhet nga këngëtarët Kristin Amparo, Christer Björkman, Eric Saade, Sarah Dawn Finer dhe Tess Merkel vlerësuan gjithë këngët pjesmarrëse në gjysëmfinalen e parë të Eurovision Song Contest 2015(transmeton Kultplus)
Pas vlerësimit që bënë për gjithë këngët, ishte zëri dhe kënga e Elhaida Danit ajo e cila arriti të marrë më tepër pikë dhe së bashku me këngën e Estonisë u renditën në krye të tabelës.
Christer Björkman i cili është edhe kryetar i delegacionit suedez tha: Ajo është vërtet shumë e mirë dhe kënga vjen afër fundit të mbrëmjes, pas disa këngëve të mërzitshme. Shqipëria ka një festival me tradita, që fokusohet në vokalet e forta dhe fituesi shkon në Eurovizion, prandaj ata kanë gjithmonë vokalistë të mirë. Shkon patjetër në finale.
Sarah Dawn Finer tha se: Ndoshta duhet të merrnim shembull nga ta.
Fjalë të bukura thanë edhe Tess Merkel e grupit Alcazar e cila u fokusua te zëri i mrekullueshëm i Elhaida Danit, duke e cilësuar si një zë shumë të bukur dhe me një këngë e cila përcjell mesazh dashurie që i pëlqen jashtëmase.
