'10 ditë në ISIS'

TË FUNDIT

Publicist gjerman, Jyrgen Todenhofer, ka rrëfyer për përvojën e tij që ka pasur me pjesëtarët e Shtetit Islamik, në radhët e së cilëve i kaloi dhjetë ditë. Ai theksoi se Shteti Islamik është ushtria më e rrezikshme terroriste në historinë më të re.

Shteti Islamik është ushtria më e rrezikshme terroriste që ka parë historia më e re dhe është një fenomen i ngjashëm me kancerin, thotë publicisti gjerman, Jyrgen Todenhofer.
Todenhofer, i cili kaloi 10 ditë në mesin e pjesëtarëve të Shtetit Islamik dhe shkroi një libër për këtë organizatë, thotë se ky lloj terrorizmi është krijesë e bashkësisë ndërkombëtare, nëpërmjet luftërave të saj kundër terrorizmit.
Në një intervistë për mediet gjermane, Todenhofer tha se Shteti Islamik nuk ka lidhje me islamin dhe ju bëri apel të rinjve në Perëndim dhe anembanë botës që mos t’i bashkohen kësaj organizate.
Ai më tutje shtoi se në thelb kjo organizatë nuk është Shtet Islamik, por Shtet Anti-Islamik.
Todenhofer më tutje rrëfeu se ka qenë në një qendër të rekrutimit të kësaj organizate në Irak, ku për çdo ditë kanë arritur mbi 50 njerëz, për të cilët tha se ishin njerëz mjaft inteligjentë.
Publicisti gjerman më tutje qartësoi se Shteti Islamik është si kanceri, i cili nuk mund të mposhtet me luftë, por mund të mposhtët vetëm nëse në jetën politike të Irakut integrohen sunitët, të cilët përbëjnë rreth 35 për qind të popullatës në vend./21 Media/