Një person ka humbur jetën në fshatin Novolan të Vushtrrisë derisa ishte duke punuar në një shtyllë të energjisë elektrike.
Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se bëhet fjalë për një person të moshës 28 vjeçe.
“Një person është sjellë në Qendrën Mjekësore Emergjente në Vushtrrisë, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi i sjellë është pa shenja jete. Policia këtë rast është duke e trajtuar si vdekje të dyshimtë”, thotë Zahiti.
Veriu.info mëson se viktima është F. Isa nga fshati Novolan, derisa ngjarja me pasoja fatale ka ndodhur rreth orës 18:00.
