Filarmonia e Kosovës, koncert me pianiste të njohura

TË FUNDIT

Filarmonia e Kosovës do të mbajë nesër një koncert në Prishtinë, ku do të luhen tri vepra të drejtuara nga dirigjenti vietnamez Le Fi Fi. Ndërkohë, mysafiret pianiste janë Florita Dërguti dhe Nadejda Vlaeva.

Kështu bëri të ditur drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari në një konferencë për media, ku tha se për herë të parë janë tri pjesë që do të luhen për publikun kosovar.

“Fillimisht do të kemi një koncert për piano dhe orkestrën adur të Mocartit që do ta luajë Florida, më pas kemi koncertin për piano, po ashtu në adur të kompozitorit Franz Liszt, dhe soliste e kemi Nadejda Vlaeva dhe në fund orkestra simfonike do të prezantohet me një vepër orkestrale të kompozitorit Rachmaininoff, bëhet fjalë për vallet simfonike”, ka thënë ai.

Edhe mysafirët falënderuan organizatorët duke thënë se do të jetë koncert i veçantë, pasi që drejtohet nga kompozitori me famë botërore.

Pianistet e reja dhe mjaft të suksesshme janë Florita Dërguti, kosovare që jeton dhe vepron në Gjermani, kurse, Nadejda Vlaeva jeton dhe vepron në SHBA.

Koncerti vjen si rrjedhojë e bashkëpunimin tradicional të Filarmonisë me Chopin Piano Fest.