Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, e ka mohuar që kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, t’i ketë lajmëruar institucionet e Kosovës në mënyrë zyrtare për incidentin në Gushincë.
Abrashi ka thënë për Indeksonline se jozyrtarisht, gjatë drekës me rastin e konferencës ‘Western Balkans 6′ në Bruksel, Gruevski e kishte njoftuar kryeministrin Mustafa për një zhvillim në Maqedoni, mirëpo jo informatë zyrtare.
“Pas kësaj nuk kemi pranuar asnjë informate zyrtare”, ka thënë Abrashi. “As Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk ka marr ndonjë informatë nga ministria përkatëse e Maqedonisë. Policia e Kosovës ka komunikuar rreth zhvillimeve, dhe Qeveria e Kosovës qëndron pranë këtyre komunikimeve”.
