Tërmeti në Nepal, numri i të vdekurve rritet në 3.815 persona

TË FUNDIT

Autoritetet e policisë pohojnë se numri i të vdekurve nga tërmeti u rrit në 3.815, dhe se janë plagosur më shumë se 7 mijë të tjerë

KATMANDU (AA) – Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.8 i shkallës rihter në Nepal rritet në 3.815, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet e policisë pohojnë se numri i të vdekurve nga tërmeti u rrit në 3.815, dhe se janë plagosur më shumë se 7 mijë të tjerë.

Rameshwor Dangal, zyrtar i Ministrisë së Brendshme të Nepalit theksoi se operacionet e kërkim- shpëtimit janë në vazhdim dhe se një numër i madh personash janë shpëtuar me helikopter nga rajonet e tërmetit.

Anu Gautham, koordinator i ujit, higjienës dhe pastërtisë të Fondit Ndërkombëtar të Emergjencës për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) për Katmandunë ka theksuar se në Luginën e Katmandusë në një kohë kur uji është i nevojshëm edhe në kohët normale sa vjen e shtohet nevoja për ujë të pastër në këtë rajon.

Gautham, i cili thekson se personat e prekur nga tërmeti qëndrojnë nëpër rrugë ose nëpër kampe, ka theksuar gjithashtu se në rast të zgjatjes së kohës së qëndrimit nëpër kampe, do të jenë të pa-shmangshme sëmundjet epidemike si diarre, dhe kolera.

Tërmeti 7,8 ballë i shkallës rihter që goditi ditën e shtunë Nepalin, konsiderohet të jetë më shkatërruesi që pas atij të vitit 1934, i cili ishte i shkallës 8.1 dhe ku kanë humbur jetën më shumë se 10 mijë persona.