Ndonëse dje është gjetur një trup i pajetë në Lumin Ibër, rezulton se ai nuk është trupi i të riut të zhdukur që më së dy javë, Sead Alushi, i cili po dyshohet se ka rënë në lumin Ibër. Trupi i gjetur dje sipas Policisë dyshohet, të jetë i një personi që dyshohet të këtë bërë vetëvrasje tre muaj më parë.
Kurse sa i përket të riut të zhdukur që dy javë, Hoti ka thënë se tri barka dhe zhytësit janë vazhdimisht në ujë duke u munduar ta gjejnë trupin e Sead Alushit, por ende pa rezultate.“Ende nuk ka ndonjë rezultat sa i përket trupit të Sead Alushit. Gjurmimet janë duke vazhduar që nga zhdukja e tij. Dy trupa të tjerë janë gjetur por asnjë e re lidhur me Seadin”, ka thënë Hoti./21MEDIA
