Ngritet memorial për të pagjeturit

TË FUNDIT

Sot është ngritur Memoriali për nder të të pagjeturve të Kosovës në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Ky memorial u  zbulua nga kryeministri Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli si dhe familjarët e të pagjeturve.

Sipas kryeministrit Mustafa, Qeveria është e përkushtuar që të punojë në çështjen që të gjithë të pagjeturit të kthehen në vendlindjen e tyre, ndërsa ata që kanë marrë pjesë në masakra të marrin përgjegjësinë dhe të dalin para drejtësisë tha ai.

Gjithashtu kryeministri i vendit premtojë se kjo çështje do të diskutohet edhe në Bruksel ku do t’i bëhet presion kthimin e të gjithë trupave që konsiderohen të pagjetur.

Në anën tjetër kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se duke e ngritur këtë përmendore përçohet një mesazh për të gjithë ata që ende mbajnë trupat e të pagjeturve që të kthehen tek familjarët e tyre.

Kjo përmendore u ngrit për hir të ditë së pagjeturve, përderisa “Java e Pagjeturve” ka filluar shtatë ditë më parë./21MEDIA