Sot, rreth orës 10: 30, në vendin e quajtur Soçanicë në lumin Ibër të komunës së Mitrovicës, një peshkatar ka njoftuar policinë se ka parë një trup të pajetë në këtë lumë. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë dal atje dhe janë duke bërë përpjekje që ta nxjerrin trupin nga lumi. Tash për tash nuk dihet për identitetin dhe për gjininë e trupit të pajetë.
“Njësitë e hetimit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ashtu sikurse edhe njësiti i forenzikës dhe mjekësisë ligjore, të cilat do ta dërgojnë trupin për obduksion, për ta vërtetuar identitetin e personit”, tha shefi i operativës i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut Zheljko Bojiq. / 21MEDIA
