“Zhdukja masive e njerëzve na ka përcjellë me gjeneratë pas gjenerate në Kosovës dhe lutemi që kurrë mos të ketë luftë më…Na duhet përkrahje nga ju deputet të gëzuar, që jo vetëm të flitni për politikë por, të bëni presion të ndërkombëtarët në mënyrë që Serbia të tregojë për fatin e të dashurve tonë”, ka thënë përfaqësuesi i familjarëve të pagjetur, Bajram Qerkinaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës për të shënuar 27 Prillin-Ditën e Personave të Pagjetur.
Qerkinaj, në emër të familjeve të të pagjeturve ka drejtuar disa kërkesa për institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare.“Kërkojmë përshpejtimin e gjetjen e të pagjeturve, të veprojnë mekanizmat e drejtësisë dhe kryerësit e krimit serb të dalin para drejtësisë, në dialog të përfshihet çështja e të pagjeturve, përmirësimi e amendamenteve për personat e pagjetur, të përmbushet premtimi me shkrim për ngritjen e Memorialit për të zhdukur, komisioni qeveritar për persona të pagjetur të fuqizohet”, ka thënë ai.
Përfaqësuesi i familjarëve të pagjetur shtoi se liria për familjet e të personave të pagjetur nuk është kuptimplotë sepse ata vazhdojnë të jetojnë me dhimbje e pritje, dhe kjo duhet të jetë udhërrëfyes për të gjithë drejtuesit e institucioneve tona./ 21 MEDIA
